Pajisja me karta identiteti/ Fluks në zyrat e gjendjes civile
Vazhdon dyndja nëpër sportele e qytetarëve të cilët duan të ...
Policia e Shtetit me lëvizjet e fundit që po bën Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po konfirmon se është kthyer në një kazan çorbe i gatuar keq dhe shumë- shumë keq nga politika.
Këtu, mjafton të bëjmë një analizë të thjeshtë të viteve të fundit për të kuptuar se si politika, oficierët e karrierës i merr, i përdor, i hedh në ?kosh të plehrave? dhe i rikthen në detyrë.
Ky është një nga veprimet më të turpshme që kastat politike në Shqipëri, kanë bërë ndaj policisë.
Oficerë karriere me vlerë në Policinë e Shtetit, quhen të majtë apo të djathtë, etiketohen si grupi ?çiftelia? apo grupi ?trëndelina?, si dhe akuzohen të lidhur me drogën.
Më pas, largohen nga detyra dhe sërish, pas disa viteve, iu jepen poste dhe grada të larta.
Por, le të analizojmë dy rastet e fundit të Sandër Lleshajt.
Rikthimin në detyrë të Tonin Vocajt, si drejtues i Departamentit të Policisë Kriminale dhe në krye të SHÇBA?së, Muhamet Rrumbullakun.
Të dy janë oficerë karriere të Policisë së Shtetit, të dy janë figura dhe vlera për uniformat blu, por të dy janë sulmuar egërsisht nga vetë kryeministri në detyrë Edi Rama, kur ishte në opozitë.
Duke i quajtur pjesë të grupit ?çiftelia?, duke i akuzuar si njerëz për lidhje me krimin, duke iu thënë fjalën e fundit politikisht dhe nëpër konferenca shtypi dhe më vonë pas gati gjashtë vitesh i lëpin ato që i pështyn.
Gjashtë vite më parë i shkarkoi dhe i çoi si specialist për t?i degjeneruar në sy të kolegëve të tyre.
Më pas, kur e kuptoj vlerën e tyre dhe jo vetëm të dy zyrtarëve në fjalë, por edhe qindra e qindra të tjerëve që nuk janë në detyrë, filloj dhe i ktheu në pozicione të rëndësishme.
Tobin Vocaj është rikthyer katër ditë më parë në kupolën e Policisë së Shtetit dhe dje Sandër Lleshaj ka firmosur emërimin e Muhamet Rrumbullaku në krye të SHÇBA-së.
Le të kthehemi në një analizë tjetër.
Në vitin 2013, kur Rilindja erdhi në pushtet, Saimir Tahiri, atëherë, Ministër i Brendshëm nxori shpatën e Demokleut kundër oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit dhe me mbështetjen kryesore të Edi Ramës u bënë lëvizje të fuqishme.
Lëvizjet nisën nga Drejtoria qëndrore, në drejtoritë e qarqeve, deri në komisariate e deri tek komandanti i trafikut në qytetin më periferik.
U shkërmoq Policia për t?u kthyer tek parulla ?Policia në shërbim të qytetarëve?.
Pas disa vitesh, Shqipëria u mbulua me drogë, përkatësisht në vitin 2015 dhe në vitin 2016. Ishte kjo polici në detyrë. Shumë nga drejtorët e Policisë u akuzuan. Ndonjë prej tyre është edhe në kërkim, siç është rasti i Drejtorit të Policisë së Vlorës.
U akuzuan se kishin lidhje me drogën nga Opozita e sotme. U akuzuan më tej nga vetë Ministri i Brendshëm, pasardhësi i Saimir Tahirit, Fatmir Xhafaj, i cili çfarë nuk tha për drejtorët e policisë që kishin punuar me Saimir Tahirin. I largoi të gjithë nga detyra .
Madje, disa u çuan edhe për ndjekje penale. Më pas njerëz dhe emra të tjerë u emëruan.
E njëjta furtunë ndodhi siç kishte ndodhur në 2013 ?ën, kur Rilindja kishte ardhur në pushtet, dhe tani pas ikjes së Xhafajt, vjen Sandër Lleshaj, i cili hedh poshtë ?sukseset: e operacionit Forca e Ligjit dhe rifillon lëvizjet në Policinë e Shtetit.
Duke kthyer ata që ishin larguar nga Saimir Tahiri në 2013 ?ën apo edhe personazhe të tjera të rëndësishme të Policisë së Shtetit dhe uniformave blu, të cilët janë lëvizur edhe më përpara, qoftë nga PD ?ja apo edhe nga Rilindja. Bëhet fjalë për oficerë karriere.
Shumë prej tyre sot mund të mos jenë në detyrë sepse janë hequr edhe padrejtësisht, edhe për inate të luftës së klaneve të brendshme brenda uniformave blu apo pisllëqeve midis vetë drejtuesve të Policisë apo grupimeve që luftojnë për influencë nga partitë politike. 
Sot ka me dhjetra apo me qindra ofrocerë, specialist të cilët kanë mbaruar studimet në shkollat më të mirat jashtë vendit dhe kanë një përgatitje të lartë, por nuk janë në detyrë sepse Rilindja i quajti bashkëpunëtore të djeshëm të Berishës.
