web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

100% taksë për mallrat serbe/ Haradinaj tregon si mund të hiqet

3 Dhjetor 2018, 17:59, Aktualitet CNA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot në lidhje me rritjen e taksës së doganës për mallrat serbe në vlerë 100%, ku ka treguar sesi kjo mund të hiqet si masë.

Haradinaj ka thënë se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm pasi të njihet pavarësia e Kosovës.

Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës e bëri pas takimit që zhvilloi me Komisionerin për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johaness Hahn.

?Nëse Qeveria e Kosovës ka informata se ka ndonjë krizë të ndonjë produkti vital, ne jemi në gjendje t?i furnizojmë. Spitalet apo ambulancat, nuk do mungojnë ilaçet për të gjithë. Do të respektojmë vendimin e Qeverisë, dhe ky vendim mund të anulohet me rastin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ne do punojnë që tani për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për borxhet, të zhdukurit, të drejtat e komunitetit serb në Kosovë e plotë tema tjera e një nga to do të jetë edhe tregtia e lirë mes Kosovës dhe Serbisë?- tha Haradinaj, duke shtuar se ka shpresë që çështja e vizave për Kosovën do të futet në axhendën e Këshillit të BE-së./CNA.al





Lajmet e fundit nga