“Shumë interesant ky debati”/ Ish-ministri i Ramës ironizon Cakajn
Ish-ministri i Drjetësisë në qeverinë “Rama 1” , Ylli Manjan...
Nga Arian Galdini
Shantazhistë, gjobaxhinj, etj, ishin pak a shumë cilësorët që Eni Vasili përdorte për kolegët dhe konkurentët e saj të mbrëmjeve televizive shqiptare, 1 vit më parë, ndërsa niste aventurën e saj të re në TCH me Open.
Ma tërhoqi vëmendjen asokohe ai shpërthim pothuajse interesant, jo për çka shkruante Eni, por për gjetjen e saj për ti bërë marketing produktit të saj televiziv që prej kësaj të enjteje do të jetë në vitrinën e All Stars, siç e quan Fred Peza.
Fakti që po ndërhyj me këtë ftesë për debat nuk buron as nga fakti se unë jam aktivist politik e as nga ndonjë dëshirë a prapamendim për të futur hundët aty ku ka lajm.
Aspak.
Raporti im me politikën ka qenë ngahera raport jopushteti.
Kurrë nuk kam pasur asnjë ditë paqeje a bashkëpunimi me njerëz në fuqi.
Për 28 vite kam qenë gjithëherë njeriu i politikës në liri, dinjitet e integritet të plotë.
Kam qenë në bashkëudhëtime me parti a politikanë por veç në korsinë time, e kurrë në ditët e tyre në pushtet.
Edhe raportin me lajmin e kam tejet sqimatar e konservativ.
Në asnjë rast nuk kam synuar të bëhem a bëj lajm me kotësi a prej të tjerëve.
Jam bërë ose kam bërë lajm vetëm bazuar në nisma, ide e veprimtari që kam zhvilluar vetë.
E qëruar kjo, dua të kthjelloj se në këtë ftesë për debat po ndërhyj si qytetar i shqetësuar për nivelet dhe treguesit e demokracisë dhe lirisë në vendin tonë.
1. Pyes Eni Vasilin, Blendi Fevziun, Dritan Hilën, Sokol Ballën dhe All Stars, a nuk ju bën përshtypje se vendi i dytë më i varfër në Europë ka numrin më të madh të mediave televizive, të shtypit dhe online?
E jo vetëm që numri i tyre është befasues, por edhe teknologjia dhe paratë e investuara në to janë mbresëlënëse.
Hidhni një sy në Greqi, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Kroaci, etj, etj, e nuk do të gjeni kaq shumë media dhe kaq shumë investime marramendëse për teknologjinë e tyre.
Numri çmendurisht i lartë i mediave dhe investimi marramendës që bëhet në to e për to është paradoksi më i epërm kur mendon se jemi një vend kaq i vogël me vetëm 2.8 milion banorë.
E vërteta e hidhur që duhet tia themi ballazi Enit, Blendit, Sokolit, Ylli Rakipit, Artur Zhejit dhe All Stars, është se Shqipëria nuk ka dalë dot nga ngërçi dhe kalbtësia e propagandës totale, ku emisionet e këtyre syreshëve janë si Diamantët e Kurorës.
Propaganda pa trushplarje dhe intepretim, vdes.
Emisionet e mbremjeve çdo ditë të javë në të gjitha TV janë kthyer në serviset konkurente të trushplarjes dhe interpretimit.
Njëlloj si dikur në kohën e Diktaturës Komuniste kishim vetëm agjipropin e PPSH, sot kemi agjipropet e pluralizmit të partive e grupeve finaciare që kanë shumëfishuar modelin e PPSH.
Nuk kemi pluralizëm real, me parti e modele që konkurojnë me ide, liri, vizion, projekte, alternativa.
Kemi pluralizëm teknik, sepse gara bëhet mes partive e grupeve të ndryshme që bartin të njëjtin model.
Kjo ka sjellë këtë trallisje me kaq shumë para e teknologji në këtë det mediash që bëjnë agjipropin e partive tona.
