Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi ditën e sotme një takim me Komitetin Drejtues të LRI-së së Fierit.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se Bashkia e Fierit nuk drejtohet nga socialisti Armando Subashi, por nga gruaja e tij, duke shtuar edhe se për të mbaruar punë aty duhet të jetë dakord ajo.
?Ju e dini vetë shumë mirë dhe e ndjeni këtu në Fier sesi socialistët për të shkuar dhe për të mbaruar një punë Bashkinë e Fierit nuk e mbarojnë dot sepse ne e dimë të gjithë dhe e thotë i gjithë Fieri që Kryetari i Bashkisë së Fierit nuk është Kryetari, por është gruaja e Kryetarit, e thonë fierakët vetë.?-u shpreh kryetarja e LSI-së.
Monika Kryemadhi nuk harroi pa përmendur edhe protestën e studentëve, ku i ftoi të gjithë të rinjtë e LRI-së të bashkohen me ta.
Deklarata e plotë:
Ne dje e filluam takimin me drejtuesit e strukturave të LRI në gjimnazet e Tiranës, por sot jemi me strukturat drejtuese të LRI-së së Fierit, ku kemi gjimnazistët edhe studentët, por edhe përfaqësues të rajoneve. Por edhe përfaqësues të rajoneve, ndoshta mund të ishte edhe më i gjerë si takim, por duke menduar që nuk ka më kohë për të humbur për të mbledhur njerëz nëpër salla, është e vetmja mënyrë që ne tashmë si struktura, jo vetëm të rinisë, por edhe të LSI-së duhet të fillojmë kontaktin njerëzor, të përditshëm dhe të shpeshtë me të gjithë qytetarët. Ju si LRI e Fierit, ku në fakt keni një punë goxha të madhe për të bërë, sepse Bashkia e Fierit është një nga Bashkitë më të mëdha, që vjen pas Bashkisë së Tiranës dhe së bashku me Durrësin dhe Elbasanin janë katër bashkitë më të mëdha. LSI ka peshën e saj në Bashkinë e Fierit, por duke qenë të angazhuar edhe për fushatën e zgjedhjeve lokale, por njëkohësisht duke qenë të angazhuar edhe për problematikat që ka Bashkia e Fierit, sot në këtë kohë që ne jemi këtu, ka filluar protesta e naftëtarëve. Naftëtarët vazhdojnë dhe protestojnë përpara institucioneve prej të cilave presin tu realizohen të drejtat e tyre për statusin e naftëtarit. Pjesa më e madhe e juaja këtu, keni nga një naftëtar në familjen tuaj. Harresa që qeveria i ka bërë qytetarëve të saj është jashtëzakonisht e madhe.
Mendimi ynë është që nuk është më koha për të bërë rolin e intelektualit dhe rolin e kritizerit, thjesht duke vëzhguar apo duke kritikuar apo duke konstatuar probleme, por tashmë ne duhet të marrim në dorë fatet tona për të zgjidhur problemet në të cilat kalon Shqipëria. Bashkia e Fierit është një nga bashkitë më të pasura në Shqipëri, sepse ka një pasuri natyrore të jashtëzakonshme. Shqipëria është një nga vendet që ka çmimin e naftës më të lartë, e ka çmimin më të lartë të naftës edhe se Kosova, edhe se Maqedonia, edhe se Mali i Zi, ku këto shtete nuk prodhojnë asnjë litër naftë, ndërsa ne prodhojmë me miliona litra naftë dhe prapë çmimi i naftës është shumë i shtrenjtë. Ndërkohë në anën tjetër kemi taksa shumë të larta. Ndërkohë në anën tjetër kemi largimin e të rinjve. Ju vetë jeni koshientë, dhe e dini se sa shokë tuaj kanë ikur nga Shqipëria në emigracion për të mos u kthyer, edhe pa mbaruar studimet apo sapo kanë mbaruar shkollën e mesme. Ndërkohë nga ana tjetër, shikojmë se si në familje të varfra apo edhe në familje të mesme, çdo ditë e më shumë paratë e tyre pakësohen, sepse janë rritur taksat, janë rritur taksat lokale, është rritur çmimi i ujit, janë rritur taksat e mjedisit, taksat e rrugëve etj etj dhe ndërkohë pagat nuk janë rritur fare, ndërsa ekonomia nuk po zhvillohet. Po të shikosh dhe të dalësh në rrugët e Fierit do të shikosh që qepena të tëra dyqanesh janë të ulura, shikojnë biznese të mbyllura dhe të falimentuara për shkak të taksave shumë të larta dhe për shkak të mos lëvizjes së ekonomisë. Dëgjonim dje ministrin e Financave, i cili bënte dje një paradë të arritjeve dhe të sukseseve të tij. Në fakt me thënë të drejtën parada kishte vetëm një element, që në këto vite ekonomia shqiptare ka pasuruar vetëm disa persona dhe ka varfëruar 98% të shqiptarëve. Vetëm 2% e shqiptarëve janë pasuruar, ku janë klientët e Edi Ramës, ministrat e Edi Ramës dhe për të shpëtuar fytyrën e vetë rrëzoi qeverinë e tij që ishte pa tepsi dhe pa kazan, dhe ngriti një qeveri tjetër që është qeveri UFO-sh, që nuk kanë asnjë lloj identiteti apo përfaqësie se çfarë do të na sjellin apo do të përfaqësojnë në vendin tonë.
