VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
8 pa 10, 31 dhjetor. Semafor i kuq! Punë e madhe! Ja, pak sekonda e bëhet jeshil. Në shtëpi presin, tryeza është gati, zjarri ndezur….Pse vonohet semafori? Puna e tij! E di shteti që e ka vënë. Ata e dinë më mirë….Kalon një minutë. Semafori vazhdon i kuq. Në të djathtë është një tjetër veturë e pas saj edhe një tjetër. Shoferi i së parës shesh majtas e djathtas. Siç duket kontrollon për polic. Por polic nuk ka. Ai e nis makinën ngadalë duke kontrolluar si për policë ashtu edhe për makina të tjera. Pastaj ia shkel. Të njejtën gjë bën edhe ai pas.
“Unë nuk mund ta bëj! Përderisa shteti thotë “jo” unë do respektoj shtetin. Ky semafor nuk është thjeshtë një llampë. As një dritë e kuqe. Është shteti vet! Ç’rëndësi ka në është polic, inspektor me uniformë civile, vijë e bardhë, kamera sigurie a semafor? Ai është aty e pikë. Shteti është shtet e duhet respektuar me korrektësi. Përndryshe biem në anarki”
– Biiiiip! Bip -biiiip! – i bie borisë ai që është pas. Një tjetër veturë paskësh ndaluar pas duke pritur semaforin
“..por ky qenkësh i paduruar. A nuk e sheh semaforin e kuq? ” – Biiiii–iiiiiip! “Bjeri bjeri se i bike bukur! Të shkel ligjin unë ë? E kush dënohet pastaj? Unë! Pse e bëre? – do të më pyesë polici – Po ja…se më tha njëri nga pas. Po ti shkon me mendjen e kujtdo që të thotë një gjë apo respekton ligjin? …E unë jam një nga ata që respektoj ligjin! Për mua ligji është i shenjtë. I mirë – i keq, këtë e dinë të tjerët. Kur ligji bëhet duhet respektuar…”
Dy vetura të tjera ndalojnë në krah. Shoferi sheh këtej, sheh semaforin, sheh nga ana tjetër e i jep gaz.
– Biiiiiiiiii—bip bip bip biiiiiiiiiiiiiiiip! – ky i çmenduri pas. Ikën ai që ishte pas makinës ngjitur, ikën edhe ky i çmenduri pas meje, që kur më parakalon shan e bën me këmbë e me duar.
“Po mo po! Me mendjen tuaj unë! Ju u futët me të kuqe e shkelët ligjin. Unë kam një jetë që s’kam një gjobë, s’kam shkuar një herë në komisariat, pale në prokurori e në gjykatë. Pse? Se respektoj ligjin. I mirë – i keq. E dinë të tjerët. Ja ku po futet me të kuqe edhe ky tjetri. Ufff..u bë vonë! Mos ka defekt semafori? U futën të gjithë. “Po nëse mbyten të gjithë në lumë, do mbytesh edhe ti?” do të më pyesë polici siç pyeste mësuesja në klasë. PSE E SHKEL LIGJIN? ”
Papritur ndizet llampa e karburantit. Do të thotë se nuk ka mbetur edhe shumë. “O Zot! Do ndizet kjo jeshilja apo si e ka hallin”. Fik ngrohësen e makinës që të kursej sadopak karburant. Nuk i dihet! Ora 8.02 dhe semafori vazhdon të jetë i kuq. Mbase ashtu do të mbetet për një kohë të gjatë…mbase përgjithmonë. “Duhet lajmëruar shteti! Kjo është demokracia që kemi zgjedhur në fund të fundit! Ka institucione shteti! Nuk funksionon një gjë? Atëhere ke detyrën të njoftosh institucionin përkatës. Jo ta zgjidhësh vetë, as të veprosh vetë. Se pastaj quhet vetgjyqësi e dënohesh…Po kë të njoftoj? Policinë patjetër! Nëse nuk punon semafori duhet njoftuar policia”
– Alo, mirëmbrëma! Jam në qendër por semafori ka të paktën 7 minuta që është i kuq.
– Po?
