Edvin Kulluri i "nxjerr bojën" Bashës/ Kopje e shëmtuar e Rilindjes
Me datën 19 janar, në orën 11:00 do të mblidhet Këshilli Kom...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në Konferencën me temë ?Politika e Mirë në Shërbim të Paqes? që u zhvillua në Universitetin Katolik ?Zoja e Këshillit të Mirë? ku u prezantua mesazhi i Papa Françeskut për Ditën Botërore të Paqes 2019.
Në fjalën e tij, duke iu drejtuar të pranishmëve, Presidenti i Republikës shprehu falënderimet dhe kënaqësinë e veçantë për ftesën e marrë për të qenë pjesë e kësaj aule, për të diskutuar rreth mesazheve të Atit të Shenjtë në Ditën Botërore të Paqes, duke theksuar se mesazhet e Papa Françeskut vënë në dukje se politika e mirë në shërbim të paqes, zhvillimit, mirëqenies dhe begatisë është një mision akoma i papërmbushur, për të cilin të gjithë duhet të përpiqemi dhe ndaj të cilit kemi detyrim jo vetëm moral, por dhe kombëtar.
Fjala e plotë e Presidentit Meta:
?Jam i lumtur që marr pjesë në këtë aktivitet, kushtuar mesazhit të rëndësishëm dhe aktual, të Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut, mbi temën ?Politika e Mirë në Shërbim të Paqes?.
Shenjtorja jonë e dashur, Shën Nënë Tereza ka thënë:
?Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde!?
Këto janë fjalë të thjeshta, por mesazhi i tyre është i jashtëzakonshëm, kumbues, kuptimplotë dhe aktual në të njëjtën kohë.
Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme shpirtërore dhe sociale në botë, pa dashurinë e pakushtëzuar për familjen, për prindërit dhe fëmijët, për njerëzit e afërt që na rrethojnë.
Nuk mund të ketë paqe dhe mirëqenie në vend e në botë nëse nuk respektohen parimet themelore të qytetarisë, të mirësjelljes dhe të respektit ndaj institucioneve, por edhe ndaj fqinjëve.
Paqja fitohet me shumë mund dhe sakrifica.
Por është gjithashtu po aq e vështirë që ajo të ruhet dhe mbrohet nga grykësia dhe interesat e ngushta, që nëpërmjet nxitjes se konflikteve sociale, etnike apo fetare shkaktojnë luftëra të përgjakshme për përfitime politike apo financiare marramendëse në kurriz të njerëzve.
Një paqe e sigurt, afatgjatë dhe e qëndrueshme për të cilën ka nevojë shoqëria dhe njerëzimi vjen vetëm atëherë kur të drejtat, liritë, aspiratat, pritshmëritë dhe nevojat e qytetarëve garantohen dhe promovohen vetëm përmes sundimit të shtetit të së drejtës dhe mirëqeverisjes.
Mesazhi i Papës për Ditën Botërore të Paqes, që i dedikohet pikërisht ?politikës së mirë dhe politikanëve ?shërbëtorë? të paqes tingëllon shumë aktual e jashtëzakonisht i domosdoshëm, dhe është një thirrje që meriton të dëgjohet me vëmendje të veçantë.
Ky mesazh universal, është një këmbanë alarmi për mbarë njerëzimin, ku ?globalizimi ekonomik dhe politik? ende nuk është shoqëruar nga ?globalizimi i paqes?, ose nga përpjekje të përbashkëta serioze në mënyrë që paqja të trokasë në zemrat dhe shtëpitë e të gjithë njerëzve në çdo cep të botës.
Përkundrazi, sot njerëzimi po vuan atë që Papa Françesku e ka quajtur ?globalizimi i indiferencës?, duke iu referuar kryesisht ?indiferencës së komunitetit ndërkombëtar? dhe jo vetëm, për t?i dhënë një zgjidhje afatgjatë situatës së rëndë të kampeve të refugjatëve të luftës, të fenomenit global të emigracionit dhe të gjitha fenomeneve rajonale apo globale që rrezikojnë paqen.
Vetëm dje ne përkujtuam masakrën e Reçakut të dy dekadave më parë, këtë krim monstruoz në zemër të Europës dhe një nga aktet më çnjerëzore ndaj popullsisë civile në Kosovë, që tronditi ndjenjat njerëzore e demokratike të mbarë botës së qytetëruar, por dhe që zgjoi ndërgjegjen dhe aksionin e diplomacisë ndërkombëtare.
Këto ngjarje dhe të tjera duhet të na bëjnë shumë vigjilentë dhe të vëmendshëm ndaj çdo tentative dhe përpjekjeje që do të mund të cenonte qetësinë, paqen, mirëkuptimin dhe respektin reciprok dhe bashkëjetesën mes njerëzve, bashkësive, popujve, kombeve, etnive dhe besimeve dhe do të mbillte farën e paragjykimeve dhe ndjenjën e urrejtjes, duke keqpërdorur shtetin për përfitime të pushtetit.
