Basha akuzon, Rama e pranon/ Flas në telefon me Lulin
Ditën e sotme Kuvendi ishte mbledhur për shqyrtimin e vettin...
Kjo ditë parlamenti ishte një shans për çdo deputet. Një shans për të treguar se çfarë kemi kuptuar nga protesta e studenteve.
Une jam i bindur se nga raporti që do të vendosim me këtë protestë mund te varet e ardhmja e partive tona politike. Kryeministri ne seancen e kaluar e quajti protestën ?shuplakë? për qeverinë dhe filloi një dialog aspak të lehtë me studentët. Pagimi i çmimit të këtij dialogu të vështirë është e vetmja rrugë e kthimit të energjisë së protestës në energji për ndërtim.
Jemi një vend në zhvillim, me shumë nevoja dhe me pak mundësi buxhetore, ndaj duhet pranuar që në çdo sektor, aq më tepër në arsim kemi probleme ende të pazgjidhura.
Investimi në arsim është investim për të sotmen dhe për të ardhmen ndaj çdo vëmendje e shtuar për arsimin nuk është asnjëherë e ekzagjeruar.
Këtë na kujtojnë studentët me zërin e lartë të protestës, këtë duhet të jetësojmë edhe ne si reagim i urtë dhe i përulur para një pjese të shoqërisë së cilës i kemi shumë borxhe.
Kristina eshte një studente e universitetit Fan Noli, që unë e kam njohur kur ishte gjimnaziste e shkëlqyer. E kam njohur kur së bashku me shoqet e shokët e vet ngritën një bibliotekë me rreth 10mijë libra në shkollën e mesme te përgjithshme Raqi Qirinxhi. Kristina nuk vazhdoi dot studimet në degën që donte për shkak të pamundësisë ekonomike. Zëri i ngritur i Kristinës në protestë do ti vleje jo vetem Kristinës, por edhe të rinjve të tjerë që do të shkojnë më pas në Universitet, nëse mesazhet e protestes kthehen në plan pune për ne.
Ndaj është ngritur një proces dialogu dhe një grup pune për të gjitha kërkesat e studentëve.
Pra zëri i Kristines na vlen pasi me gjithë perpjekjen për të ndërtuar një proces përfshirës gjatë hartimit të reformës, me sa duket nuk ia kemi dalë ende ti bëjmë studentët dhe pedagoget ta ndjejne këtë reformë plotësisht si reformën e tyre. Prej këtej lind nevoja për të bërë plotësime në kuadrin e reformës.
Duhet ta pranojmë se po të mos ishte protesta, disa çështjeve nuk do t?iu vinte rradha kaq shpejt.
Pra protesta ia vlejti. Filloi e drejtë dhe e pastër ndaj rrëmbeu shumë zemra, pavaresisht përkatësive politike.
Nëse opozita do të dinte ta lexonte protestën, protesta do të punonte edhe për opozitën. Por sot u duk se opozita s?ka kuptuar asgjë. Nuk e ka kuptuar se studentet nuk i nxorri në protestë vetëm një VKM.
Ka edhe një faktor tjetër që i ka nxjerrë studentet në proteste.
Janë motrat dhe vëllezërit e tyre që për shkak të një sistemi gjoja të liberalizuar jane në vështirësi për të gjetur një vend pune.
Janë shokët dhe shoqet e motrave dhe vëllezërve që pasi blenë një diplomë dhe moren një teser partie u bënë drejtorë pa pikë merite.
Pra problemi më i madh është trashëgimia e një modeli partizan jomeritokratik.
Për vite me rradhë brezi i ri ra në kurthin e modeleve të lehta, por të shtrembra, të suksesit. Modele të ndërtuara nga hileqarët e politikës së vjetër.
Nuk ka nevojë të thuhet që ketij modelimi nuk i ka shpëtuar dot asnje politikan.
Ne kemi bërë përpjekje jo të vogla për të nxjerrë jashtë ketij modeli të kthyer në sistemi disa sektorë, diku me sukses (si portali i mesuesve, ëmërimet në polici e diplomaci) diku pa sukses sepse llogaria elektorale dhe lufta e paprinciptë partiake, i relativizon përpjekjet vullnetmira për ndryshim. Lexova dje ndjesën drejtuar studentëve të një pedagogu të Universitetit Fan Noli. Ishte ndjesa për rënien shpesh në konformizëm me traditën e keqe. Ishte ndjesa së cilës duhet ti bashkohemi të gjithë, sepse të gjithë, kush më shumë e kush më pak jemi konformuar me modelet e vjetra. Jemi votuar për të qënë termostat në shoqëri, pra për të rregulluar ?temperaturën? e sistemit, por ndonjëherë kemi punuar si termometër duke marrë temperaturën e sistemit të trasheguar. Nuk kemi qënë çekiçi, por kudhra, siç thoshte Martin Luther King.
