Rama kërcënon me varje Veliajn
Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte, ku po uronte sh...
Kongresi do të vazhdojë negociatat me Shtëpinë e Bardhë në përpjekje për t?i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë. Pasi nuk u arrit dje një gjuhë e përbashkët me udhëheqësit e Kongresit, Presidenti Donald Trump caktoi një grup pune që do të negociojë me ligjvënësit gjatë fundjavës, por gjithashtu deklaroi se është i përgatitur për ta vazhduar mbylljen e qeverisë për muaj të tërë, madje edhe vite. Ai konfirmoi sot në Twitter vendosmërinë e tij për ngritjen e një muri përgjatë kufirit me Meksikën dhe u bëri thirrje demokratëve për të miratuar fondet për këtë qëllim.
Ngritja e një muri përgjatë kufirit me Meksikën vazhdon të jetë fokusi i përplasjes që ka mbyllur pjesë të tëra të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ngërçi ka hyrë tashmë në javën e tretë
Pasi u takua me ligjvënësit në Shtëpinë e Bardhë për të dytën herë gjatë kësaj jave, Presidenti Trump tha se ai mundet ta ndërtojë murin edhe pa miratimin e Kongresit.
?Mund të shpallim gjendjen e emergjencës kombëtare dhe ta ndërtojmë me shpejtësi. Kjo është mënyra tjetër si mund të bëhet, por do përpiqemi ta realizojmë njëherë përmes negociatave?, deklaroi Presidenti Trump.
Presidenti kërkon rreth 5 miliardë dollarë për të ndërtuar murin kufitar dhe refuzoi ofertën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për të rihapur qeverinë nëpërmjet një financimi të përkohshëm 30-ditor të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, duke i dhënë kështu më shumë hapësirë negociatave.
?Nuk mundemi ta zgjidhim pa rihapur njëherë qeverinë dhe ja bëmë të qartë këtë Presidentit?, tha zonja Pelosi.
Mbi 800 mijë punonjës federalë janë të pezulluar ose po punojnë pa pagesë. Kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, tha se ai i bëri thirrje Presidentit Trump të mos mbajë peng amerikanët.
?Ai kundërshtoi dhe madje tha se mund ta mbajë qeverinë të mbyllur për një periudhë shumë të gjatë, për muaj madje edhe vite?, tha Senatori Schumer.
Presidenti Trump e konfirmoi deklaratën e tij dhe i ftoi demokratët të dërgojnë negociatorë për t?u takuar me këshilltarët e tij gjatë fundjavës, si dhe sinjalizoi se mund të jetë i hapur për të marrë në konsideratë legalizimin e statusit të emigrantëve të paligjshëm të ardhur në SHBA në moshë të mitur.
?Njerëzit që nuk do të marrin rrogën javën e ardhshme, apo gjatë javëve në vazhdim, në të vërtetë thonë: ?zoti President, vazhdo; kjo është diçka shumë më e rëndësishme?,? tha Presidenti Trump.
Një sindikatë e punonjësve federalë ka ngritur një padi gjyqësore ndaj administratës Trump, bazuar tek fakti se punonjësit janë detyruar të punojnë pa pagë, duke e cilësuar këtë si ?asgjë më pak se çnjerëzore?./voa
Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte, ku po uronte sh...
Prej dy ditësh i gjithë qyteti i Korçës është mbuluar nga dë...
Qyteti i Pogradecit është një nga vendet më të bukura në Shq...
Jeta shpesh na vendos para vendimeve të rëndësishm, por shpe...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një shkrim i...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka kujtuar ngja...
Një aksident sapo ka ndodhur përpara Ambasadës Amerikane të ...
Presidenti Meta ka firmosur sot lirimin e të gjithë ministra...
Në vitin 2015 kreu i qeverisë Edi Rama çoi me shpejtësi në p...
Autori i vrasjes së 31-vjeçares dhe motrës së saj 18-vjeçare...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kryetari i PD, Lulzim Basha uron 28 vjetorin e themelimit të...
Moti i keq ka mbërthyer vendin, ndërsa reshjet e dendura të ...
Për një Dash, të gjesh partnerin ideal është çelësi për një ...
Agjencia hapësinore NASA ka anuluar vizitën e Dmitry Rogozin...
Nga Fatos LubonjaMe aq sa e njoh historinë, nuk më rezulton ...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:30 të pasdites së djes...
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar patrullimet përgjatë gji...
Një banesë pesë katëshe në lagjen Nr. 5 të qytetit të Kukësi...
Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një postim në ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...