Protestojnë prej 26 ditësh/ Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur për situatën e vendit nga moti i keq dhe për masat e marra.
Xhaçka tha se në të gjithë vendin janë duke punuar 100 borëpastruese si dhe ndodhen në gatishmëri plot 2500 policë, ushtarë, mjekë e punonjës të OSHEE-së.
?Janë aktivizuar mbi 100 mjetet për pastrimin e dëborës si dhe 2500 forca të armatosura, të policisë së shtetit, punonjës të OSHEE dhe mjekë në të gjithë vendin për përballimin e kësaj situate.?-tha ajo.
Më tej ministrja u bëri thirrje firmave që kanë kontratat e pastrimit të rrugëve që të zbatojnë procesin e punës ose në të kundërt do të penalizohe.
?Ju bëj thirrje firmave kontraktore që të zbatojnë kontratën në zhbllokimi e rrugëve. Ju bëj me dije të gjitha këtyre kompanive që në çdo rast po monitorohen dhe do penalizohen nëse nuk respektojnë kontratën.?-vijoi Xhaçka.
Ndër të tjera, Olta Xhaçka u kërkoi banorëve të zonave me rrezikshmëri të lart dhe drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të kërkojnë ndihmë nëse e kanë të nevojshme.
?Ndërkohë drejtuesit e automjeteve duhet të respektojnë sinjalistikën në mënyrë që të evitohen aksidentet.
U bëj thirrje banorëve të zonave të prekura që të evitojnë daljet e panevojshme nga shtëpitë gjatë 48 orëve, ju që keni neovojë për asitencë drejtohuni pushteteve vendore për ndihmë.
Është detyrë kryesore e pushtetit vendor që të marr masa për parandalimin dhe dhënien e ndihmës gjatë këtyre ditëve.
Kujdesi dhe bashkëpunimi juaj do të na ndihmojnë që bashkarisht të përballojmë këto ditë të ftohta. ?-tha në deklaratën e saj Ministrja e Mbrojtjes.
Deklarata e plotë:
Që prej mesditës së djeshme, territori i vendit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar kufizime për komunitetin në disa prej qarqeve në vendin tonë. Situata pritet të jetë e njëjtë edhe për 24 orët e ardhshme.
Aktualisht, sipas informacioneve që përditësohen minutë pas minute, qarqet më të prekura, janë: Shkodra, Kukësi, Korça, Gjirokastra, Dibra dhe Elbasani.
Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të qarkullueshme, me përjashtim të aksit rrugor Tepelenë?Gjirokastër, i cili është përkohësisht i bllokuar në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, si dhe njw pjese në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Sa i takon akseve rurale, të bllokuara janë akset në zonat e thella malore, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Korçë, Gjirokastër, Dibër dhe Elbasan.
Ministria e Mbrojtjes, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura janë në kontakt të vazhdueshëm, me 5 ministritë e linjës si edhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar; Policinë e Shtetit; me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrikë, Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes; Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, me 12 prefektët si dhe me njësitë vetëqeverisjes vendore.
Aktualisht, në të gjitha qarqet e prekura nga dëbora, janë aktivizuar mbi njëqind mjete, qw po punojnw pwr hapjen e akseve me probleme.
Mbi dy mijë efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, punonjës të OSSHE dhe të shëndetësisë janë në gatishmëri të plotë për t?iu gjendur pranë banorëve, për çdo problem të vërejtur.
Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ekuipazhet e tyre janë të gatshëm të ndërhyjnë nga ajri për t?iu përgjigjur të gjitha problemeve shëndetësore apo kërkesave për bazë ushqimorë, në ato fshatra, që bllokohen nga moti i keq.
Që të minimizojmë pasojat e motit të keq, i bëj thirrje firmave kontraktore, në të gjitha bashkitë, që të respektojnë kontratat për mirëmbajtje e zhbllokimin e akseve rrugore në rast të bllokimit të tyre.
Sa më korrektë të tregoheni në punën tuaj, aq më pak problem do kenë në përditshmërinë e tyre qytetarët e Shqipërisë.
U bëj me dije të gjitha atyre kompanive, që nuk respektojnë kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve se për çdo rast po monitorohen e do tw penalizohen sipas ligjit.
Shtimi i masave të kontrollit nga Policia e Shtetit dhe disiplinimi i qarkullimit rrugor, sidomos në zonat me rrezik të shtuar, duhet të shoqërohet edhe me kufizimin dhe mbajtjen nën kontroll të qarkullimit të automjeteve me tonazh të lartë. Respektimi i sinjalistikës së nevojshme është shumë i rëndësishëm, për parandalimin e bllokimeve dhe aksidenteve të mundshme, në situata të pritshme dimërore.
Të dashur qytetarë të zonave të prekura nga reshjet e dëborës,
Siguria juaj është misioni ynë parësor. Ndaj do të kërkonim të evitonit daljet e panevojshme nga shtëpitë.
Për të gjithë ju, që keni nevojë për asistencë, duhet t?i drejtoheni ambienteve të përshtatshme të ngritura nga pushtetit vendor në raste emergjencash, të telefononi në numrat e emergjencave 126, 127, 128 dhe 129 ose tu drejtoheni shtabeve të emergjencave në qytetet tuaja.
Është detyrë kryesore e pushtetit vendor, dhe e përsëris këtë apel, ashtu sikundër kemi bërë në të gjitha komunikimet e vazhdueshme, që të marrë masa për parandalimin dhe përballimin e situatave të shkaktuara nga moti i keq, përfshirë edhe ngritjen e qendrave të posaçme për t?i ardhur në ndihmë banorëve në vështirësi.
Në ditë të tilla është shumë e rëndësishme që, edhe ju drejtues të automjeteve, të përdorni zinxhirë dhe të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të zbatoni udhëzimet për qarkullimin rrugor.
Kujdesi dhe bashkëpunimi nga ana juaj dhe përgjegjshmëria e lartë nga ana e të gjitha strukturave që ligji i ngarkon, për përballimin e situatave të shkaktuara nga moti i keq, do të na ndihmojnë që bashkarisht të përballojmë këto ditë të ftohta./CNA.al
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shetit , Bujar Leskaj ka ...
Ish-kandidati i pavarur për Kryetar i Bashkisë së Tiranës, G...
“Vetmia është më vdekjeprurëse se mbipesha dhe duhet të kons...
Mes sporteve dimërore, afateve për të mbyllur në punë dhe pu...
Mendimi se së shpejti do plakemi është një nga faktorët më s...
Nisja e vitit të ri lidhet me vendosjen e qëllimeve, qetësim...
Moti i keq dhe reshjet e mëdha të dëborës kanë qenë problema...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një postim n...
Ministri akoma në detyrë i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ...
Moti i keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit, është shoq...
Policia Rrugore e Tiranës ka postuar një video në rrjetet s...
Intervistë e DW shqip me Henri Haxhirajn, 26 vjeçar nga Fier...
Ish-këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës...
Dy deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe Grida...
Kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka në një postim në rr...
Në fillim të muajit dhjetor 2018, një uragan studentësh push...
Ne të CNA.al shpesh në mënyrë redaksionale apo edhe të drejt...
Studentët janë duke vazhduar protestën e tyre sërish, ku mom...
Deputeti demokrat në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka ...
Deputetja demokrate, Grida Duma ka publikuar një video nga a...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...