Dyshohet se vranë rumunin/ Në pranga dy shqiptarë
Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italian...
Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Luan Dervishi mbyll të premten siparin e procesit të vetingut për kandidatët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke i hapur kështu rrugën krijimit të institucionit të rëndësishëm në kuadër të reformës në drejtësi.
Seanca dëgjimore me Luan Dervishin pritet të zhvillohet mesditën e së premtes, ndërkohë që trupi gjykues përfaqësohet nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Pamela Qirko.
Gjyqtari Dervishi u bë pjesë e listës së dytë të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor, pas vakancës së shpallur për një pozicion nga Gjykatat e Apelit jashtë Tiranës. Ai e ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985 dhe para se të emërohej gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës ka punuar si inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Luan Dervishi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]
Skeda e pasurisë së gjyqtarit të Apelit të Shkodrës, Luan Dervishi për vitet 2003-2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Dervishi zotëronte pasuri me vlerë 5.1 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklaratës së tij të parë, ai zotëronte një truall të blerë për 2400 USD, një shtëpi të ndërtuar pa leje, të deklaruar në vlerën e 2.5 milionë lekëve, dy garazhe, një automjet dhe depozitë bankare e kursime në cash në vlerën e 1.9 milionë lekëve.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Luan Dervishi është rritur me 5 herë dhe kap vlerën e 27 milionë lekëve. Ajo ndahet në 6.7 milionë lekë likujditete bankare, 10.6 milionë lekë kursime të akumuluara në cash, automjete me vlerë 9.3 milionë lekë dhe aksione prej 125 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese 2004-2017 janë 53.6 milionë lekë. Paga nga funksioni e zotit Dervishi zë 35.8 për qind të totalit, ndërsa pjesa më e madhe e të ardhurave e ka burimin nga puna e fëmijëve të gjyqtarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, subjekti deklaron të ardhura nga dhënia me qera e garazheve në masën 3 për qind.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, 4 rezultuan me diferenca negative mes të ardhurave dhe shpenzimeve dhe 10 të tjera janë pa probleme.
Gjyqtari Dervishi rezulton me diferenca të pambuluara për vitet 2009, 2011, 2012 dhe 2013, vite që përkojnë me pagesa të konsiderueshme për shkollimin e djalit dhe të vajzës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shuma e pajustifikuar për të katërta vitet është 3.8 milionë lekë.
BIRN evidentoi gjithashtu disa ?flamuj të kuq? gjatë analizës, të cilat lidhen me vlerat e konsiderueshme cash të akumuluara përgjatë viteve, mospërputhjet në deklarimin e numrit të garazheve si dhe mungesën e të dhënave të plota për shitjen e shtëpisë së vetme të gjyqtarit.
Në vitin 2003, zoti Dervishi ka deklaruar se zotëron përveç shtëpisë së ndërtuar pa leje edhe dy garazhe. Por përgjatë viteve të mëpasme, ai deklaron se ka përfituar qera nga 3 garazhe. Ndërsa në vitin 2016, gjyqtari, familja e të cilit është tashmë e gjitha në SHBA vendos të shesë shtëpinë e ndërtuar pa leje në Shkodër. Ai deklaron se blerësi i ka paguar një këst prej 20 mijë eurosh, ndërkohë që mungojnë të dhënat për vlerën e plotë të kontratës së shitjes së shtëpisë.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italian...
Mëngjesin e sotëm aksi rrugor Levan-Tepelenë është bllokuar ...
Gazetari Elio Laze ka publikuar së fundi një web page, majta...
Prokurori i Prokurorisë së Elbasanit, aktualisht prokuror i...
Nga fundjava që lamë pas i gjithë vendi u pushtua nga reshje...
Renato Mekolli duket se po e kthen në ngjarje të zakonshme t...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra p...
Qeveria e Kosovës deklaroi dje se nuk tërhiqet nga vendimi p...
Anika kërkon të dijë nga Najantara pse e braktisi. Përgjigja...
Xhengiz dhe Arzu varrosin trupin e Rëzait. Arzu ndjen se dik...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Katër persona, të dyshuar për vrasjen e liderit serb të Inic...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Air Albania do të nisë fluturimet ajrore nga Rinasi në filli...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk do të pranojë ...
Vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira te ...
DASHI 21. mars – 20. prill Jeni të rrethuar nga një atmosfe...
Nga Bledian KokaSot edhe shqiptari i fundit që nuk kishte dë...
Protesta e banorëve të Astirit paraditen e sotme para ambien...
Një shtetas shqiptar humbi u vra nga policia greke në kufiri...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...