Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
(Në përgjigje të interesit të shumë demokratëve të zhgënjyer nga shkeljet e rënda të statutit dhe nga zgjedhjet fiktive, që po zhvillohen në Partinë Demokratike)
Megjithëse unë e kam deklaruar publikisht se nuk më lidh më asgjë me partinë personale të Lulzim Bashës, në adresën time kanë vërshuar këto ditë një numër i pazakontë mesazhesh dhe telefonatash prej demokratësh nga e gjithë Shqipëria. Thelbi i shqetësimit të tyre është se zgjedhjet e befasishme që po bëhen në çdo degë të vendit në PD po shoqërohen me shkelje të rënda statutore, por mbi të gjitha se prej tyre nuk pritet asnjë lloj produkti pozitiv, por thjesht po kalçifikohet statuskuoja e një partie të marrë peng nga një njeri i vetëm.
Duke i qëndruar besnik vendimit tim për të mos pasur asnjë konflikt interesi me partinë e Lul Bashës, e ndjej si detyrim ndaj qindra e mijëra demokratëve me të cilët kam pasur fatin të njihem e bashkëpunoj për shumë vite, në opozitë dhe në pushtet, në të ditë të mira e në të këqija, që t’u them dy fjalë edhe unë. Është minimumi që mund të bëj për të shprehur mirënjohjen dhe respektin për secilin prej tyre, jo thjesht për shkak të tallazeve, që kemi kapërcyer bashkë, por sepse besoj fort që e djathta mbetet sërish alternativa më e mirë për Shqipërinë.
Të nderuar miq,
Në pamundësi që t’ju përgjigjem të gjithëve për atë që më shkruani, do të përpiqem të përmbledh sa më shkurt atë që unë mendoj se po ndodh me Partinë Demokratike sot dhe si e shikoj unë zgjidhjen e kësaj problematike në të ardhmen.
Ju mund të çuditeni se si ka mundësi që të vijnë ato kandidatura, shumica e të cilave kanë humbur si derri në disa zgjedhje rrjesht, dhe si është e mundur që të mos respektohet asnjë normë statutore për të pasur një proces normal, por unë nuk habitem aspak. Sepse tek e fundit, humbja ka shumë vite, që konsiderohet si fitore në partinë e Lulzim Bashës. Sepse cilado qoftë humbja e Partisë Demokratike apo qytet të Shqipërisë, ajo është e pakrahasueshme me disfatën e thellë kombëtare të saj, për të cilën dihet se kush është përgjegjësi.
Ndaj çdo kryetar dege është në të drejtën e vet të pretendojë të drejtojë sërish, kur e shikon veten në raport me përgjegjësinë e kryetarit të madh të partisë.
E thënë shkurt, rikonfirmimi i tyre legjitimon tërthorazi të drejtën e Lulzim Bashës për të vijuar të drejtojë opozitën pavarësisht rezultatit. Dhe ky është një precedent, jo vetëm në Shqipëri, por besoj që përbën një fenomen botëror, sepse nuk ka ndodhur kurrë më parë në anjë vend tjetër të lirë dhe demokratik.
Ju me të drejtë thoni se kush i merr vendimet për kandidatët, ndërkohë që kryesia nuk mblidhet prej kohësh, dhe si ka mundësi që në një parti të kapluar prej vitesh nga gjumi letargjik, papritur bie çanga dhe i thuhet se do të behën zgjedhjet nesër. Kush ishte emergjenca për ta mbyllur me kaq urgjencë procesin, protesta e Astirit, apo shpresa për ta futur në krizë qeverinë me mosdekretimin e ministrit të Brendshëm? Por mbi të gjitha çfarë lidhje kanë këto kauza, nëse janë vërtetë të tilla, me opozitën të tërësi dhe me Partinë Demokratike në veçanti?
Ju me siguri që vrisni mendjen se me çfarë formule po zgjidhen kandidatët për kryetarë degësh në Partinë Demokratike, me atë të preleminareve amerikane, siç thonte para 2 vjetësh duke rrahur gjoksin Lulzim Basha, apo me këtë të përzgjedhjes së Konservatorëve Anglezë, siç deklaroi i njëjti personazh para 10 ditësh me të njëjtin pathos?
Por ju me siguri mendoni se, kur nuk keni asnjë lloj mundësie për të zgjedhur kryëtarët e degëve që doni, a do t’u lërë njeri që të zgjidhni neser deputetët apo kryetarët e bashkive? Vetëm budallenjtë mund ta përfytyronin këtë mrekulli, që nuk ka për të ndodhur kurrë. Sepse kryetarët e degëve, kështu siç është katandisur partia, vetëm çelësat e kashtës kanë, por edhe aty ju nuk keni akses. Ndaj le të shërbejnë këto zgjedhje blitz për të bindur edhe më të fundit, që kanë mbetur prej jush, të cilët ende kanë pasur një shpresë se mbase Luli do të ndryshonte dikur, se ky është mision i pamundur.
