web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lulzim Basha dënohet për shpifje

21 Janar 2019, 12:02, Aktualitet CNA

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dënuar me gjobë Kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën.

Gjykata ka dënuar Bashën me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës.

Ky vendim i gjykatës është marrë për çështjen e ?Toyota Yaris? ku u gjetën 3.4 milionë euro.

Kreu i Partisë Demokratike akuzoi deputetin e PS-së, Taulant Balla si personi qe kishte porositur këtë shumë parash për të bërë  pastrim parash.

Ndërsa, deputeti Balla e denoncoi kryedemokratin për shpifje dhe sot gjykata dha vendimin për këtë çështje./CNA.al





Lajmet e fundit nga