2.8 milion shqiptarë janë çdo ditë nën elektroshokun e agjipropit total.
Politikë, politikë dhe vetëm politikë.
Paradoksi bëhet shfazues kur ti e di se vendi është i zhytur në skamje, varfëri, mjerim, papunësi, pashpresësi ndërkohë që politikanët tejkalojnë çdo fantazi showbizi hollywoodiane me pasuritë e tyre përallore dhe jetën ditore prej fashionistash nga Beverley Hills.
Pra e thënë açik, politikanët tanë pasurohen duke na sunduar e plaçkitur neve, ndërsa mediat lulëzojnë me paratë e plaçkës që bëhet mbi vendin e qytetarët, gjë që i kthen gazetarët dhe analistët jo në gjobaxhinj e shantazhistë siç i quante Eni para 1 viti, por në simbioza natyrale në këtë ‘lojë grykësie dhe imoraliteti’ pa kufij.
Arsyeja pse kemi kaq shumë media e kaq shumë para për mediat, gazetarët, analistët është pikërisht nevoja simbiotike e sistemit politik plaçkitës për agjiprop total.
Liria e çartur me një det mediash e pafundësi informacioni dhe interpretimesh prej analistësh majmërisht të paguar quhet në ditët e sotme si ‘Tirania e transparencës’ dhe është po aq vrastare e lirisë, sa edhe çensura e ndalesa e plotë e lirisë së shprehjes.
2. A nuk ju bën përshtypje se ne kemi më shumë analistë dhe moderatorë emisionesh televizive për banorë, sesa mësues, mjekë, agronomë e veterinerë?
Shërbimi i agjipropit total fillon në mëngjes e nuk mbaron e as pushon për asnjë çast deri në mëngjesin tjetër, e kështu pandalshmërisht…
Shqiptarët mund të mos kenë shërbime mjekësore, mund të mos kenë as mësues, ama pa lajme e analistë nuk mund të lihen…
3. A nuk ju bën përshtypje se pronarët e mediave tona kryesore janë kreditorë të këqinj në Banka e tek Politika?
A nuk ju bën përshtypje që gazetarëve, analistëve dhe moderatorëve të TV-ve shqiptare ju dridhen leqet e këmbëve kur ju vjen pronari, kur ju telefonon pronari, kur ju sms pronari e ju tregon kë të duanni, e kë të mos duan?
A nuk ju bën përshtypje se pasurimi dhe fuqia e pronarëve të mediave tona është bërë njësh me plaçkitjen dhe pushtetin e politikanëve tanë?
Nuk është shantazhist e as gjobaxhi askush që punon për pronarë klientelistë.
Është simbiozë dhe kaq.
Secili bën të vetën natyrale brenda makinerisë dhe sistemit të së keqes.
4. Nuk ka njeri që nuk e di se nuk ekziston në Shqipëri ai emision, televizion, gazetë, gazetar, moderator e analist që nuk komandohet, përpunohet, orientohet apo mer leje nga 3 apo 4 Kujdestarë për Mediat të Kryetarëve të partive.
Të gjithë e dimë se gazetarët, analistët dhe moderatorët e mediave tona punojnë veç me listëporosi nga Kujdestarët Mediatikë të Kryetarëve të Partive, nga pronarët e mediave, nga klientët e tyre, nga tarafet, miqësitë e tavolinat e tyre të bankës së qokave.
Asnjë, absolutisht asnjë gazetar, analist apo moderator i mediave shqiptare nuk ka liri.
I kanë mbytur mediat me vetëm 50 njerëz që i shëtisin dhe i shkëmbejnë gjithë ditën e çdo natë nga njëra studio në tjetrën.
E këta nuk e kuptojnë se janë bërë paradoksalë e të papërtypshëm?
Jemi vendi me rekord global, me numrin më të madh të mediave dhe emisioneve e moderatorëve dhe çuditërisht me numrin më të vogël të njerëzve që promovohen e shfaqen në to.