Ndërkohë ajo që dua të them dhe çka është shumë e rëndësishme është fillimi i një strukture komplet organizative të Lëvizjes Rinore për Integrim, e cila do të jetë e korruptuar bashkë me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe me Lëvizjen e Gruas për Integrim. Tashmë detyra juaj ka qenë thjesht në aspektin e evidentimit të problematikave, funksionimit, pjesë mbështetëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por unë mendoj që LRI-ja në Bashkinë e Fierit duhet të jetë një nga promotorët e Lëvizjes dhe e fushatës së LSI-së. Jo vetëm në aspektin e zgjedhjeve dhe të fushatave elektorale, por tashmë duhet të jetë edhe si një promotor i ristrukturimit të gjitha strukturave të LSI-së.
Bashkia e Fierit ka 9 njësi administrative ku ne si LRI duhet t?i mbulojmë siç kemi Komitetin Drejtues këtu sot për qytetin, pra ne duhet t?i ngremë në të 9 njësitë administrative ku jam e bindur ku të gjitha njësitë administrative kanë nga një gjimnaz, ku është një nga detyrat tona kryesore për konsolidimin sepse kemi përfaqësues në çdo gjimnaz sepse na duhet ta konsolidojmë strukturën, ta zgjerojmë më tutje dhe të punojmë me ta. Dhe jo vetëm me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së dhe të LRI-së, por edhe me shumë anëtarë të tjerë, qofshin këta të FRESSH, të FRPD, në mënyrë të tillë për t?i sensibilizuar ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme është sensibilizimi, është sensibilizimi dhe zgjimi i ndjenjës se protestës. Unë jam e bindur që socialistët janë më të zemëruar se demokratët apo se anëtarët e partisë sonë. Pse janë më të zemëruar? Janë të zemëruar se e kanë ndjerë veten të shfrytëzuar, të përdorur, të konsumuar dhe në fund të ditës janë njerëz që janë që janë më pak të shpërblyer nga pushteti i tepsisë së Edi Ramës.
Ju e dini vetë shumë mirë dhe e ndjeni këtu në Fier sesi socialistët për të shkuar dhe për të mbaruar një punë Bashkinë e Fierit nuk e mbarojnë dot sepse ne e dimë të gjithë dhe e thotë i gjithë Fieri që Kryetari i Bashkisë së Fierit nuk është Kryetari, por është gruaja e Kryetarit, e thonë fierakët vetë. Ju e dini shumë mirë që për të shkuar në Fier dhe për të zgjidh një problem kur në 27 vitet e tranzicionit Bashkia Fierit edhe pse është drejtuar historikisht nga Partia Socialiste nuk kishte diferenca midis socialistëve dhe demokratëve për të zhvilluar biznese, për të zhvilluar ndërtimet, apo për tu bërë pjesë e zhvillimit të projekteve të zhvillimit të qytetit, por fierakët pa dallim bindjesh edhe feje, kishin mundësi për të zhvilluar qytetet dhe ka qenë një nga qytetet më të pasura dhe kishte një lëvizje të ekonomisë më shumë se Bashkitë e tjera, qoftë Bashkia e Durrësit që kishte portin e Durrësit apo Bashkia e Tiranës që ishte kryeqyteti. Pra, fierakët janë ata që e ndjenë më shumë nga të gjithë kapjen e institucioneve dhe drejtorive të Fierit nga elementë të cilat nuk kanë lidhje fare me Partinë Socialiste. Po të njëjtën gjë kemi edhe për Albpetrolin, ju e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur me Albpetrolin dhe ju e dini shumë mirë seç ndodh aktualisht me Albpetrolin, me drejtorët e Albpetrolit, me njerëzit që punësohen tek Albpetroli duke paguar para, ose si militantë politik që përdoren vetëm në fushata elektorale dhe pas fushatave elektorale hidhen në rrugë, ju e dini shumë mirë seç ka ndodhur me naftëtarët dhe si janë përdorur ata edhe kështu me radhë. Duhet të protestojmë për 8 kërkesat e studentëve sepse qeveria ose ministrat që ikën, dolën dhe folën për koncesionet që kanë firmosur ditën që i ka shkarkuar Edi Rama, por asnjëri nuk foli për 8 kërkesat e studentëve. 