web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I preferuari miliarder i Elisabeta Imerajt/ Çfarë ndodhi me hetimet ndaj Sokol Hysenajt?

6 Shkurt 2019, 10:50, Aktualitet CNA

Gjyqtarët dhe prokurorët funksionojnë si koorporata biznesi.

Sipas deklaratave të pasurisë në ILDKPKI, pjesa më e madhe e tyre gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme vjetore në raport me pagat dhe shpërblimet e tyre.

E çuditshme është se pagat thuajse janë për të gjithë njësoj, por disa prej tyre, janë shndërruar brenda ?natës? në miliarderë.

Një nga këta është edhe prokurori i Tiranës, Sokol Hysenaj, i cili duket se është një ndër të preferuarit e drejtueses së komanduar të Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Së fundmi, Imeraj e ka emëruar Hysenaj drejtues seksioni për krimin e organizuar dhe komisariatet 1 dhe 4.

Kolë Hysenaj, siç e thërrasin në Prokurori dhe që lakohet edhe si prokurori i skandaleve, rezulton miliarder.

Vettingu edhe kështu copë-copë dhe i politizuar siç është, do të ketë shumë punë me Hysenajn. Por nuk përbën çudi, nëse do të mbyllen sytë dhe Hysenaj, të mbetet ende pjesë e sistemit të drejtësisë.

Prokurori Sokol Hysenaj,  është paditur nga familja e Denis Alimadhit, 11-vjeçari që para disa vitesh ndërroi jetë gjatë një operacioni estetik në Spitalin Francez në Tiranë.

Më 7 nëntor 2012, Hysenaj është kallëzuar penalisht, për shkelje të rënda procedurale në dosje, me paramendim për të pushuar çështjen.

Nuk dihet se çfarë ndodhi me këtë çështje, por sot miliarderi Hysenaj mban një pozitë kyçe në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas të dhënave të Open Spending Albania. Hysenaj, rezulton pronar me 100% i një apartament banimi me sipërfaqe 98 m2 dhe i një garazhi, 1 990 000 lekë, blerë me të ardhura familjare dhe hua marrë të afërmve, përkatësisht 1 600 000 lekë.

Në vitin 2008 ai deklaron shtesë pasurie duke blerë tokë me sipërfaqe 1000 m2 në Mullet, Tiranë, 390 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2010 deklaron shtesë pasurie për shkak të shkëmbimit të apartamentit të banimi me sipërfaqe 98 m2 me një apartament banimi me sipërfaqe 120 m2, në të njëjtin godinë, dhe regjistruar në ZVRRP Tiranë më 28.09.2010.

Në vitin 2011 shtohet pasuria pasi ka Blerë tokë me sipërfaqe 2000 m2 në Bërxull, Tiranë, 11 270 000 lekë.

Në vitin 2011 ka përfunduar ndërtimi i një shtëpie një katërshe me sipërfaqe 270 m2 në Petrelë, me leje ndërtimi në vitin 2008 dhe e paregjistruar në ZRPP Tiranë.

Në vitin 2012 deklaron pakësim pasurie të patundshme për shkak të shitjes së tokës me sipërfaqe 1000 m2 dhe shtëpisë së ndërtuar në të me sipërfaqe 270 m2 në Petrelë, vlera 14 170 000 lekë.

Kolë Hysenaj, gjatë vitit 2016, ka blerë dy pasuri të paluajtshme në Korçë. Ai ka blerë truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 316 m2, me vlerë 100 mijë euro si dhe një tjetër truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 50 m2, në Korçë, me vlerë 25 mijë.

Prokurori referon si burim të ardhurash kursime nga paga, të ardhura nga biznesi në vite, shit-blerje të deklaruara në vite dhe kursime të depozituara në bankë.

Referuar deklaratave të mëparshme të pasurisë, nga viti 2003 dhe në vijim, prokurori Hysenaj rezulton se ka në pronësi një apartament banimi me sipërfaqe 98 m2 dhe i një garazh, blerë, sipas tij, me të ardhura familjare dhe hua marrë të afërmve.

Blerë më 14.07.2008 veturë, 500 000 lekë.

Shitur më 19.07.2010 veturë, 22 000 euro.

Shitur më 01.07.2013 veturë 1 410 000 lekë.

Blerë në vitin 2014 veturë, 14 000 euro.

Shitur në vitin 2014 veturë, 8500 euro.

Blerë më 05.02.2014 veturë, 7 000 euro.

Shitur më 26.11.2015 veturë, 15 000 euro.

Blerë më 12.02.2015 veturë, 15 000 euro.

Blerë më 27.10.2015 veturë, 3 855 euro

Më poshtë po sjellim deklarimin e pasurisë ndër vite.

Deklarata e vitit 2004

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 772 608 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 600 000 lekë.

