U ankua për famën e oxhakut/ Kush është Andi Dule, miku i Ramës?
Puntata e emisionit “Xing me Ermalin”, ku i ftuar ishte krye...
Nga Skënder Minxhozi
-Protesta e studentëve ju rikthye shesheve kryesore të Tiranës pas festave të Vitit të Ri dhe ata që prisnin të shihnin turmën masive dhe imponuese të studentëve të javëve të shkuara, dolën thjesht të zhgënjyer. Varavingot e partive në prag të Vitit të Ri, për të mobilizuar degët e forumeve rinore nëpër rrethe, mesa duket e bënë punën e tyre: protesta e të hënës që e vogël, zëpakët dhe interesi rreth saj në rënie.
Ka shumë mënyra për ta interpretuar faktin se përse një nismë kaq masive dhe pozitive, si ajo e studentëve të Tiranës, që detyroi qeverinë e kryeministrin të prishin gjumin e natës, që provokoi largime të bujshme ministrash dhe zgjoi simpatinë e të gjithë shoqërisë shqiptare, po fillon të humbasë gradualisht sharmin dhe peshën e saj. Për t?u tkurrur në një grusht njerëzish që i prin një i ri energjik me kaskë biçiklete në kokë, i cili detyrohet të improvizojë, së bashku me disa të tjerë, mesazhet e hedhura spontanisht. Cilat janë arsyet e bjerrjes së kësaj kauze që me të drejtë u konsiderua si një shkulm ajri i freskët mbi ambjentin e mykur të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë?!
Analiza e kësaj dinamike të protestës studentore do të kërkojë kohë të bëhet. Kjo është detyrë e atyre që merren me analiza. Vetë protesta ka për mision në momentin aktual, të ruajë pastërtinë dhe pulsin e saj, ashtu si qeveria ka për detyrë të plotësojë brenda kuadrit të ligjit dhe mundësive financiare, kërkesat mëse të drejta të studentëve për tarifa të ulëta, kushte mësimi njerëzore dhe dinjitet për arsimin e lartë shqiptar.
Nga ana tjetër, protesta studentore duket se po përballet tashmë me detyrën e vështirë për të motivuar vetveten. Për të gjetur energjitë dhe fuqinë tërheqëse që demostroi gjatë nëntorit, kur nxorri në rrugën e Durrësit mijëra të rinj që nisën të shkruajnë një faqe të bukur historie. Atë faqe që sot mesa duket po e sabotojnë dhe keqpërdorin partitë politike dhe po e tkurr paqartësia e vetë studentëve për të ardhmen e lëvizjes së tyre.
Protesta është një grumbullim i lirë dhe vullnetar njerëzish. Nëse për të siguruar pjesëmarrjen e dhunshme në të duhet gozhduar një derë fakulteti apo universiteti, këtu jemi në pozitën e një degradimi të hapur të vetë protestës. Akte anakronike si ky mund të ishin kursyer në ditën e protestës studentore. Studentët nuk patën nevojë t?u mbyllte askush derën e shkollës një muaj më parë, për të rrethuar me ditë të tëra zyrën e Lindita Nikollës. Nuk kanë nevojë as sot t?i kapësh për mënge e t?i nxjerrësh dhunshëm në shesh. Nëse mendojnë që qeveria ka bërë pak në raport me.kërkesat e tyre le të vazhdojnë. Por të kenë të qartë edhe mënyrën sesi do ta arrijnë uljen e Ramës në tryezë për së dyti.
Na duhet një protestë e lirë dhe me qëllime të qarta për misionin që ka, jo një lënie e dhunshme e orëve të mësimit. Përdorimi politik dhe humbja e momentit dhe e pikës së gravitetit, po e bëjnë problematike vijimin e protestës për organizatorët e saj. Ata të vërtetët, se sa për forumet rinore partike, ata janë në rregull me shifrat qesharake të pjesëmarrjes poshtë zyrës së Edi Ramës.
Protesta e studentëve ndodhet në këtë fillimviti, në një udhëkryq delikat për të ardhmen e saj. Mungesa e një lidershipi, forca dhe njëherësh dobësia e kësaj lëvizjeje masive të rinjsh, është një rrethanë që po tentohet të keqpërdoret nga levat e opozitës brenda protestës dhe kjo e bën edhe më problematik rrethin vicioz ky ndodhet sot vetë protesta. Është koha për të kthyer në produkt dëshirën e para një muaji të mijëra studentëve, por është gjithashtu koha që studentët të kuptojnë atë që duan sot: vijimin e një proteste gjithnjë e më të vogël e të manipuluar, apo kthimin në auditore?! Numrat bëjnë diferencën. Me këtë përmasë, protesta peshon pak në skakierën e punëve shqiptare.
Puntata e emisionit “Xing me Ermalin”, ku i ftuar ishte krye...
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi në një intervistë të dhënë në ...
Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon...
Dy studentë, pjesë e protestës, janë shoqëruar pak çaste më...
Ish-ministri i Jashtëm gjatë kohës së qeverisjes së Partisë ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklarat...
Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe po përflitet për emrat që do...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Ma...
Protesta e banorëve të Astirit është sot në ditën e 65-të sa...
Temperaturat e ulëta dhe i ftohti i madh që ka prekur të gji...
Avokati i njohur, Spartak Ngjela me anë të një postimi në rr...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një tjetër video në...
Një 42-vjeçare ka rrëfyer për mediat sesi u rrëmbye dhe u sh...
Një masazh i quajtur Shiatsu, shumë i përhapur në kulturën j...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën e Maqellarës në q...
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratik...
Pas ndarjes së çmimeve, e dyta që na intereson më shumë janë...
Si gjithmonë, Golden Globes tejmbushet nga yje botërorë që p...
Gjumi i mjaftueshëm është i nevojshëm, për të na bërë të ndi...
Tayna është bërë një nga reperet më të njohura në Shqipëri n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...