web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama kapet mat/ Si gënjeu për oxhakun 18 mijë euro

16 Janar 2019, 11:08, Aktualitet CNA

Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama, për të cilin shprehet se duhej të ishte në pranga për fshehje pasurie.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një dalje për mediat tha se Rama po fsheh jetën e shtrenjtë prej sheiku që bën në Surrel, duke vjedhur shqiptarët çdo ditë.

Shqiptarët do të shohim sot pasdite në parlament një qeveri të kalbëzuar nga korrupsioni, shefi i të cilës duhet të ishtë sot në pranga për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

?Të gjithë e mbajnë mend deklaratën e kryeministrit se oxhaku i varur superluksoz nuk i përkiste atij, por personit që paguan qeranë e studios së qeramikës, të cilën Edi Rama pohon se e përdor për punët e tij private.

Partia Demokratike po provon sot me dokumenta zyrtarë se Edi Rama gënjen për të fshehur pasurinë e tij dhe jetën prej sheiku që ai bën nga zhvatja e shqiptarëve.

Në librin e tatimeve, miku i kryeministrit, Adrian Dule, figuron si një person me zero transaksione financiare. Nga historiku i të dyja aktiviteteve që ka krijuar, rezulton se ai nuk ka shitur asnjë punim të tij, duke mos i paguar shtetit asnjë qindarkë në tatime.

Historiku tatimor provon se shoqëria ?AD? e mikut të kryeministrit, ka shpallur falimentim në vitin 2012, duke patur të deklaruar zero hyrje dalje ndër vite. Miku i kryeministrit, që mori përsipër pronësinë e oxhakut 18 mijë euro, rezulton se, i regjistruar si person juridik me emrin ?Aramika Studio? në vitin 2017, sërish është i deklaruar me zero fitim.?-tha Ina Zhupa.

Më tej, Ina Zhupa tha se me  deklarimet e tij në tatime, miku i kryeministrit nuk justifikon dot as shpenzimet për të paguar qeranë e studios, jo më të ketë aq para sa për të blerë oxhakun e famshëm 18 mijë euro me të cilin u shfaq Edi Rama.

?Faturat tatimore me zero hyrje dalje faktojnë gënjeshtrën e Edi Ramës për oxhakun luksoz. Kryeministri jo vetëm gënjen për të fshehur pasurinë e tij, por është e qartë se ka urdhëruar tatimet të qëndrojnë larg studios ku ai ushtron aktivitetin e tij privat. Të dyja janë vepra të rënda penale dhe dënohen me burg.?-u shpreh Ina Zhupa.

Sipas zëdhënëses së PD, frika nga burgu është arsyeja pse Edi Rama, që përgojon gjithë Tiranën, ka mbyllur gojën dhe hesht për pasurinë e pajustifikuar.

Ina Zhupa ndër të tjera theksoi se ?Frika nga burgu ka detyruar Edi Ramën t?u mbyllë gojën edhe mediave kryesore të vendit, që të mos flasin, të mos pyesin, të mos u thonë shqiptarëve se kryeministri nuk justifikon të paktën 300 milionë lekë në deklaratën e pasurisë për ndërtimin e vilës superluksoze në Surrel.

Edi Rama është i zënë në kurth, sepse një hetim i pavarur do të zbulonte se sarajet në Surrel kushtojnë jo më pak se 2 milionë euro dhe luksi në të cilin jeton, me oxhak 18 mijë euro, është fryt i korrupsionit dhe vjedhjes së shqiptarëve.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga