web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vonesat në doganën e Morinës/ Zbulohet mashtrimi i dy qeverive

5 Janar 2019, 15:26, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri, Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar mesazhin e të shumënjohurit ?qytetari dixhital?, ku denoncon vonesat e mëdha në pikën kufitare të Morinës.

Sipas Berishës, policia kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës vazhdojnë të punojnë të ndara, pavarsisht se nga dy qeveritë u deklarua se do punohej vetëm me një kontroll.

?Qytetaret denocojne vonesat e medha ne Morine te Kukesit.

Lexoni mesazhet e tyre! sb

Pershendetje Doktor Para Nje Jav Dulen Dy Ministrat dhe than Qe Asht Heq Kufiri Asht Genjeshter Ja Nga Sot Asht Ba Dhe nje Kufi Tjeter Policia Kosoves Kan Fillu Me I regjustru Te Gjith Qytetaret Qka Futen ne Shqipri Foto Flet Vet
Polici Shqipris Dhe Ai I Kosoves rreth nje Or Na Duhet te Presim Ne Dogan

Ja kufini i Edi mushkes o qe presim nga nje ore per te Shku ne Prizeren?,-shkruan Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga