web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kuvendi nis hedhjen e shortit të KED

7 Dhjetor 2018, 09:46, Aktualitet CNA

Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta, i cili ashtu sikurse një vit më parë nuk pranoi të hedhë shorteun për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, pasi sipas tij ka një vakum ligjor, sot Kuvendi ka nisur hedhjen e shortit.

Në përbërjen e KED-së janë dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga administrativja.

Ngritja e KED dhe bërja e këtij institucioni funksionale, pritet të plotësojë shtatë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Shorti që po hidhet në sallën e Kuvendit është i hapur dhe po zhvillohet në prani të Avokatit të Popullit; përfaqësuesve nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë; përfaqësuesve të grupeve parlamentare; anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Monitorimit; përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare.





Lajmet e fundit nga