Kështu, erdhi Saimir Tahiri i hoqi dhe emëroi të tijët, erdhi Fatmir Xhafaj hoqi ata të Tahirit, erdhë Sandër Lleshaj dhe po heq këta të Fatmir Xhafës, duke kthyer disa të kohës së Berishës.
Ky është krimi më i madh që i është bërë Policisë së Shtetit, që e fusin të ziejë në çorbën që gatuan politika.
Largimet sipas oreksit politik
Oficerë të karrierës që investojnë me dhjetra e dhjetra vite keqpërdoren politikisht në emër të gjoja të rritjes së parametrave të sigurisë dhe rendit dhe ndryshimit të performancës së Policisë së Shtetit. Në fakt, asnjëherë në asnjë rast nuk është përdorur kjo e vërtetë.
Janë hequr dhe janë lëvizur drejtuesit e lartë vetëm e vetëm për arsye të bindjeve politike që kanë drejtuesit e tyre apo ministri i radhës, sipas oreksti që i vjen në moment.
I pëlqen dikush e merr dhe gradon, pasi ka ndërhyrje nga miqtë e afër, nuk i pëlqen dikush e etiketojnë të djathtë, rilindas e të tjerë.
Në fakt Policia e Shtetit, nuk mund mund të jetë çorba që përzien Rama, Berisha, Basha apo Meta.
Policia e Shtetit përfundimisht duhet të ketë një ligj që t?i mbrojë oficerët e karrierës dhe t?i ruajë uniformat blu e jo t?i përdorë ata si mish për top, duke ia hedhur krimit që t?i shqyejë në momentin që shkarkohen.
Apo siç ndodhi me ratsin e të ndjerit ish-Drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Cuku, një oficer i shkëlqyer karriere që u vra nga një kriminel thjesht dhe vetëm për shkak të detyrës.
Por, edhe Artan Cuku ishte hedhur në ?plehra? nga Policia e Shtetit, nga çorba që kishte gatuar politika.
Prandaj me lëvizjet që po bën sot Sandër Lleshaj, duket se Edi Rama dhe Rilindja vetë, po lëpijnë atë që po pështyjnë dhe po pranojnë gabimin që kanë bërë.
Po pranojnë se si e kanë copëtuar dhe shkatërruar Policinë e Shtetit.
Por, duket se e vërteta vonon por nuk harron.
Gjithçka kanë thënë dje për policët e liruar nga detyra, gjatë kohës së Saimir Tahirit, sot po i korigjon, apo i ndryshon me anë të Sandër Lleshajt.
Gjithçka që është thënë për policët e Saimir Tahirit nga Fatmir Xhafa, duke se po i korigjon dhe pritet të ketë ndryshime të forta nga Sandër Lleshaj.
Nesër kur të ikë Sandër Lleshaj do të shohim që do të vijë një ministër që do të ?korigjojë? sërish gabimet e bëra nga Lleshaj, apo t?i etiketojë dhe t?ia faturojë pararadhësit të tij çdo problematikë dhe çdo dështim.
Kjo është ajo që ndodh paturpësisht në Policnë e Shtetit.
Që gati 6 vite bëhen rrokada dhe vetëm rrokada ndërkohë që u shkatërrohet karriera me dhjetra e dhjetra oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët akuzohen padrejtësisht dhe më pas kthehen në detyrë por, situata e vendit në luftën ndaj krimit vetëm përkeqësohet, sepse është vetë politika e lidhur me krimin dhe për hir të interesave të saj ajo godet policinë. Dhe kjo tashmë është e provuar./CNA.AL
“Furtunë? në Policinë e Shtetit/ ?Priten kokat? e drejtuesve
Ekskluzive?Emërimi suprizë/ Muhamet Rrumbullaku në krye të SHÇBA-së
Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit/ Emërimet e reja
Vazhdon dyndja nëpër sportele e qytetarëve të cilët duan të ...
Mbase nuk e dini ende që organi kryesor në trupin tuaj që k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video në rrjete...
Demi mban vetëm pak miq rreth vetes. Është e vështirë që të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri në një posti...
Studime të shumta tregojnë se qendrimi ulur për një kohë të ...
Gjykata e Tiranës, ka refuzuar sot kërkesën e dy ish-deputet...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nga emisioni “...
Policia e Shtetit do t’i nënshtrohet ndryshimeve thelbësore....
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, ka marrë sot vendimin ...
Kushedi sa e sa herë kemi planifikuar diçka dhe na është duk...
Drejtoria për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar ka rea...
Uji i tërshërës është një pije 100% natyrale që përgatitet n...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani n...
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër f...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, një ditë më parë ka fi...
Gjatë ditëve të fundit moti i acartë e me ngrica ka qënë i p...
Ka nisur puna për censusin e shpendëve të ujit në 26 zona të...
Shumica e burrave nuk mund të rezistojnë nëse i prekni në kë...
Në vijim të rubrikës që CNA.al ka sjellë së fundi, ku nëpërm...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...