Meta mesazh klasës politike/ Emigracioni, këmbanë alarmi
Përfaqësues të politikës shqiptare, diplomat të huaj, por ed...
Nga Kastriot Islami
Edi Rama ka vënë nën kontroll gjithçka: i)zgjedhjet prandaj nuk ka rotacion demokratik të pushtetit; ii) biznesin e madh prandaj bizneset e vogla e të mesme po vdesin dhe oligarkët e qeveritarët e korruptuar po pasurohen e qytetarët gjithnjë e më të papapunë po varfërohen me shpejtësi; iii) median që është kthyer në një aneks të Zyrës së Propagandës e të Dizinformimit publik, që mbron bëmat e Edi Ramës e të qeverisë dhe sulmon, shan e ofendon opozitën e kundërshtarët; iv) shoqërinë civile që ose ka vdekur ose është vënë në shërbim të plotë të autokracisë oligarkike lokale si zgjatimi i establishmentit global; dhe v) më së fundmi Prokurorinë e Drejtësinë që mbron politikanët e korruptuar, kriminelët e trafikantët e lidhur me Ramën e qeveritarët e tij dhe burgos e prangos opozitarët e kundërshtarët e regjimit duke filluar nga qytetari më i thjeshtë që prangoset se shet një tufë me spinaq apo mbron shtëpinë e tij nga shembja e paligjshme dhe deri të opozitari që proteston për të drejtat e tij të dhunuara. Dhe i gjithë ky regjim është ngritur për të paralizuar përmes papunësisë e varfërisë veprimin qytetar dhe për të vrarë përmes veprimeve policore e kërcënuese reagimin e protestën qytetare.
Qeversisja Rama, regjim autokratik, policor e antipopullor
Edi Rama drejtuesi i një regjimi autokratik, antipopullor, policor e represiv që ja ka mbyllur opozitës të gjithë rrugët e veprimit institucional në kuvend, duke i mohuar funksionin vendimmarrës, dhe duke e penguar të kryejë funksionet e saj hetimit e kontrollit parlamentar, apo deri edhe duke e goditur për fjalën e lirë. Nuk ka më asnjë dyshim se Rama është një despot i veshur me petkun e një perversi, që mashtron edhe shqiptarët por edhe ndërkombëtarët. Edi Rama ka tentuar të godasë fuqimisht shpirtin e reagimit qytetar duke i nënshtruar ata përmes papunësisë e varfërimit dhe duke i kërcënuar përmes veprimit policor e duke i friksuar përmes veprimeve të grupeve kriminale të lidhura me qeverinë. Edi Rama e ka vrarë shpresën e të gjithë shqiptarëve duke ju mbyllë të gjithë shtigjet dhe duke i lënë të lirë vetëm një rrugëdalje, emigrimin e kthyer Shqipërinë në vëndin e parë në botë si azilkërkues në vëndet e BE. Edi Rama përmes mashtrimeve dhe komprometimit ka tentuar tju mbyllë gojën disa zyrtarëve të lartë në Bruksel e përfaqësues të tyre në Tiranë për keqqeverisjen e vëndit dhe lidhjet e qeverisë Rama me mafian e krimit e të trafiqeve, kultivimin e kanabisit dhe korrupsionin galopant që po fundos ekonominë e vendit. Dhe më së fundmi Rama, në panik e çoroditur, po vrapon në strehën e tij të fundi, duke u shndërruar në një nacionalist mediokër e të shëmtuar dhe në një kritik të lidershpit europian e amerikan, thjesht nga frika e humbjes së pushtetit dhe ndëshkimi si autokrat i korruptuar.
Qeverisja Rama po i detyron shqiptarët të emigrojnë?
Shqipëria është në udhëkryq për të mos thënë ka rrëshqitur drejt humnerës dhe vendi po boshatiset nga qytetarët e saj që emigrojnë të pashpresë. Demokracia është në rrezik të madh, sepse shteti ligjor është plagosur rëndë, institucionet janë marrë peng, krimi e korrupsioni janë bërë njësh me qeverinë dhe të drejtat e njeriut dhunohen dhe nuk ka më kush ti mbrojë. Ekonomia është drejt kolapsit e rrënimit të pakthyeshëm. Revolta është në prag të shpërthimit se thika ka vajtur në palcë ndonëse duket sikur njerëzit kanë frikë e do të vazhdojnë të nënshtrohen.