Papa Françesku në mesazhin e tij thotë se: ?Ne e dimë se etja për pushtet me çdo çmim, të çon drejt padrejtësisë dhe abuzimit. Politika është një instrument thelbësor për të ndërtuar institucionet dhe komunitetin njerëzor. Por kur jeta politike nuk shihet si një formë shërbimi ndaj shoqërisë në tërësi, politika mund të kthehet në një mjet shtypjeje, marxhinalizimi, madje edhe shkatërrimi?.
Ky është një mesazh aktual për botën mbarë, por edhe për ne shqiptarët.
Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast dhe duhet të kërkojmë me forcë që politika dhe politikanët të jenë në shërbim të qytetarëve, interesave publike dhe familjeve të tyre, t?i shërbejnë mirësisë, paqes dhe zhvillimit dhe jo anasjelltas, duke u kthyer nga ?shërbëtorë?, në ?zotër? të jetës, fatit, mirëqenies dhe të ardhmes së qytetarëve.
Përpjekjet dhe angazhimi i tyre politik duhet t?i kontribuojnë mirëqeverisjes së vendit dhe luftës kundër varfërisë, pabarazisë, korrupsionit, arrogancës së pushtetit e konfliktit social dhe t?i shërbejnë forcimit të shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve te institucionet.
Shumica e heshtur e njerëzve të thjeshtë, të vobektit, të pamundurit, shtresat në nevojë, por edhe shtresa e mesme e shoqërisë sonë kërkojnë dhe meritojnë më shumë vëmendje dhe politika ekonomike e financiare, inkurajuese dhe përfshirëse për ta dhe familjet e tyre.
Së fundmi, një ?politikë e mirë dhe në shërbim të paqes? do t?i shërbente çdo angazhimi serioz që do të nxiste të rinjtë tanë të qëndronin në Shqipëri, që do t?i mbështeste aftësitë, potencialet dhe pasionet e tyre për të realizuar ëndrrat në vendin e tyre, do t?u lehtësonte arsimimin dhe përgatitjen profesionale për t?i shërbyer atdheut, familjes dhe paqes së qëndrueshme dhe afatgjatë në vendin tonë të mrekullueshëm.
Politika e mirë në shërbim të paqes, zhvillimit, mirëqenies dhe begatisë është një mision akoma i papërmbushur, për të cilin të gjithë duhet të përpiqemi dhe ndaj të cilit kemi detyrim jo vetëm moral e njerëzor, por edhe kombëtar.
Meqenëse jemi në fillim të këtij viti, por edhe të sesionit të ri parlamentar, mbështes plotësisht mesazhin e Imzot Frendos për rëndësinë e dialogut dhe të bashkëpunimit në interesin më të mirë e kombëtar, jo vetëm midis qeverisë dhe opozitës, por edhe për më shumë dialog kudo, në Kuvend, në shoqëri, në komunitet e në familje. Vetëm kështu do të kemi më shumë paqe dhe begati për të gjithë.?
Në këtë Konferencë ishin të pranishëm edhe Rektori Prof. Bruno Giardina, Presidenti i Fondacionit ZKM At Daniele Bertoldi, Nunci Apostolik Imzot Charles Broën, Presidenti i Konferencës së Peshkopëve të Shqipërisë, Imzot George Frendo, drejtori i gazetës ?Avvenire; Shqipëria në sytë e botës 2018? Prof. Raul Caruso, trupa pedagogjike si dhe studentë të shumtë.
Me datën 19 janar, në orën 11:00 do të mblidhet Këshilli Kom...
Një i ri nga nga fshati Gramëz i Krujës i ka dhënë fund jetë...
Nuk ka ndonjë arsye specifike, pse duhet fshehur trishtimi. ...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dalë ditën e sotme ...
Ashtu sikurse dhe CNA.al e paralajmëroi disa ditë më parë, T...
Ish-presidenti Bujar Nishani është një dnër zërat që ka reag...
Dorëzimi në polici i të shumëkërkuarit për trafik droge, Kle...
Besa Shahini, e sapodekretuar nga Meta në krye të Ministrisë...
Vënia para drejtësisë e Klement Balilit, ka tronditur skenën...
Pas deklaratave të Taulant Ballës, i cili u shpreh nga Elbas...
Mia Kalifa, ish-pornostarja libaneze, tanimë duket se është ...
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro është thirr...
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Vetëdorëzimi i papritur i Klement Balilit në polici, ka “psu...
Ish-gazetari i Zërit të Popullit, i akuzuar edhe për spiun i...
Ajo ka performuar më shumë sesa 1000 herë gjatë 7 dekadave t...
Mazhoranca i ka dhënë një ultimatum presidentit Meta, në lid...
Ndërkohë që vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale, m...
Manchester United fitoi 1-0 në përballjen me Tottenham tre d...
Gjatë takimit të përjavshëm të Bashkëqeverisjes, kryeministr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...