– Domethënë…..kur do bëhet jeshil dua të them…
– Pyesni Bashkinë zotri se me funksionimin e semaforëve nuk merremi ne, por është një ndërmarrje e posaçme në Bashki. Ne thjesht kontrollojmë qarkullimin , më kupton? Pra nëse ti kalon me të kuqe, unë kam detyrë të të vendos gjobë, të të marr patentën, të të çoj në komisariat, më kupton..?
– P..po po po!! J..ju kuptoj! Po sonte është nata e vitit të ri dhe ora është 8.03…Nuk ka njeri në atë ndërmarrjen e bashkisë…
– Më datë 3 fillojnë punën institucionet!
– Po mirë…nëse semafori është i kuq dhe dikush , ta zemë , kalon me të kuqe, ju, ç’bëni?
– Direkt i merret patenta zotëri, sepse , nëse ti po hyn me të kuqe, ti po konsumon një vrasje me dashje. Pavarësisht nëse ka apo jo viktimë apo aksident.
– Falemnderit dhe gëzuar
“Po këto mornica ç’janë? Frikë nga burgu që më përmendi polici apo makina që u bë kallkan ngaqë fika ngrohësen? Ç’të bëj? Të kaloj? Të shkel ligjin se nuk më sheh polici? Po ç’më dallon pastaj mua prej një hajduti të rëndomtë që merr një gjë se nuk e sheh kush? Thjesht unë kam ndërgjegjje dhe ndershmëri e ai jo. Kaq e thjeshtë është. Mbase sonte vdes këtu në këtë makinë, i bërë akull, por është më mirë kështu sesa të torturohem gjithë jetën prej akuzës së ndërgjegjes: “TI JE SHKELËS I LIGJIT”! Pa mendo sikur diku të jetë fshehur një polic, që ka 10 minuta që më përgjon. Do ta shkelë apo jo ligjin ky tipi – pyet veten. Edhe ai po ngrin, ndoshta pas një peme. Edhe ai ndoshta ka dilema: “pse unë duhet të ngrij këtu, pse unë nuk jam në tryezën e vitit të ri, me familjen , si të gjithë” por nëse ai është aty, ka fituar shteti!…Po edhe nëse nuk është ai, është semaforit. Dreq semafori! Po…a duhet ta gjykoj unë semaforin apo jo? Ka të tjerë që e bëjnë! Unë thjesht kam votuar! Kjo është detyra ime! Kjo është demokracia! Unë votoj një herë në katër vjet për t’i deleguar pushtetin atyre që e bëjnë më mirë këtë punë. Po nëse gabojnë? Përgjigjen ata! Ata jenë fajtorë dhe ligji e shteti merret me ta. Çdo berr varet nga këmbët e veta! Ndoshta edhe ky dreq semafori ka ngelur gabimisht i kuq. Ndoshta kështu do të qëndrojë deri më 3 janar në mëngjes! Dhe dikush do të përgjigjet detyrimisht për këtë! Ndoshta do të përgjigjet edhe për shëndetin tim…pse jo për jetën time, që mund ta humbas duke pritur në këtë semafor të mallkuar”
Studentët pas festave të fundvitit, i janë rikthyer sërish s...
Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj menjëherë pas...
Gazetari dhe njëkohësisht zëdhënësi i kreut të PD-së, Lulzim...
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Ball...
Kryeministri Rama ka publikuar sot në faqen e tij në rrjetet...
Gati 60 % e viktimave të trafikimit me njerëz shfrytëzohen p...
Ministri akoma në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë, Da...
Vetëm gjatë një jave Autorieti Kombëtar i Ushqimit ka lëshua...
Dy tragete e linjës Bari-Durrës do mbërrijnë në port me vone...
Kur shohim pas në jetën tonë, reflektojmë mbi vitet më të lu...
Vetëm 3 ditë më parë, u përhap lajmi se Kim Kardashian dhe K...
John Legend dhe Chrissy Teigen janë padyshim një ndër çiftet...
Me 1 janar, të vitit 2019-të ishte edhe puntata e fundit e s...
Hazal Filiz Küçükköse është një nga aktoret më të famshme tu...
Edhe pse doli disi e zhgënjyer nga ceremonia e Golden Globes...
2018-ta ishte për atë një nga vitet më të suksesshëm në karr...
Ndërsa prej kohësh Xhesika Berberi nuk tregon asgjë për jetë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj mbylljes së dyerve të ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka hedhur ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...