Shehi e thotë copë/ Nëse Vettingu i politikanëve nuk bëhet, do djegim mandatet
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka thënë se është pro djegies...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat pas takimit me banorët e Unazës së Madhe ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.
Basha ka thënë se Rama është një hajdut, sepse do të vjedhë 40 milionë euro duke shkelur ligjin e prokurimeve, atë të legalizimeve, kushtetutën dhe duke shkelur ligjet për shpronësimet.
Më tej kryedemokrati është shprehur se qytetarët nuk duhet të presin që kjo e keqe të vijë në dyert e tyre, por duhet të bashkohen këtu, sepse kjo betejë nuk është vetëm për këta protestues dhe familjet e tyre, por është për të gjithë qytetarët.
?Rama ka treguar se është në gjendje që të shkelë jo vetëm mbi ligjin e kushtetutën, por mbi sigurinë e këtyre familjeve, mbi jetën e këtyre vogëlushëve, prandaj u them gjithë shqiptarëve: Ngrihuni, sa nuk është vonë, këtu dhe kudo që të jenë?,- u shpreh Basha.
Prononcimi për mediat:
Zoti Basha, Rama sapo ka thënë në facebook se kjo nuk është një protestë e hallexhinjve, por protestë e Partisë Demokratike dhe e opozitës.
Edi Rama është një hajdut, sepse do të vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin, duke shkelur ligjin e prokurimeve, duke shkelur ligjin e legalizimeve, duke shkelur kushtetutën, duke shkelur ligjet për shpronësimet. Ky nuk është projekt për qytetin e Tiranës, ky është projekt për Vilën e Surrelit. Agai i Surrelit do që me një të rënë të lapsit, të marrë 40 milionë euro, pasi pazaret i ka bërë kokë për kokë, është ulur ai kokë më kokë për të bërë pazaret e tenderit, për të vjedhur 40 milionë euro. Ndërsa ne jemi këtu në krah të këtyre njerëzve për t?i mbështetur dhe për të denoncuar këtë megavjedhje.
Zoti Basha, janë shoqëruar me dhjetëra protestues, çfarë ka bërë opozita për ta? Ka marrë informacionin e duhur ku janë shoqëruar këta protestues, dhe çfarë do bëhet në vijim?
Ne jemi 24 orë pranë tyre, kudo ku ata janë shoqëruar ka pasur deputetë të opozitës, u kemi ofruar ndihmë ligjore dhe u kemi ofruar familjarëve të tyre gjithë solidaritetin, ndihmën dhe mbështetjen tonë, shpirtërore, ligjore dhe të gjithanshme.
A ka ndryshime gjatë këtyre 24 orëve, ka ndryshuar situata??
Ka ndryshuar. Po ju s?keni hetuar fare për këtë punë, prisni të vij unë t?jua them? Hetojini dhe ju se sa janë, sa janë liruar, se kush janë këta persona, pse janë ndaluar. Bëni edhe ju punën tuaj, mos prisni të vij unë t?jua them gjithçka.
Qytetarët nuk duhet të presin që kjo e keqe të vijë në dyert e tyre, por duhet të bashkohen këtu, sepse kjo betejë nuk është vetëm për këta protestues dhe familjet e tyre, por është për të gjithë qytetarët. Shikoni, ato 40 milionë euro që do të marrë agai i Surrelit, se ky është projekt i Vilës së Surrelit, nuk është projekt i qytetit të Tiranës. Kjo është megavjedhje. Nuk ka në analet e historisë së infrastrukturës botërore, ky është kandidat për librin Guiness për vjedhjen që po bëhet këtu, dhe kjo vjedhje bëhet drejtpërdrejt nga Edi Rama. Pse nuk është bërë prokurimi? Sepse ky vetë është ulur kokë më kokë me ato 3 kompanitë dhe u ka thënë: ti do marrësh kaq e unë kaq. Kështu me të dytin e kështu me të tretin. Ky është projekt i Vilës së Surrelit. Vila e Surrelit do të lërë këta vogëlushë pa shtëpi. Për Vilën e Surrelit, për xhepat e tij, për pasurinë e tij, i ka traumatizuar gjithë këta familjarë. Pra, ka treguar se është në gjendje që të shkelë jo vetëm mbi ligjin e kushtetutën, por mbi sigurinë e këtyre familjeve, mbi jetën e këtyre vogëlushëve, prandaj u them gjithë shqiptarëve: Ngrihuni, sa nuk është vonë, këtu dhe kudo që të jenë!
Çfarë do t?u sugjeroni banorëve të Astir-it, pas protestës së djeshme?
Unë nuk kam nevojë t?u sugjeroj asgjë banorëve të Astirit. As unë e as ju. E dinë vetë se çfarë bëjnë. Një gjë ju kam thënë, do të jemi në krah të tyre dhe jemi në krah të tyre. ?
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka thënë se është pro djegies...
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Përgjigja ime” teksa ka r...
Genc Deromemaj, ndërtuesi në hije i familjes dhe përfaqësues...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka lëshuar...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pasi moderatori Ylli Rakip...
(Në përgjigje të interesit të shumë demokratëve të zhgënjyer...
Anjeza Maja ishte e ftuara e Ermal Peçit dhe Sara Gjordenit ...
Kreu i PD-së Gjirokastër ka njoftuar tërheqjen nga rikandidi...
Qyteti i Vlorës është tronditur është tronditur gjatë mbrëmj...
Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hysenit, disa ditë më pa...
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e ...
Problemi dhe dhimbja e rreth 2000 banorëve që qeveria ka ven...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në një int...
Kryetari në detyre i degës të PD Gjirokastër, Roland Bejko ...
Prej disa ditësh banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë po v...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vendosi të ...
Ish- kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika, ka lënë sot qelinë. ...
Partia Demokratike vijon të kërkojë arrestimin e kryebashkia...
Një faqe online e Neritan Sejaminit, atij që ish-kryeministr...
Drejtuesit e tri institucioneve të të drejtave të njeriut – ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...