Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, dje në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut, ndezi një debat, por shfaqi edhe një argument duke justifikuar refuzimin që i bënë studentët.
Basha tha se: ?Ata që kërkojnë zgjidhje jashtë sistemit, janë ata që shfajësojnë Ramën?,- duke ngritur dorën ndaj studentëve dhe duke u justifikuar me disa segmente brenda tyre (Arlind Qorri me shokë) që në fakt ata i nxorën me shqelma jashtë njësoj si Lulin.
Në fakt studentët ngriten dorën ndaj sistemit, ndaj kastës politike 30-vjeçare në Shqipëri, që fillon me Sali Berishën, shkon tek Lulizim Basha me trashëgiminë që i la Doktori, tek Ilir Meta i kudondodhur dhe mbyllet me Edi Ramën.
Por sa vite kanë ngrohur kolltuqe dhe janë paguar nga taksat e shqiptarëve këta të katër?
CNA.al sjell me detaje se cilët janë kasta dominuese e sistemit dhe përgjegjësit kryesore të një tranzicioni të lodhshëm 30-vjeçar për shqiptarët.
Në një mbledhje të thjeshtë rezulton se Berisha, Meta, Rama dhe Basha kanë së bashku 90 vite në politkë dhe 54 vite në pushtet, nga vetëm 28 vite demokraci në Shqipëri. Kaq mjafton për të kuptuar kush është sistemi dhe kasta e tij në Shqipëri.
Më një përshkrim të shkurtër rezulton se Ilir Meta ka 14 vite në poste të rëndësishme shtetërore dhe 27 vite në politikë, deputet nga 1992. Sali Berisha ka 27 vite në politikë, 13 vite në poste shtetërore, deputet nga 1992. Lulzim Basha ka 14 vite në politikë dhe 10 vite në poste shtetërore. Edi Rama ka 22 vite në politike dhe 17 vite në poste shtetërore.
Më poshte të detajuara:
Sali Berisha në 28 vite në politike ka qenë 13 vite në pushtet, 5 vite si president dhe 8 të tjera si kryeministër, në këtë post është me jetëgjati nga të gjithë.
Edi Rama rifutet në politikë si ministër në vitin 1998, ka qenë 2 vite ministër Kulture, 11 vjet kryetar bashkie dhe 6 vite kryeministër, është nga 2005, pra prej 14 vitesh kryetar i PS i rizgjedhur. Në kolltuqe pushteti 19 vite, nga të cilat ka qenë vetëm dy vite pa post shtetëror.
Lulzim Basha është futur në politikë në dimrin e vitit 2004, gati 6 vite pas Ramës dhe si raport i kohës në politikë me pushtetin, është njësoj me Ramën dhe Metën.
Basha me vetëm 6 muaj në politikë bëhet ministër Transportesh, më pas ministër i Jashtëm, më tej emërohet nga Sali Berisha, ministër i Brendshëm.
Në 2011 humbet garën për kryebashkiak i Tiranës me 10 vota, por me rinumërim nga KQZ-ja zgjidhet në detyrë, ku qëndron deri në 2015. Nga 2013 është kryetar i PD. Basha në 13 vite në politikë ka 10 vite në pushtet dhe vetëm 3 vite pa post shtetëror.
Ilir Meta është me jetë gjati nga të gjithë. Ai ka qenë Sekretar Shteti për Integrimin Europian në Ministrinë e Punëve të Jashtme në mars-tetor 1998 dhe më pas Zv/Kryeministër dhe Ministër i Koordinimit Qeveritar (tetor 1998-tetor 1999). Gjatë periudhës nëntor 1999-shkurt 2002 ka qenë Kryeministër i Shqipërisë, i rikonfirmuar edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001.
Më pas Ilir Meta u zgjodh Zv/Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme (korrik 2002-korrik 2003). Në periudhën shtator 2009-shtator 2010, Ilir Meta ka qenë Zv/Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme e më pas Zv/Kryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (shtator 2010-janar 2011).
Nga viti 1992 Ilir Meta, është zgjedhur pa ndërprerje deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë. Në shtator të vitit 2013 Ilir Meta u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, pozicion të cilin e mbajti deri më 28 prill 2017, ditë kur u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.
Pra Ilir Meta është me jetëgjati nga të gjithë në pushtet dhe s?ka lënë kolltuk pa provuar./ CNA.al
Protesta e studentëve të Fakulteteve Ekonomik dhe Juridik, e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklarat...
Ministri ende në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Dit...
Është tensionuar situata e studentëve të ngujuar në Fakulte...
Një ujvarëPersonat që shohin ujvarën në këtë imazh zakonisht...
OSHEE, ka bërë publike dy njoftime, lidhur me stakimin e ene...
Nuk mund të fajësoni një mashkull për gjërat të cilat e tërh...
Gazetari Denis Dyrnjaja në një postim në rrjetet sociale ka ...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot ndryshimin e Kus...
I gjendur përballë mediave, ministri i Brendshëm Sandër Lles...
Opozita dorëzoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisi...
Kryetari i grupimit “Dhjetor ‘90”, Bislim Ahmetaj ka bërë nj...
Opinionisti Fatos Lubonja, ka reaguar lidhur me mosdekretimi...
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas...
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ka ...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë në një deklaratë për shtyp...
Deputeti demokrat Flamur Noka ka komentuar reagimin e Drejto...
Policia e Shtetit me lëvizjet e fundit që po bën Ministri i ...
Vazhdon dyndja nëpër sportele e qytetarëve të cilët duan të ...
Mbase nuk e dini ende që organi kryesor në trupin tuaj që k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...