Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ngritur akuza për kryeministrin Edi Rama. Sipas Manjanit, ministrat e kabinetit Rama nuk kanë asnjë lidhje me rolin që i jep Kushtetuta e vendit, Ministrit të Republikës. Përgjegjësia politike është e gjitha e kryeministrit pasi për çdo veprim ministrat duhet të marrin miratimin e Ramës.
?Ndryshime ministrash në qeveri?!
Muhabet kot, po kot fare. Do ikin disa besnikë të Ramës për të ardhur disa besnikë të tjerë.
Problemi përsëri mbetet, pavarësisht kurimit të maskës. Bie fjala, problemet e arsimit të lartë vijnë nga modeli politik i ngrirë në Ligjin e Arsimit të Lartë, jo nga Lindita.
Ashtu si e koncepton dhe ndërton kabinetin qeverisës Edi Rama, asnjë ministër nuk është përgjegjës as para publikut e as para ligjit për sektorin që drejton.
Përgjegjësia politike është e gjitha e Kryeministrit. Kurse përgjegjësia juridike bie mbi drejtorë e nënpunës të tjerë.
Ministri i kabinetit Rama nuk ka as të drejtë nisme politike apo ligjore e madje as të drejtë të flasë e të votojë në mbledhjen e qeverisë.
Ministri i kabinetit Rama e ka të ndaluar të flasë në publik, përveç se kur urdhërohet nga Kryeministria. Në këtë rast teksti kontrollohet paraprakisht nga zyra e gjigande e shtypit.
Ministri i kabinetit Rama as emëron e as shkarkon dot njeri. Ai/ajo thjesht firmos aktet për kompetencë, përmbajtja e të cilave vjen nga Kryeministri.
Asnjë lidhje me rolin që i jep Kushtetuta e vendit Ministrit të Republikës. Asnjë, po asnjë lidhje fare,fare!
Ministri i kabinetit Rama është thjesht një zëdhënës politik dhe një kopsitës letrash zyrtare të zgjidhjeve që imponon Kryeministri.
Ata i largon Rama vetëm kur nuk flasin mirë në televizor, ose kur nuk kopsisin letrat e favoreve që duhet të bëjnë për llogari të Tij.
Ndaj ndryshimi i ministrave nuk është zgjidhja e problemeve të shumta që ka vendi.
Ndryshimi i ministrave nuk zgjidh keqqeverisjen, përkundrazi e maskon atë për të shtyrë edhe pak kohë. Natyrisht po e hëngri njeri këtë maskë të re…
Në historinë tonë politike të 28 viteve, veçanërisht në historinë e Partisë Socialiste këto lloj krizash janë zgjidhur më ndryshimin e Kryeministrave jo thjesht të ministrave.
Kriza është e rëndë sepse vjen nga dështimi i filozofisë politike të atij që drejton. Kur vjen puna që publiku preferon më shumë Kryetarin e Bashkisë (pjellë politike e Ramës) më shumë sesa Kryeministrin e vendit, ky i fundit bie. E rrëzon partia.
Kështu duhet të ishte në kushte normale, nëse PS do ishte vërtetë Partia me demokraci siç ishte dikur.
Në çdo rast, bën çbën PS me rilindjen, është punë për ta. Por hi syve me ndryshime ministrash nuk na hedhin dot!
Vendi ka një përgjegjës. Ky është Edi Rama i vetëm fare!?- shkruan Manjani në rrjetet sociale./CNA.al
Të lëndonShenjat e para të mungesës së besnikërisë janë fjal...
Të flesh nudo do të ndihmojë që të krijosh një lidhje më të ...
Nga Kastriot DERVISHI *Në vitet e diktaturës komuniste, ishi...
Gati të gjithëve na krijohen strija dhe mund të themi që na ...
Një plan ushqimi i shëndetshëm i jep trupit tuaj ushqyesit q...
Historia e një 11-vjeçari që e paragjykojnë dhe e tallin sep...
Ulja e tatimit mbi dividentin ka hapur një debat të gjerë në...
Presidenti Donald Trump tha të dielën se Zëvendëssekretari i...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkua...
Për tetëmbëdhjetë ditë me rradhë studentët protestuan për të...
Artistët dhe qytetarët vazhdojnë me protestën për mbrojtjen ...
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Musatafa gjatë konferencës p...
Kryetari i FRPD-së dhe njëkohësisht deputet i Partisë Demokr...
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet një po...
Muajt e fundit, Qeveria e Kosovës, mediat, por edhe opinioni...
Java politike që lamë pas ka pasur mjaft ngjarje. Që nga kth...
Mijëra veta morën pjesë në një protestë në Beograd kundër po...
Limon i freskëtLimoni i freskët ul kërkesën e trupit për nik...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...