Dhuna mbi studentët/ Leshaj injoron Komisionin Parlamentar
Kryetarja e Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi ka thënë se...
Ndërtim pa leje brenda zonës Arkeologjike të kategorisë A. Ligji për ndërtimet pa leje është ashpërsuar, por kjo nuk duket të këtë trembur një qytetar nga Elbasani i cili, pasi bleu një truall ku ishte ndërtuar një shtëpi e vjetër, mori leje për rikonstruksion pranë Bashkisë Elbasan, me objekt rindërtimin e çatisë, heqjen e dherave dhe ujërave brenda pronës së tij.
Ai nuk respektoi as kontratën noteriale me fqinjët, duke prishur muret ndarëse, hyrë në pronën e tyre dhe duke hapur themele mbi tre metra të thella me qëllimin për të bërë një bodrum apo kat të nëndheshëm.
Në të tilla zona muzeale nuk lejohet të gërmosh me shumë se 30 cm ose në rast të kundërt duhet të bëhet një studim paraprak nga Drejtoria e Monumenteve të Kulturës. Bashkia Elbasan me të marr njoftim ka bllokuar punimet duke i pezulluar për dy muaj, si dhe ka vendosur një gjobë prej 5 milion lekësh kundravajtësit. Gjatë kësaj kohe është Drejtoria e Monumenteve të Kulturës e cila duhet të shprehet nëse do të japë leje apo do të miratojë ndërtimin e bërë deri tani, edhe pse nga kontrolli i ushtruar prej tyre kjo zonë është dëmtuar rëndë.
Ilirjana Ballhysa, përfaqësuese e njërës prej familjeve të dëmtuara nga ky ndërtim tregon se si ky objekt që po ngrihet brenda mureve të kalasë dhe ngjitur më shtëpinë e saj, i ka befasuar të gjithë. Ajo nuk mund ta besojë se si mund të shkelet ligji me të dyja këmbët. Fqinji me të cilin kishin rënë dakord me një kontratë noteriale ka shkelur jo vetëm marrëveshjen mes palëve, por në fshehtësi të plotë ka hapur themele dhe ka ndërtuar pa leje. Ai nuk ka punuar nga dera para shtëpisë por ka bërë çdo gjë larg syve të tyre duke dëmtuar të dy fqinjët në pronat e tyre. Zotëria që ka marrë lejen jeton në Gjermani dhe me të ndodhur kjo problematik nuk është kthyer më. Komshinjtë kanë mbetur pa murin rrethues edhe pse IMT-ja e ka urdhëruar kundravajtësin që ta ndërtoj brenda javës.
Fiksi u interesua edhe pranë Drejtorisë së Monumenteve, dega Elbasan ku shprehen se kanë bërë kontrolle të vazhdueshme dhe kanë njoftuar edhe drejtorinë nga e cila varen, në Durrës. Në përgjigjen që kthejnë me anë të emalit ata tregojnë se me ndryshimet e reja ligjore në këtë zonë është e pamundur të ndërtosh jashtë parametrave që e përcakton ligji dhe pa miratimin e Drejtorisë së Monumenteve. Sipas tyre është duke u bërë një përmbledhje e të gjitha procesverbaleve të mbajtura nga grupet e punës dhe shumë shpejt do të dalin me një përfundim.
Në shkresën drejtuar Fiks Fare shkruhet se ?Referuar zonës ku po kryheshin punimet dhe bazuar në ligjin nr. 27/2018 Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë?, Deklarata Paraprake Për kryerje Punimesh është lëshuar në kundërshtim me ligjin e sipërcituar pasi neni 48, pika 2 shpreh: Lejet zhvillimore, të rikonstruksionit të ndërtesave dhe ato të infrastrukturës në qendrat historike, zonat arkeologjike A, B, duhet të miratohen fillimisht në KKTKM dhe më pas, sipas legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.
Në datë 27.12.2018 DRKK-Durrës ka mbajtur proces-verbalin e pezullimit të punimeve, pasi para se të lëshohej leja duhet që projekti të ishte miratuar në institucionet e Ministrisë së Kulturës dhe më pas të procedohej më tej sipas legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.
Në një intervistë për Fiksin, drejtori i IMT-së Elbasan Leli Kraja thotë se me marrjen e njoftimit nga Drejtoria e Monumenteve, ata kanë vajtur menjëherë në vendngjarje dhe ka rezultuar se ndërtuesi ka shkelur lejen e dhënë nga bashkia. Leja ishte me objekt rindërtimin e çatisë, heqjen e dherave dhe ujërave brenda pronës së tij. IMT-ja i ka bllokuar punimet, duke i pezulluar për dy muaj si dhe ka vendosur një gjobë prej 5 milion lekësh. Gjatë kësaj kohe është Drejtoria e Monumenteve të Kulturës e cila duhet të shprehet nëse do të japë leje apo do të miratojë ndërtimin e bërë deri tani, edhe pse nga kontrolli i ushtruar prej tyre kjo zonë është dëmtuar rëndë. Bashkia nëse Drejtoriae Monumenteve kthen përgjigje dhe nuk i miraton leje shtesë apo punimet e kryera deri tani do të nxjerrë siç e kërkon ligji një vendim prishje objekti për ta kthyer në gjendjen e mëparshme. Ndërsa për sa i takon murit ndarës ai u shpreh se do flasin me fqinjët dhe me anë të punonjësve të bashkisë do mundohen të ndihmojnë qytetarët të ngrenë murin, pasi zotëria që e ka shembur nuk ndodhet këtu, por në Gjermani.
Kryetarja e Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi ka thënë se...
Mosbindja e kreut të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ...
Ka disa metoda natyrale, të cilat mund të heqin qafe dhimbje...
Gazetari ekonomik, Klodian Tomorri ka thënë sot se vendi ynë...
Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe, ka njoftuar se p...
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar ndaj raportit...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet soci...
Çdo debat për spiunët apo bashkëpunëtorët e Sigurimit të Sht...
Fakulteti i Drejtësisë ka bërë një njoftim për zhvillimin e ...
Taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës për mallrat serb...
Analisti Andi Bushati ka thënë sot se partitë opozitare duhe...
Partitë kryesore opozitare, PD dhe LSI kanë bërë kallëzim pe...
Thirrja nga prokuroria e anëtarit të Komisioni i Pavarur i ...
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula i është pë...
Policia ka arritur që të zbulojë vendndodhjen e autorit të g...
Banorë e zonës së Unazës së Re kanë dalë sërish mbrëmjen e s...
Ish Kryetari i Partisë Demokratike dega Kukës, Ibsen Elezi k...
Shih imazhin e mëposhtëm. Përqendrohu, të duket si një kuzhi...
Bashkimi Europian ka reaguar për marrëveshjen ndërmjet Shqip...
Dhuna në familje ka shumë forma, por pasojat janë të gjitha ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...