Projektligjet për median online/ Fundi i fjalës së lirë
Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi ...
Nga Eduard Zaloshnja
Në një republikë parlamentare si e jona, Presidenti i Republikës pothuaj nuk ka fare pushtet politik. Ai mund të kthejë një ligj mbrapsht në Parlament, por ky i fundit mund të vendosë ta rivotojë ligjin, pa i bërë asnjë ndryshim. Me pak fjalë, të gjitha politikat i vendos qeveria, me miratimin e parlamentit, dhe i ekzekuton po ajo, edhe pa miratimin e presidentit.
Po kur vjen puna për përzgjedhjen e ministrave që do të ekzekutojnë politikat e Qeverisë, Presidenti e ka peshën e vet. Pa dekretimin e tij, asnjë ministër nuk mund të largohet e as të emërohet. Kuptohet që Presidentit i duhet ta argumentojë mosdekretimin, duke u bazuar gjithnjë në kushtetutën e vendit dhe precedentët juridikë.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e përdori këtë pushtet të tij për herë të parë në rastin e ministrit Lleshaj. Ai nuk e dekretoi fillimisht ministrin e propozuar nga kryeministri Rama, duke argumentuar se statusi i ushtarakut të Lleshajt nuk përputhej me një post politik. U desh që ky i fundit të shkëputej fare nga ushtria, që Meta ta dekretonte si ministër. Dhe ajo përplasje e vogël mes Metës e Ramës shërbeu si provë gjenerale për përplasjen aktuale, kur Rama synon të ndryshojë gjysmën e kabinetit qeveritar.
Rama i dorëzoi personalisht Metës, 17 kërkesa për ndryshime në qeveri pasditen e së premtes ? 8 kërkesa për lirim ministrash dhe të zëvendëskryeministres, 8 të tjera për pasuesit e tyre, si dhe një kërkesë të 17-të për të rikthyer postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Të nesërmen, Meta firmosi pa asnjë hezitim lirimin e të gjithë ministrave të propozuar nga Rama, me përjashtim të Ditmir Bushatit, pa bërë me dije arsyet e këtij diferencimi.
Në të njëjtën ditë, Meta firmosi dekretet e emërimit vetëm për katër propozime të reja të Ramës. Të katërt janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ndaj (duke iu përmbajtur kushtetutës) Meta firmosi menjëherë emërimin e zëvendëskryeministrit të ri Erjon Brace, ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, Ministri i Bujqësisë, Bledi Cuci dhe të ministres së Marrëdhënies me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ndërkohë nuk firmosi pesë dekrete emërimi, për kandidatët që nuk janë pjesë e Parlamentit. Në media është raportuar se për kandidatët jo deputetë, është duke u grumbulluar informacion nga agjencitë ligjzbatuese dhe se Meta do të shprehet brenda afatit kushtetues prej 7 ditësh.
Nuk mund të paragjykojmë se ç?do të bëjë Meta brenda afatit 7-ditësh, por beteja e shkurtër që bëri rreth dekretimit të ministrit Lleshaj dhe mosdekretimi i shkarkimit të Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm, të bëjnë të hamendësosh se një përplasje shumë më e fortë se ajo e mëparshmja do të zhvillohet mes Metës e Ramës.
Le ta fillojmë nga Bushati. Mund të qarkullojnë lloj-lloj teorish nëpër portale, rrjete sociale dhe kafenera rreth vendimit të Metës për të mos firmosur largimin e Bushatit nga qeveria, por unë jam i prirur ta shoh çdo veprim të politikanëve nga një këndvështrim elektoral.
