Sulmi ndaj Bujar Sheshit/ Kush është mafiozi i politikës që po trondit KLP?
Bujar Sheshi, Prokurori i Apelit tek Krimet e Rënda, u zgjod...
Pas akuzave të ngritura ndaj anëtarit të KLP-së, Bujar Sheshi se ka qënë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, ka reaguar edhe historiani Kastrito Dervishi.
Në një postim në rrjetet sociale, Dervishi ndërsa thekson faktin që edhe mund të bëhet fjalë për një ngatërresë gjeneralitetesh, shkruan se ?AIDSSH ka marrë atribute gjyqësore duke i dhënë të drejtë vetes të marrë vendime edhe për të vërtetuar dokumente apo mjete informimi. Pikërisht ky është një precedent që nuk duhet lejuar. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Çdo institucion shtetëror, vërteton besnikërisht dokumentacionin që administron, nuk duhet ta interpretojë e aludojë atë dhe aq më keq ta vendosë me vota. Kjo çon në pavërtetësi. Sipas nenit 58 të ligjit nr.9154, datë 6.11.2003 ?Për arkivat?, ?Punonjësit e rrjetit arkivor kombëtar shërbejnë dokumentet besnikërisht me origjinalin, pa komente ose interpretime?.
Më tej, ai thekson se në një rast të tillë, AIDSSH do duhej të shihte origjinalin e regjistrit e agjenturës së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, numrin e dosjes së informatorit, si dhe dy të dhëna të tjera shumë të rëndësishme dhe përfundimtare (të cilat nuk i njeh dhe e quaj të tepërt t?ua shpjegoj). ?Duke bërë renditjen e tyre, referimi do ishte shumë afër së vërtetës. Në mungesë të identitetit të qartë, AIDSSH nuk mund të dilte mbi kurrfarë përfundimi. Të drejtën e një vendimmarrje mbi dokumentet me probleme e ka vetëm gjykata?-shkruan Kastriot Dervishi.
Postimi i plotë:
Duke kërkuar ?Venusin? e vërtetë
Me vendimin nr.12, datë 22.1.2019, bazuar në kërkesën e prokurorit të përgjithshëm (datë 26.10.2018) AIDSSH ka vendosur të informojë këtë të fundit me 3 vota pro e 1 kundër se Bujar Sheshi figuronte ?në dokumentet e Sigurimit të Shtetit? si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, pavarësisht se atësia dhe mbiemri nuk përputheshin me ato të kartelës së referuar. Arsyetimi nuk mbështetej në dokumente e dosje, por te kartela ?Model 2? e agjenturës që është tregues ndihmës, por jo dokument i mirëfillte. D.m.th. 2 muaj e ca për të komentuar një kartelë (!).
Në vendimin arsyetues thuhej se AIDSSH kishte bërë ?hetime? duke pyetur Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile (DPGJC) në MB (që nuk njihet për shkëlqim apo magjepsje në veprimtarinë e saj), e cila kthente përgjigje (referuar regjistrit të sotëm elektronik, por jo të dhënave të tjera) se nuk kishte person tjetër me këtë emër. Teorikisht ekziston mundësia e ndonjë personi tjetër me mbiemrin ?Shesha? që mund të ketë vdekur p.sh. para disa vitesh. Për këtë arsye nuk dilet kurrë në përfundime të tilla. (Në vitin 1996 ka ndodhur një rast krejt i ngjashëm me gjeneralitete të ngatërruara. Gjykata provoi se nuk ishte personi i duhur ai që akuzohej).
AIDSSH ka marrë atribute gjyqësore duke i dhënë të drejtë vetes të marrë vendime edhe për të vërtetuar dokumente apo mjete informimi. Pikërisht ky është një precedent që nuk duhet lejuar. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Çdo institucion shtetëror, vërteton besnikërisht dokumentacionin që administron, nuk duhet ta interpretojë e aludojë atë dhe aq më keq ta vendosë me vota. Kjo çon në pavërtetësi. Sipas nenit 58 të ligjit nr.9154, datë 6.11.2003 ?Për arkivat?, ?Punonjësit e rrjetit arkivor kombëtar shërbejnë dokumentet besnikërisht me origjinalin, pa komente ose interpretime?.
Edhe në Kodin Deontologjik të Arkivistëve, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, sesioni i 13, Pekin 6.9.1996, parimet e së cilit janë pasqyruar te ligji ynë i arkivave, thuhet se ?arkivistët i rezistojnë çdo presioni ngado që të vijë, që synon të manipulojë dëshmitë, si p.sh. të fshehë ose shtrembërojë faktet?.
Në një rast të tillë, AIDSSH do duhej të shihte origjinalin e regjistrit e agjenturës së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, numrin e dosjes së informatorit, si dhe dy të dhëna të tjera shumë të rëndësishme dhe përfundimtare (të cilat nuk i njeh dhe e quaj të tepërt t?ua shpjegoj). Duke bërë renditjen e tyre, referimi do ishte shumë afër së vërtetës. Në mungesë të identitetit të qartë, AIDSSH nuk mund të dilte mbi kurrfarë përfundimi. Të drejtën e një vendimmarrje mbi dokumentet me probleme e ka vetëm gjykata, e cila del me një vendim mbi provat e administruara, e cila do duhej të kërkonte për verifikim, kartelën, regjistrin, dy të dhënat shumë të rëndësishme, listën e nxënësve të gjimnazit që përmendet, etj.
(Nuk po vazhdoj me mungesën e nivelit të klasifikimit në shkresë kur referohet informacion i tillë sepse AIDSSH nuk është autoritet klasifikues e nuk ka listë të tillë)
Bujar Sheshi, Prokurori i Apelit tek Krimet e Rënda, u zgjod...
Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka hedhur akuza të forta sot në...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar sot dekretin e ...
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha k...
Prokurori i antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho në...
Sara Hoxha dhe Ledion Liço prej më shumë se 2 vjetësh janë p...
Gazetari Arman Bajrami ka rrëfyer kalvarin që i është dashur...
Gjuha kineze dhe anglishtja janë dy gjuhët më të folura në b...
Procesi aq shumë i përfolur i Vettingut, nuk duket aq i past...
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të hedhë akuza të fort...
Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Edukimit, deputetja e P...
Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero D...
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani është tërhequr ...
Pas akuzave se ka qënë anëtar i ish-Sigurimit të Shtetit, an...
Zvetlana dhe Xhanvi arrijnë të shpëtojnë nga policët në pikë...
Kaja gjen rastin për t’ju afruar Arzus. Melisa i kap mat. Ar...
Në kuadër të forcimit të masave për Sigurinë Ushqimore, Auto...
Nisur nga situata e motit në vend, Autoriteti Rrugor Shqipta...
Një 24-vjeçar, i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe ...
Raporti i organizatës, Transparency International, mbi shkal...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...