Rrugëdaljet për qytetarët e pashpresë nga qeverisja Rama
Qytetarëve të pashpresë ju kanë mbetur disa rrugë, shumica të pasigurta: Ose ti nënshtrohen një regjimi diktatorial që shumë shpejt mund të vendoset në vend. Ose të vazhdojnë të emigrojnë për të gjetur zgjidhjen personale apo të familjes së tyre, por dyert e emigrimit po mbyllen çdo ditë nga të gjithë anët. Ose të shpërthejnë në revolta të papërmbajtshme dhe me pasoja të rrezikshme e të paparashikueshme për të gjithë pa përjashtim. Ose të bashkohen e të kontribuojnë për ngritjen e një opozite të besueshme që i drejton e i hap rrugën një alternative shprese.
Rama i frikësuar gjen strehë si nacionalist mediokër
Qeveria Rama ka rënë dhe vendi i paqeverisshëm po shkon drejt anarkisë. Rama është peng i korrupsionit e krimit dhe s?arrin dot të dalë prej andej; këtë e ka kuptuar dhe ndjen edhe vetë në çdo moment. Asnjë lloj marifeti, qoftë edhe shfaqjet teatrale prej kllouni nacionalist me një gjuhë ordinere kundër BE e SHBA, nuk e nxjerr dot nga kjo gjëndje, prandaj ndjen shumë frikë nga fundi i tmerrshëm e mbi të gjitha nga ndëshkimi. Egërsimi dhe sulmi verbal ndaj kundërshtarëve e gazetarëve, deri edhe ndaj lidershipit europian, është shenjë frike nga tmerri që ndjen e nga paniku për shkak të pasigurisë. Në momentet e fundit, mund të fillojë edhe të lëpihet e të jargavitet duke u lutur për të shpëtuar por edhe mund të çmëndet duke uluritur e dhënë urdhëra të marrosur që nëse do të zbatoheshin, qoftë edhe pjesërisht, do të ishin me pasoja të rrezikshme për qytetarët, duke e komplikuar tmerrësisht fundin e tij. Thënë shkurt e qartë: Rama drejt largimit po ?vdes? nga frika e mund të dorëzohet i ligështuar, por edhe mund të çmëndet e të shpërthejë nga marrëzitë e nga frika. Ky është gjithnjë fundi i despotëve, qoftë edhe atyre perversë e të maskuar. Nuk duhet pasur as frikë, as dyshime dhe as duhet bërë kompromis me të keqen që po jep shpirt pavarësisht nga marrëzitë e fundit nga frika, ligështimi, makthi a çmenduria. Duhet ndëshkuar dhe nuk duhet lejuar të arratiset. E gjithë pasuria e tij, qoftë edhe ajo e mbyllur në llogari off shore duhet konfiskuar, sepse ka shumë gjasa që këto veprime të fundit po i kryen për të negociuar mos prekjen e të gjithë kësaj pasurie të paligjshme.
Përfaqësues të politikës shqiptare, diplomat të huaj, por ed...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në T...
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha duket se ka ndryshuar axhen...
Gazetari Mero Baze në një artikull të tijin është shprehur s...
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka lëshuar aku...
Një shtetas shqiptar është arrestuar gjatë ditës së sotme ng...
Protestuesit e Unazës së Madhe kanë hequr blloqet e betonit ...
Mbrëmjen e sotme në emisionin Fiks-Fare do të transmetohet r...
Pas publikimit të lajmit se kreu i demokratëve braktisi Shqi...
Analisti Andi Bushati ka komentuar takimin mes qeverisë koso...
Pas një dite të lodhshme pune trupi ynë përjeton një lloj lo...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ja ka...
Këngëtarja Bleona Qereti ‘ka shpërthyer’ ndaj gazetarëve. Në...
Gafa e sotme e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bash...
Komandant i Forcave të NATO-s, James Foggo i ka vënë ultimat...
Nga Kreshnik KuçajShqipëria e ka festuar gjithnjë në mënyra ...
Donald Trump ka sulmuar sërish rrjetin CNN, duke thënë se rr...
Pas qëndrimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e dj...
Lindita Protoduari, një prej banoreve të Astirit ka bërë një...
Me rastin e mbushjes së 40 ditëve nga vdekja e 35-vjeçarit, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...