8 kërkesat e studentëve janë shumë të thjeshta, vetëm me 31 Dhjetor, Damian Gjiknuri ka dhënë 58 milion euro koncesion për TEC-in e Vlorës dhe nuk i kushtonte asnjë gjë Edi Ramës mos t?i jepte këto për TEC-in e Vlorës për koncesione. Por le t?ia jepte studentëve dhe u mbyllte kërkesa e parë, ajo që është përgjysmimi i tarifave të studentëve. Nuk kanë nevojë që të bëjë fashat Edi Rama që të vlerësojë kush është student i ekselencës apo kush është ngelësi, kush është kaluesi, kush është i bukuri, kush është i shëmtuari. Nuk e ka vlerësuar njeri Edi Ramës as për të bukur, as për të shëmtuar, as për trendi as për këto.
Nuk është marr njeri me Edi Ramës. Se do fillojnë të merremi dhe ne pastaj me Edi Ramën, me të gjitha çfarë ka bërë Edi Rama, si sillet Edi Rama, çfarë bën, me çfarë merret e tjerë. Pra ka mënyra pa fund për të zgjidhur hallet dhe 8 kërkesat e studentëve që janë shumë të thjeshta, kërkojnë vetëm një vullnet politik dhe dëshirë. Nëse në jemi peng i një kryeministri të çmendur, kjo nuk do të thotë që të lëmë të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, gjithë të ardhmen e Shqipërisë në dorën e një të çmenduri, do ta rrëzojmë me qetësi, pa qetësi, me dashuri, pa dashuri, me angazhim, me protesta, pa protesta, por në dorë të këtij njeriu të çmendur nuk do ta lëmë vendin. Por, në krye të kësaj lëvizjeje duhet ta kuptoni që është rinia, rinia ka bërë ndryshimet në Shqipëri, rinia ka sjellë ndryshimet në Shqipëri, rinia e ka sjellë këtë vend përpara, rinia i ka sjellë shanset dhe mundësitë këtij populli. Prandaj, edhe ne sot në Fier dhe në rrethe të tjera nuk do të ndalemi, por edhe ju që nga ky moment, nxirrni telefonat, hapni listën e njerëzve dhe miqve që keni në mënyrë të tillë që të arrijmë në një pikë të fortë, atë pikë që është solidariteti që e ka karakterizuar gjithmonë LRI-në.
Kryetari i PD, Lulzim Basha uron 28 vjetorin e themelimit të...
Moti i keq ka mbërthyer vendin, ndërsa reshjet e dendura të ...
Për një Dash, të gjesh partnerin ideal është çelësi për një ...
Agjencia hapësinore NASA ka anuluar vizitën e Dmitry Rogozin...
Nga Fatos LubonjaMe aq sa e njoh historinë, nuk më rezulton ...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:30 të pasdites së djes...
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar patrullimet përgjatë gji...
Një banesë pesë katëshe në lagjen Nr. 5 të qytetit të Kukësi...
Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një postim në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Në kinema dhe padyshim në skenën politike.I gjithë ky zemëri...
YouTube është plot me video që premtojnë të spiunojnë në bis...
Një përditësim i madh që ndryshoi krejtësisht mënyrën se si ...
Sa të fiksuar jeni me telefonin tuaj?Përgjigja e vërtetë mun...
Është e vështirë për shumicën e njerëzve të kalojnë disa orë...
Presidenti Meta ka dekretuar sot lirimin nga detyra të të gj...
Presidenti Meta ka dekretuar Elisa Spiropalin si ministre pë...
Ka vetëm pak ditë që këngëtarja Eneda Tarifa ka publikuar kë...
Adelina Ismaili është diva e muzikës shqiptare, e cila për v...
Presidenti Meta ka dekretuar shkarkimin e 7 ministrave të ka...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...