Për ironi, shpesh, të paktën deri para se studentët të ngrinin zërin e protestës, dukej se edhe vetë të rinjtë ishin konformuar dhe i mbronin modelet e vjetra nga thyerja.
Jo per fajin e tyre, por për shkak se duhet një forcë shume e madhe e brendshme të mos joshesh nga lehtesia e gjetjes së një vendi pune në administrate me nje gjoja-diplomë nga njëri xhep dhe teseren e partisë nga xhepi tjetër.
Eshte e veshtirë të gjesh motivin që të shtyn për të mesuar një zanat, që të jep mundësinë e të jetuarit me punë, ndërkohë që shoku yt jeton më mire se ti, pa pune.
Eshte dekurajuese të punosh për një rroge modeste, kur dikush tjeter pasurohet lehtësisht nga paratë që rrjedhin nga sistemi i korruptuar.
Jo cdo student do të ishte në favor te masave dhe reformave qe e bejne me te veshtire marrjen e provimeve, pavaresisht se të gjithë e kuptojne nevojën për reformim të sistemit tonë arsimor.
Pra sistemi i merites u ndryshk per vite me rradhe dhe filloi te lengoje.
Çeshtja eshte si dilet nga ky degradim. Me thyerje apo me rregullim te brendshem?
Une besoj se sistemet mund të rregullohen edhe nga brenda dhe Shqiperia ka majtas e djathtas politikane që kanë forcën dhe dëshiren të punojnë për të korrigjuar sistemin.
Por forcat pozitive brenda sistemit kane nevoje per presionin pozitiv nga jashte tij. Kane nevoje per ?shuplaken? sic e artikuloi me një fjale kryeministri.
E kam fjalen ketu per nevojen e mosadaptimit, nevojen e moskonfomimit te shoqërisë.
Mosadapimin me sistemin, moskonformimin me status quo-ne.
Zhvillimi nuk vjen nga adaptimi.
E kunderta eshte e vertete.
Mosadaptimi eshte nervi i zhvillimit thoshte Nebil Çika në vitet ?30, ndaj protesta do te ishte një lajm më i mirë se një harmoni e qetë ndërmjet të vjetrës dhe të resë, të shkuarës dhe te tashmes.
Protesta e studentëve na tregoi se Shqipëria është vitale, e re dhe reaguese, ndaj ishtë një ogur i mirë për të gjithë, ndaj rrëmbeu shumë zemra pavarësisht përkatësive politike. Le te perpiqemi gjithsecili në punen e vet të reflektojmë dhe te punojmë per tu vetrregulluar në vend që të vetshkatërrohemi.
Politika e topave të baltës nuk ka fitues. Ka vetëm humbës. Humbës dhe neveritje të politikës. Prej saj ushqehet vetëm antipolitika. Lipset pra nje sjellje e re politike me bazë reflektimin dhe dialogun e vështirë në vend të arrogancës dhe bojkotit.
Ditën e sotme Kuvendi ishte mbledhur për shqyrtimin e vettin...
Humbja e dhëmbëve të qumshtit është një proces përmes së ci...
Iva Aliko është një nga personazhet më të njohura të showbiz...
Iva Aliko është një nga personazhet më të komentuara të show...
Nuk kanë të sosur zullumet në një pjesë të administratës sht...
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku në një...
Në politikë prej gati 25 vitesh, një figurë komplekse që shp...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ditën e so...
Gazetari Artan Hoxha i qenë prezent në emisionin “Java” në R...
Naureda Llagami është zgjedhur sot në krye të Kolegjit të La...
Kam frikë se mund të kem qenë i pari, por radha gjithësesi n...
Shtypi grek vazhdon të publikojë detaje të reja lidhur me ng...
Je ende në kërkim të dashurisë, mos e humb shpresën të trego...
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka falënderuar preside...
Sa herë që flasim për të brendshmet diskutimi mund të kalojë...
Kreu i Opozitës, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në rrje...
Pas formësimit të dy strukturave të rendësishme të drejtësis...
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në...
Në këtë artikull do të tregojmë disa nga arsyet më të shpesh...
Me 72 vota kundër, edhe 52 pro, Kuvendi ka rrëzuar nismën e ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...