Deklarata e vitit 2005

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 764 024 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime pranë Fufarma SHA, 660 000 lekë.

Deklarata e vitit 2006

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 827 990 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 325 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 900 000 lekë për hua marrë vëllait të bashkëshortes për blerjen e ap. banimit.

Detyrime të paguara në vlerën -200 000 lekë për hua marrë vëllait të bashkëshortes për blerjen e ap. banimit.

Deklarata e vitit 2007

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 827 990 lekë

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti ?Bar-kafe?, 2 400 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -900 000 lekë për hua marrë vëllait të bashkëshortes për blerjen e ap. banimit.

Deklarata e vitit 2008

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 971 883 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti ?Bar-kafe?, 3 600 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 583 813 lekë.

Blerë më 07.04.2008 tokë me sip. 1000 m2 në Mullet, Tiranë, 390 000 lekë.

Blerë më 14.07.2008 veturë, 500 000 lekë

Deklarata e vitit 2009

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 994 277 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti ?Bar-kafe?, 1 800 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, pranë INSIG 614 235 lekë.

Gjendje llogari bankare, 1 800 000 lekë.

Deklarata e vitit 2010

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 726 061 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti ?Bar-kafe?, 1 300 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 581 620 lekë.

Shitur më 19.07.2010 veturë, 22 000 euro.

Shkëmbyer më 27.09.2010 ap. banimi me sip. 98 m2 me një ap. banimi me sip. 120 m2, në të njëjtin pallat, dhe regjistruar në ZVRRP Tiranë më 28.09.2010.

Gjendje llogarisë bankare, 50 euro.

Deklarata e vitit 2011

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 188 677 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti ?Bar-kafe?, 1 000 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 601 983 lekë.

Blerë më 16.09.2011 tokë me sip. 2000 m2 në Bërxull, Tiranë, 11 270 000 lekë.

Përfunduar ndërtimi i një shtëpie një katëshe me sip. 270 m2 në Petrelë, e paregjistruar në ZRPP Tiranë.

Detyrime të papaguara në vlerën 4 953 976 lekë për kredi bankare me principal 5 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -46 024 lekë për kredi bankare me principal 5 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Deklarata e vitit 2012

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 056 658 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti ?Bar-kafe?, 1 300 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 121 179 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 4 794 500 lekë për kredi bankare me principal 5 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Shitur më 26.01.2012 tokë me sip. 1000 m2 dhe shtëpi e ndërtuar në të me sip. 70 m2 në Petrelë, 14 170 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -641 655 lekë për kredi bankare me principal 5 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Deklarata e vitit 2013

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 058 816 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti ?Bar-kafe?, 1 300 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 090 184 lekë.

Shitur më 01.07.2013 veturë 1 410 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 4 607 160 lekë për kredi bankare me principal 5 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -617 387 lekë për kredi bankare me principal 5 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet

Deklarata e vitit 2014

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 309 988 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti ?Bar-kafe?, 1 600 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 560 534 lekë.

Shitur në vitin 2014 veturë, 8500 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 4 376 677 lekë për kredi bankare me principal 5 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Blerë në vitin 2014 veturë, 14 000 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -566 958 lekë për kredi bankare me principal 5 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Deklarata e vitit 2015

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 284 453 lekë. Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti ?Bar-kafe?, 2 600 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 435 200 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 4 098 979 lekë për kredi bankare me principal 5 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Blerë më 05.02.2014 veturë, 7 000 euro.

Shitur më 26.11.2015 veturë, 15 000 euro.

Blerë më 12.02.2015 veturë, 15 000 euro.

Blerë më 27.10.2015 veturë, 3 855 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -2 776 978 lekë për kredi bankare me principal 5 000 000 lekë dhe afat shlyerje 15 vjet.

Deklarata e vitit 2016

Pasuria e paluajtshme, truall dhe ndërtesë me sipërfaqes 316 metër katror në Korçë me vlerë 100 000 euro.

Burimi:Kursime nga pagat, të ardhura nga biznesi në vite.

Pasuri e paluajtshme, truall dhe ndërtesë me sipërfaqes 50.90 metër katror në Korçë, në vlerë 25 000 euro.

Ka shitur një autovetirë në vlerën 5 000 euro.

Shkëmbim automjeti: një autoveturë tip Smart është shkëmbyer me një automjet tip Benz, i blerë në vitin 2015.

Paga si prokuror në shumën 4 179 130 lekë.

Aktivitet, Bar-Kafe ?Loreto? më rrugën Mine Peza, në emrin e Dalina Hysenajt. Vlera 312. 561 lekë.

Nga të ardhurat dhe shpenzimet e kryera përgjatë vitit 2016, ka kursyer 10 000 euro.

Paga e bashkëshortes pranë Byrosë së Sigurimeve në shumën 1 587 062 lekë.





Lajmet e fundit nga