Vetëm 50 njerëz me listëporosi sheh në çdo ekran.
Edhe fytyrat e reja që prodhohen i marin me listëporosi nga klientelat politike, financiare apo universitare.
Mediat tona nuk e lejojnë lirinë të veprojë.
Për mediat Tona, Khulna, Bangladesh çka ndodh pa lejen e politikanëve plaçkitës, pa lejen e pronarëve të tyre dhe pa lejen e klientelave të tyre, nuk ekziston, është asgjë.
Andaj mos i besoni kur zihen, grinden r shajnë kot njëri tjetrin sepse janë pjesë e pandashme e simbiozës në këtë sistem të fëlliqur të politkës plaçkitëse dhe agjipropit total.
Dhe e fundit.
5. A nuk ju bën përshtypje e a nuk e ndjeni si kriminale këtë risi të politikës dhe agjipropit total që flet vetëm me gojën, fytyrën, fjalët dhe gërmat e gazetarëve e analistëve për gjithçka?
E keni mbytur këtë shoqëri me analistë e analiza që vetëm interpetojnë për llogari të Kryetarêve të Partive, pronarëve e pagesave të majme.
Qytetarët nuk votojnë analistë.
Qytetarët votojnë politikanë.
Qytetarët nuk ua paguajnë rrogat me taksat e tyre analistëve, por politikanëve dhe funksionarëve publikë.
Pse kaq pak politikanë të zgjedhur e kaq pak funksionarë publikë të ftuar në studiot tona televizive?
Qytetarët meritojnë tu jepet llogari, jo tu bëhen analiza dhe interpretime.
Politikanët dhe funksionarët publikë e kanë për detyrim të japin llogari.
Nuk mund të lejojmë që të na e vrasin lirinë dhe të drejtën e llogaridhënies duke na marë frymën me analistë e analiza.
Një shoqëri pa llogaridhënie është një shoqëri e vrarë.
Një shoqëri e mbytur nga analizat dhe interpretimet është një shoqëri e palirë.
Kryetarët e partive e kanë të lehtë të rrethohen me kaqola, kur nuk u duhet më të nxjerrin politikanë që të japin llogari.
Me kaqola vrasin demokracinë e brendshme ndërsa me analistë na interpretojnë neve sesa e bukur duket hëna kur pjell mushka.
Mjaft më.
Thirrja ime për mediat, gazetarët, moderatorët është:
Lejoni lirinë. Punoni për lirinë.
Ky është misioni i gazetarëve të vërtetë.
Ish-ministri i Drjetësisë në qeverinë “Rama 1” , Ylli Manjan...
Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi pak kohë më parë te...
Ish-truproja i Sali Berishës, në kohën kur ky i fundit mbant...
Rikthimi i Elvana Gjatës bëri bujë, pikërisht ashtu siç prit...
Kur ora të shënojë mesnatën, më 5 shkurt, urime për fat të m...
Duket sikur kanë kaluar vite që nga momenti kur një vezë the...
Thuhet shpesh se marrëdhënia midis një babai dhe një vajze ë...
Ndarjet ta shpifin, e dimë! Veçanërisht ato që ndodhin mes s...
Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Binjakëve. Për një p...
Kur vjen puna te kultura, ose më saktë kinematografia turke,...
Këngë dashurie dhe zemrash të thyera… Djemtë e showbizz-it n...
Kryeministri Rama gjatë një takimi që po zhvillon sot me një...
Kryeministri Rama, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me d...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu është përfshirë në debat në A...
Kryeministri Rama po zhvillon sot një takim me një grup stud...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot dy mesazhe të...
Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e ish-deputetit të ...
Kryedemokrati Lulzim Basha sërish sot ka ripërsëritur thirrj...
Procesi i Vettingut i nisur që prej vitit të kaluar, pretend...
Gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me qytetarë të Mallakta...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...