Më sqimatarët prej jush mendojnë pa asnjë dyshim se një parti që nuk ka minimumin e respektit dhe vlerësimit për votën brenda shtëpisë së vet e ka humbur një herë e përgjithmonë moralin për t’i kërkuar lojë të ndershme kundërshtarit politik. Dhe të jeni të sigurt që këtë e lexojnë tamam të gjithë shqiptarët, sado të painformuar dhe të distancuar qofshin nga politika aktive. Ndaj edhe rezultatet e PD që nga dita që Lulzim Basha u emërua kryetar i saj kanë ardhur duke u përkeqësuar. Dhe të jeni të sigurt, që po vazhdoi kështu, më e keqja nuk ka ardhur akoma.
Por mbi të gjitha, kjo është arsyeja se pse kur Lulzim Basha dhe dishepujt apo shefat e tij çirren për votat, që na vjedh gjithmonë Edi Rama dhe Partia Socialiste, pakkush e merr seriozisht në këtë vend.
Sipas meje këto janë vetëm disa nga argumentet se përse, megjithë zullumet dhe skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë së Edi Ramës, opozita e Lulzim Bashës, jo vetëm nuk bën përpjetë, por vazhdon të bjerë në sondazhet e njëpasnjëshme të perceptimit të publikut.
Ndaj, edhe për të mos u zgjatur, mendoj se këto zgjedhje urgjence, që po mbahen në këtë kohë kolere për të balsamosur privatizimin final të Partisë Demokratike, nuk janë procesi juaj.
Sa të mundni dhe në mënyrën që do ta gjykoni vetë sipas rastit, qëndroni larg tij! Injorojeni si një zgjebe të pamerituar për qindra mijëra demokratët, që kanë kontribute dhe sakfrica të panumërta në historinë e gjatë të Partisë Demokratike.
Dhe po jua tregoj që tani se çfarë do të ndodhë me të gjitha degët kudo në Shqipëri. E gjithë gara e farsës së Lulzim Bashës nuk do të jetë se kush do të zgjidhet, se për kryetarët ka mbaruar punë, që ditën kur i ka caktuar kandidatët, në shkelje të rendë të statutit. Por, njësoj si kur kishte përballë Eduard Selamin, do të përpiqet që të shënojë rezultatin e një pjesmarrjeje të lartë. Që do të thotë se vota juaj nuk ka asnjë vlerë, si kur hidhet, ashtu edhe kur mungon. Dhe në këto kushte njeriu i bën vetë llogaritë, në ia vlen apo jo që të ndjekësh një rrugë të deformuar që nuk ka lidhje as me fitoren dhe as me integritetin politik.
Sipas meje, e vetmja zgjidhje që, jo vetëm e djathta, por Shqipëria në përgjithësi ka për të pasur një opozitë dinjitoze përballë një pushteti të korruptuar dhe arrogant është që ju të mendoni seriozisht për një alternativë tjetër. Që të mos ketë asnjë lidhje me hipokrizinë ekstreme të atij nuk ka asnjë lloj përgjegjësie dhe empatie për ju. Të atij që bën sikur niset për luftë me pushtetin dhe përfundon në një pazar të neveritshëm, mu në mes të sheshit të kryeqytetit. Por sidomos, të atij që nuk e ka për turp fare që, pasi vjedh shtëpinë e vet, të bërtasë “kapeni hajdutin” duke treguar me gisht nga komshiu.
Sido që ta mendoni dhe ta vendosni, do të keni mirëkuptimin tim të plotë.
Anjeza Maja ishte e ftuara e Ermal Peçit dhe Sara Gjordenit ...
Kreu i PD-së Gjirokastër ka njoftuar tërheqjen nga rikandidi...
Qyteti i Vlorës është tronditur është tronditur gjatë mbrëmj...
Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hysenit, disa ditë më pa...
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e ...
Problemi dhe dhimbja e rreth 2000 banorëve që qeveria ka ven...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në një int...
Kryetari në detyre i degës të PD Gjirokastër, Roland Bejko ...
Prej disa ditësh banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë po v...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vendosi të ...
Ish- kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika, ka lënë sot qelinë. ...
Partia Demokratike vijon të kërkojë arrestimin e kryebashkia...
Një faqe online e Neritan Sejaminit, atij që ish-kryeministr...
Drejtuesit e tri institucioneve të të drejtave të njeriut – ...
Kreu i PD, Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga selia b...
Pas urdhërit të nxjerrë nga ana e kryetarit të PD Lulzim Bas...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një dalje pë...
Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Anjola Hamzaj është një nga spikeret më të njohura të lajme...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...