Vrasja makabre e studentes/ Zbulohet SMS-ja dërguar shoqes, kur ishte me dy djemtë
Shtypi grek vazhdon të publikojë detaje të reja lidhur me ng...
Kam frikë se mund të kem qenë i pari, por radha gjithësesi nuk ka shumë rëndësi. Sepse e kam shkruar përpara dy javësh që protestën e studentëve po kërkonin ta mbysnin me çdo kusht tre partitë mëdha, secila në mënyrën e vet.
Sot druaj se është dita për të thënë se më ka dalë fjala. Është ndoshta profecia që më trishton më shumë se cdo gjë tjetër, për mosrealizimin e së cilës isha gati të jepja gjithçka.
Jam i bindur se sot zjarrikësit e protestës janë shumë të gëzuar, natyrisht që secili në mënyrën e vet.
Në fillim ata që duan të na bindin që, pavarësisht se studentët ikën me pushime, kërkesat e tyre do të plotësohen, sepse për këtë ditë ka tre javë që i vjen vërdallë dialogut strategu i të gjitha fitoreve tona, Edi Rama. Ata gati po e thonë që studentët mund të pushojnë të qetë e të pashqetësuar, sepse ka kush mendon dhe punon për kauzën e tyre.
Por po aq të lumtur më ngjajnë edhe ata të tjerët që i kanë nxitur ta mbyllin protestën, me argumentin se e gjithë bota është me pushime. Dhe nga kjo festë nuk mund të bëjë përjashtim askush. Sepse edhe ata që janë të revoltuar kanë nevojë të gëzojnë Krishlindjet dhe ta hanë rehat gjelin e Vitit të Ri.
Është fare e qartë. Qeveria ia ka dalë me sukses që t’i japë kohë vetes dhe të zbrapsë një tërmet 8 ballësh, i cili gati ia nxori themelet dhe e zuri poshtë. Ndërsa opozita zyrtare ndjehet e lehtësuar se ka evituar të paktën përkohësisht një cunam politik, që për pak i rrëmbeu asaj qartazi të gjitha funksionet. Dhe nuk është fare rastësi që protesta shkoi me pushime pikërisht në ditën e fundit të parlamentit për këtë vit.
Është pak a shumë si armëpushimet në mes luftrave, kur palët i lejojnë vetes ca ditë paqeje për të lëpirë plagët, por, pse jo, edhe për të tentuar ndonjë marrëveshje.
Dhe në ato ditë pa krisma të gjithë kufinjtë bëhen konvencionalë. Dikush shkon në Holandë, një tjetër prenoton tek Hyatt-i i sapohapur, shumica mblidhen me familjet në shtëpi, ndërsa të tjerët kërkojnë lekë boxh, që të paktën mos e kuptojnë fëmijët se për ta nuk ka realisht festë.
Me sa duket, sado e keqe të jetë, edhe qeveria ka nevojë të gëzojë për dy javë. Dhe sado që të jetë lodhur dhe të ketë luftuar gjithë vitin, dhe opozitës i takon të shplodhet e të festojë si qeveria.
Për gati dy javë studentët e zemëruar me të drejtë do të jenë njësoj të gëzuar me ata që i detyruan të ngrihen e të organizojnë një nga protestat më të bukura që kam parë në 28 vjetët e fundit.
Ka njerëz që besojnë se, megjithatë, kjo nuk do ta shuajë zjarrin e tyre, i cili do të rindizet më i fuqishëm me kthimin e studentëve, pas pushimeve në janar.
Mbase, mbase.. Nuk dua të parashikoj më. Tek e fundit “ëndrra janë, nganjëherë dalin”.
Shtypi grek vazhdon të publikojë detaje të reja lidhur me ng...
Je ende në kërkim të dashurisë, mos e humb shpresën të trego...
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka falënderuar preside...
Sa herë që flasim për të brendshmet diskutimi mund të kalojë...
Kreu i Opozitës, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në rrje...
Pas formësimit të dy strukturave të rendësishme të drejtësis...
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në...
Në këtë artikull do të tregojmë disa nga arsyet më të shpesh...
Me 72 vota kundër, edhe 52 pro, Kuvendi ka rrëzuar nismën e ...
Një grua e fortë dhe e pavarur mund të intimidojë edhe burri...
Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Parlamentit i k...
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste,Taulant ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së...
Soda e bukës është një produkt të cilin e gjejmë normalisht ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrj...
Ka shumë persona që mbajnë dieta të gjata e të mundimshme, p...
Alkool në ekskursion, pushohet nga puna mësuesja e denoncuar...
Policia e Shtetit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ...
Nëse je duke menduar që të heqësh çokollatën dhe verën nga l...
Njeriu që në PD quhet kërmilli për shkak të lëpihet sa andej...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...