Zhvillimi nuk është vetëm pagë, por dhe përmirësim i cilësisë së jetës së përditshme
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Në krahasim me një familje europiane, frigoriferi i një familje shqiptare do të dukej bosh shpenzimet për ushqime zënë rreth 44.1% të totalit të shpenzimeve.
Pesha që shqiptarët shpenzojnë për ushqime është thuajse sa gjysma e totalit të shpenzimeve që ai kryen, apo rreth 4 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të Eurostat, pesha që zënë shpenzimet për ushqime në totalin e shpenzimeve të familjeve është 11.1%.
Në Bashkimin Europian, vendet me peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime ishin vendet e Europës Lindore dhe Qendrore. Ndër vendet e Bashkimit Europian peshën më të lartë e kishte Rumania me 26.4% të totalit, e ndjekur nga Letonia me 20% dhe Estonia me 18.7%.
Në Greqi shpenzimet të familjeve për ushqime llogariten sa 16.1% e totalit. Vendet me peshën më të ulët në Europë për shpenzimet për ushqime janë Gjermania me 9.4%, Austria me 8.8%, Irlanda me 8.3%, Luksemburgu me 7.8% dhe Mbretëria e Bashkuar me 7.2%.
Në vendet me të ardhura të ulëta shpenzimet për ushqime zënë peshën më të madhe ndaj totalit të shpenzimeve të familjeve si shenjë e varfërisë. Gjithashtu, të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se Shqipëria është vendi me konsumin më të lartë të bukës dhe drithërat në Europë.
Sipas tabelave të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) ishin 4.9%, më të lartat në Europë.
Shteti i dytë pas nesh është Mali i Zi, me 3.9% të GDP-së si shpenzime për bukë dhe drithëra, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3.3% dhe Maqedonia me 2.9%. Listën e vijon sërish një vend i Ballkanit Perëndimor, Serbia, me 2.7% (të dhënat për Kosovën mungojnë). Edhe Greqia, ndonëse një vend në Bashkimin Europian, shpenzon 2.7% të GDP-së për bukë dhe drithëra.
Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3.3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.1% e 28 vendeve të Bashkimit Europian.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se jo vetëm shqiptarët shpenzojnë më shumë për të siguruar këtë nevojë bazë jetike, por kjo përqindje është më e lartë se 10 vjet më parë. Në 2007-n, viti më i hershëm kur i raporton të dhënat INSTAT, kjo përqindje ishte 4.4, ndërsa në 2016-n u shënua niveli maksimal prej 4.9% e PBB-së (të dhënat e Eurostat janë përditësuar në qershor 2017).
Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 183 euro në vit, më të lartat në rajon. Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre.(Monitor)
Pas atentatit të 4 tetorit në ish-bllok, ku humbi jetën i ri...
Konfkiti midis Ukrainës dhe Rusisë është përshkallëzuar më t...
Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda, me rastin e 10...
Një faqe e re kulturore është hapur është rreshtuar krahas w...
Në rubrikën e letrave personale të The Guardian ka ardhur nj...
Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj e...
Këngëtarja Anxhela Peristeri është një nga personazhet më ak...
Zakonisht është e sikletshme të flasësh për çështje financia...
Si gjithmonë, sa herë që Edi Rama shkel në Kosovë, apo flet ...
Katër ditë më parë policia greke gjeti trupin e pajetë të n...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka bërë me di...
Një doganier i doganës së Kapshticës ka rënë sot në pranga e...
Punimet e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, zhv...
Një grua ka rrëfyer se si një cist ovarian prej 26 kilogram...
Me rastin e festave të fundvitit, rreth 600 deri në 700 të b...
Shpesh i lejojmë fëmijët që të qendrojnë zgjuar shumë vonë,p...
Gjykata e Tribunalit të Hagës për krime në ish-Jugosllavi ka...
Një doganier si dhe tre shtetas të tjerë kanë rënë në pranga...
Rreth 900 të dënuar pritet t’u thonë lamtumirë qelive, për s...
Duhet ta pranojmë që ekzistojnë pyetje mbi jashtëqitjen tua...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...