Bushati ka qenë për shumë vite drejtuesi i fushatave elektorale në Shkodër, një bashki ku PS-ja nuk ka arritur të fitojë ndonjë herë. Pavarësisht nga ngarkesa në Ministrinë e Jashtme, Bushati ka shkuar rregullisht në Shkodër, për të ndjekur situatën politike lokale dhe për të kultivuar lidhjet lokale, aq të vlefshme për kohë fushatash elektorale. Duke mos firmosur shkarkimin e tij nga posti i ministrit të Jashtëm, Meta bën praktikisht një diversion mes Ramës e Bushatit (pavarësisht se cila mund të jetë arsyeja e vërtetë e mosfirmosjes). Një Bushat i mërzitur nga shkarkimi dhe ?i mbrojtur? publikisht nga Meta, nuk mund të jetë më aq efektiv në fushatën zgjedhore që po troket tek porta.
Rama e ka ëndërr një fitore në bashkinë e Shkodrës, bastionin e pamposhtur të së djathtës. Një fitore e kandidatit të tij atje do të përbënte një goditje fatale për moralin e opozitës. Prandaj dhe bashkia e Shkodrës është e vetmja që ai e sulmon pa pushim ? bashki të tjera ku qeverisin përfaqësues të opozitës kritikohen rrallë nga Rama. Një ftohje e Ramës me Bushatin, politikanin kyç për përmirësimin e rezultatit elektoral në Shkodër, do t?i ulte fare shanset për ndonjë befasi elektorale të PS-së në Shkodër.
Ministrat e padekretuar ende nga Meta nuk kanë ndonjë peshë politike individuale (ndryshe nga rasti i Bushatit), por zvarritja e dekretimit hap lojën e hamendjeve dhe thashethemeve nëpër portale, rrjete sociale dhe kafenera rreth biografisë së këtyre personave. Kjo zvarritje dhe stuhia e thashethemeve që do ta pasojnë e ul efektin elektoral të lëvizjes së fortë që bëri Rama.
Duke reflektuar për koston elektorale që mund të kishin thashethemet që qarkullonin për shumë nga ministrat e tij, Rama propozoi shkarkimin e tyre dhe futjen në qeveri të njerëzve të rinj, emrat e të cilëve mezi gjenden edhe me Google. Kuptohet që këta persona nuk mund të sjellin valenca elektorale (pasi pak njerëz i njohin), por të paktën nuk do të sjellin kosto elektorale, pikërisht se shumë pak njerëz i njohin.
Dhe këtë efekt të supozuar elektoral të lëvizjes së Ramës e shfryn disi pikërisht zvarritja e Metës. Sa më shumë të gërmojnë njerëzit e portaleve dhe rrjeteve sociale (si dhe njerëzit e presidencë dhe opozitës), aq më shumë thashetheme do të qarkullojnë rreth të shkuarës së ministrave të rinj.
Në fund të përplasjes Rama-Meta, ky i fundit mund t?i dekretojë të pesë ministrat e rinj, si dhe të dekretojë lirimin e Bushatit, por një dëm elektoral për PS-në, sado të vogël, zvarritja e tij do ta shkaktojë. Nëse kjo ka qenë arsyeja e zvarritjes, apo ka edhe arsye të tjera, vetëm Ilir Meta e di tamam?(afp)
Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi ...
Shqiptari Aleko Petro, që vrau dhe varrosi të bijën 28-vjeça...
Nga Skënder Minxhozi-Protesta e studentëve ju rikthye sheshe...
Puntata e emisionit “Xing me Ermalin”, ku i ftuar ishte krye...
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi në një intervistë të dhënë në ...
Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon...
Dy studentë, pjesë e protestës, janë shoqëruar pak çaste më...
Ish-ministri i Jashtëm gjatë kohës së qeverisjes së Partisë ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklarat...
Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe po përflitet për emrat që do...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Ma...
Protesta e banorëve të Astirit është sot në ditën e 65-të sa...
Temperaturat e ulëta dhe i ftohti i madh që ka prekur të gji...
Avokati i njohur, Spartak Ngjela me anë të një postimi në rr...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një tjetër video në...
Një 42-vjeçare ka rrëfyer për mediat sesi u rrëmbye dhe u sh...
Një masazh i quajtur Shiatsu, shumë i përhapur në kulturën j...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën e Maqellarës në q...
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratik...
Pas ndarjes së çmimeve, e dyta që na intereson më shumë janë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...