Moti i keq nuk ndal protestën e banorëve të Astirit
Moti i keq nuk i ka ndalur banorët e Astirit të dalin në pr...
Administrata e presidentit Donald Trump ka degraduar vitin e kaluar statusin e misionit të Bashkimit Europian pa bërë asnjë njoftim. Zyrtarë të BE-së konfirmojnë për Deutsche Wellen se BE e SHBA po negociojnë.
Administrata e Trumpit, pa e njoftuar aspak më parë BE, ka degraduar statusin diplomatik të misionit të BE-së në Uashington nga statusi në nivel shteti në atë të një organizatë ndërkombëtare. “Ne nuk e dimë saktësisht, kur është bërë kjo, sepse ata nuk na njoftuan”, thotë një zyrtar i BE-së që merret me çështjen për Deutsche Wellen. “Mund të konfirmoj se kjo nuk është pritur mirë në Bruksel”, ka thënë ky zyrtar, duke shtuar se çështja po diskutohet ende. Megjithatë në dhjetor 2018 ka pasur bisedime mes BE dhe SHBA lidhur me këtë çështje e përfaqësues të BE kanë konfirmuar ndërkohë, se ambasadori aktual i BE-së në Uashington, David O’sullivan ka rimarrë rangun protokollar të mëparshëm, por diplomati i lartë i BE-së është deri në shkurt në këtë post.
Misioni i BE-së ka bëtë të ditur, se ambasadori i BE-së në Uashington nuk është ftuar në disa evente vitin e kaluar. Diplomatët besojnë, se ky veprim diplomatik mund të jetë bërë në fund të tetorit ose fillim të nëntorit. Degradimi i misionit ra në sy ditën e funeralit të organizuar për presidentin e ndjerë George H.W.Bush më 5 dhjetor 2018. Ambasadorët i dhanë nderimin e fundit presidentit Bush dhe ambasadori i BE-së, David O’Sullivan është thirrur, jo sipas rangut që i japin vitet e shërbimit në diplomaci, por është thirrur i fundit, bëjnë të ditur zyrtarë të BE-së. David O’Sullivan ishte thirrur në raste të tilla në 20-të deri të 30-të të parët sipas renditjes së diplomatëve.
“Harruan të na njoftojnë”
Një diplomat në Uashington i një vendi anëtar të BE-së u shpreh kritik. “Kjo nuk është thjesht një çështje protokollare, por është diçka me një motiv shumë të qartë politik”, tha ky diplomat për DW duke shtuar se shumica e vendeve anëtare e ndajnë qëndrimin negativ për degradimin e misionit të BE-së. Pas zbulimit të kësaj lëvizjeje diplomatike jo në favor të BE-së, diplomatë të BE-së në Uashington iu drejtuan për sqarime Departamentit të Shtetit. “Ata na thanë, se kanë harruar të na njoftojnë dhe se ky është një vendim, që ata e kanë marrë, sepse me sa duket ajo që mendon kreu i protokollit është edhe gjëja e duhur që duhet bërë”, thotë një diplomat. Sipas tij nuk është tipike, që një administratë e re të lëvizë klasifikimet e protokollit, e është e pazakontë që ky degradim të bëhet pasi një administratë e re ka dy vjet në post. Po ashtu e pazakontë është që një mision diplomatik nuk informohet nga vendi mikpritës për një vendim të tillë në kohë dhe me shkrim.
Zyrtarët e BE-së thanë se statusi i ambasadorit të BE-së në Uashington u ngrit në nivelin e një ambasadori shteti në shtator 2016 pas një procesi intensiv dhe të gjatë me Departamentin e Shtetit nën presidentin e atëhershëm, Barack Obama.
Qëndrim kundër BE
Degradimi i misionit të BE duket se është në një linjë me atë që perceptohet gjerësisht, se administrata e Trumpit mban një qëndrim kundër BE. Trump ishte mbështetës entuziast i Brexit gjatë fushatës presidenciale dhe si president në mënyrë të përsëritur ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër Bashkimit Europian në çështje të mbrojtjes dhe tregtisë. I pyetur për një koment, Departamenti i Shtetit nuk përgjigjet për çështjen, duke e lidhur atë me vështirësitë që ka shkaktuar bllokada aktuale e administratës Trump si pasojë e grindjeve për buxhetin./DW
Moti i keq nuk i ka ndalur banorët e Astirit të dalin në pr...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në bypass...
Transformatori i energjisë elektrike brenda Universitetit B...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka dalë në një deklaratë p...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shetit , Bujar Leskaj ka ...
Ish-kandidati i pavarur për Kryetar i Bashkisë së Tiranës, G...
“Vetmia është më vdekjeprurëse se mbipesha dhe duhet të kons...
Mes sporteve dimërore, afateve për të mbyllur në punë dhe pu...
Mendimi se së shpejti do plakemi është një nga faktorët më s...
Nisja e vitit të ri lidhet me vendosjen e qëllimeve, qetësim...
Moti i keq dhe reshjet e mëdha të dëborës kanë qenë problema...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një postim n...
Ministri akoma në detyrë i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ...
Moti i keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit, është shoq...
Policia Rrugore e Tiranës ka postuar një video në rrjetet s...
Intervistë e DW shqip me Henri Haxhirajn, 26 vjeçar nga Fier...
Ish-këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës...
Dy deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe Grida...
Kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka në një postim në rr...
Në fillim të muajit dhjetor 2018, një uragan studentësh push...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...