Video/ “Presion dhe terror psikologjik në Universitetin Politeknik”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një tjetër video në...
Avokati i njohur, Spartak Ngjela me anë të një postimi në rrjetet sociale e ka krahasuar protestën e studentëve dhe rolin e qeverisë Rama me atë të një balene të madhe (studentët ) dhe të një anije të shkalafitur (qeveria Rama).
Sipas tij, në fillim Rama u tall me balenën por kur pa madhështinë e saj u tremb. Ngjela shkruan se është i bindur që balena do ta copëtojë anijen dhe do ta marrë vetë në dorë fatin e saj.
?Protesta e studentëve rifilloi. Kryeministri po iu lutet studentëve. Por studentët duan rrëzimin e tij.
Çfarë po ndodh në realitet?
Balena sërish iu sul anijes së Ramës, tani pas dhjetë ditësh.
Rama, në fillim kur u duk balena, pasi mendoi që balena nuk kishte se çfarë t’i bënte anijes së tij, vendosi të tallej me balenën. “Është balenë e vogël tha”, kur i stigmatizoi studentët si mbetës. Mirpo nuk shkoi gjatë dhe e pa që balena, kur doli mbi ujë, ishte më e madhe nga anija e tij e shkalafitur dhe me marinarë të dehur.
Kur e pa mirë, Rama u tremb. Ai iu bërtiti në jerm marinarëve të dehur dhe pa mend të anijes së tij, dhe nxori një fuçi nga bordi e ia hodhi anijes që balena të merrej me fuçinë dhe ky të fuste anijen në port. ( … Rama ndërroi menjëherë 40 përqind të qeverisë së tij).
Por balena nuk e pyeti.
Sot studentët dolën sërish në protestë. Rama i trembur nga balena, tani kërkon që të shkojë vetë te balena në vend të fuçisë. (“Jam me studentët”, thotë Rama)
Kurse studentët duan ta rrëzojnë Ramën. Balena i është sulur anijes dhe kërkon ta coptojë. Dhe do ta coptojë. Por nëse Rama do të shkojë vetë drejt balenës, balena vërtet që këtë herë do të merret me Ramën, por marinarët do vendosin një kapiten tjetër, dhe do ta marrin vetë anijen në dorë e do ta lenë Ramën në det të vetëm te balena si “mish për qen”.?-shkruan Ngjela.
Në vijim avokati shkruan se Rama mendoi se mund ta zhvishte pafundësisht Shqipërinë, por sot ai është kapur nga tetë pikat e studentëve të cilat do ta shkatërrojnë atë.
?Ja kjo është gjendja e Ramës sot, nëse do ta përshkruajmë këtë gjendje kritike të tij me anë të novelës “Përralla e fuçisë” të Xhonatan Suiftit.
Sipas kësaj kuptohet që, nëse studentët do të vijojnë kërkesën për tetë pikat e tyre, atëherë Rama rrëzohet, sepse pranimi i tetë pikave, është të pranuarit e Ramës që Shqipëria sot është një vend i korruptuar dhe korrupsioni drejtohet drejtpërsëdrejti prej tij.
Rama mendoi se mund ta zhvishte pafundësisht Shqipërinë. Ai e filloi korrupsionin e tij galopant me lejet e ndërtimit, kur ky ishte kryetar në Bashkinë e Tiranës. Në atë kohë, me grupin e tij të vjedhësve, ai bënte darka me muzikë, dhe arkitektëve të tij sekserë që ishin aty në kërcim, iu vinte me gëzim në ballë lejet e ndërtimit të shitura prej tij. Një gëzim skizofrenik i të marrit që kalon menjëherë nga varfëria në pasuri të grabitur.
Ja, ky është kryeministri i sotëm, i kapur nga tetë pikat e studentëve, brenda të cilave shihen të renditura të gjitha grabitjet e tij: lejet e ndërtimit, koncesionet, nafta e vjedhë nga puset e nxjerrjes dhe e hedhur drejtpërdrejt në treg. Aty, brenda këtyre tetë pikave, janë të gjitha mallrat e skaduara që i shesin klientët e tij nëpër Shqipëri; të tetë pikat e studentëve janë dhe të gjitha shitjet që ky birbo pa vlerë i ka bërë interesit kombëtar si kryeministër i Shqipërisë. Aty janë të gjitha vjedhjet e korrupsionit shqiptar. Prandaj, Rama të tetave po iu trembet si djalli temjanit.
Kjo është gjendja e Shqipërisë së sotme, kur po pritet që balena të shkallmojë anijen e fëlligësht dhe korruptive të Edi Ramës.?- përfundon shkrimin e tij avokati./CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një tjetër video në...
Një 42-vjeçare ka rrëfyer për mediat sesi u rrëmbye dhe u sh...
Një masazh i quajtur Shiatsu, shumë i përhapur në kulturën j...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën e Maqellarës në q...
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratik...
Pas ndarjes së çmimeve, e dyta që na intereson më shumë janë...
Si gjithmonë, Golden Globes tejmbushet nga yje botërorë që p...
Gjumi i mjaftueshëm është i nevojshëm, për të na bërë të ndi...
Tayna është bërë një nga reperet më të njohura në Shqipëri n...
Nëse menduat se ndoshta këtë vit Thomas Markle do të hiqte d...
Edhe një herë, mbretëresha e muzikës Pop Madonna ia ka dalë ...
Ndryshimet e kufijve dhe krijimi i shteteve të mëdha në Ball...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video në rrjete...
Fushë-Krujë dhe disa zona përqark saj kanë rreth tetë orë me...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur fazën e hetimeve pë...
Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim...
Në qarqet mediatike, sidomos në ato media që njihen si të ko...
Një kambist është grabitur dhe dhunuar në rrugën Mine Peza n...
8 pa 10, 31 dhjetor. Semafor i kuq! Punë e madhe! Ja, pak se...
Studentët pas festave të fundvitit, i janë rikthyer sërish s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...