Paketa Antikorrupsion/ Shkarkohet drejtori dhe 21 inspektorë të Hetimit Tatimor
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për me...
Vrasja e 35-vjeçarit shqiptaro-grek në Bularat të Gjirokastrës disa ditë më parë gjatë një përplasje me forcat RENEA ka sjellë jo pak reagime në Shqipëri dhe në Greqi.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe avokti Spartak Ngjela, i cili në një postim në rrjetet sociale e cilëson si reagimin në Greqi, si ? pjesë e marrëzisë së vjetër greke antishqiptare.?.
Nga ana tjetër Ngjela thekson se në Shqipëri, kjo klasë politike drejtuese nuk ka lidhje fare as me dinjitetin e shtetit shqiptar, dhe as me personalitetin dhe historinë e shqiptarëve.
Por, më tej avokati Ngjela paralajmëron se ?Do t’i paguajnë të gjitha, por shqiptarët ende nuk po lajnë dot hesapet me hajdutët injorantë që po drejtojnë Shqipërinë.?.
Sipas Ngjelës, tani që bota e kuptoi se gjithçka në historinë ballkanike ka qenë iliro-arbërore, në vend që të rindërtojnë koshiencën e tyre historike, hidhen kundër shqiptarëve, të cilët ndërkohë sigurisht që po rimarrin historinë e tyre, të grabitur nga hordhi të ashtuquajtura greke që kanë ardhur nga Anadolli dhe Arabia në 200 vjetët e fundit.
Po ashtu, Ngjela paralajmëron se Arbëria do të ribashkohet si komb shqiptar.
?Në Arbëri është kthyer Gjergj Kastriot Skënderbeu, dhe këtë duhet ta dinë mirë që nga Moska e deri në Beograd e Athinë. Unifikimi i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është kërkesë e kohës dhe një tendencë e sotme historike.?-shkruan ndër të tjera Spartak Ngjela.
Postimi i plotë:
Banditi grek është pjesë e marrëzisë së vjetër greke antishqiptare.
Kurse në Shqipëri, kjo klasë politike drejtuese nuk ka lidhje fare as me dinjitetin e shtetit shqiptar, dhe as me personalitetin dhe historinë e shqiptarëve.
l. Një bandit grek që erdhi për të vrarë shqiptarët, po trumbetohet si hero në Greqi, dhe në Shqipëri po hesht edhe shteti, edhe media. Janë të blerë sigurisht.
Në njëqind vjet edhe media, edhe pushtetarët e lartë shqiptarë, kanë qenë dhe janë fatkeqësi e shqiptarëve.
Fatkeqësia e shqiptarve kanë qenë në 100 vjet se janë shitur, kurse sot e kanë dy fish peshën antishqiptare që i karakterizon: kanë grabitur shqiptarët dhe kërkojnë ndihmë në Athinë e në Beograd me lloj-lloj marifetesh; madje po shkojnë deri në Moskë.
Por janë të trembur, prandaj flasin përçart, kurse shqiptarët janë të kapur në lakun e politikës dhe të krimit. Paguhet krimi nga politika, dhe dominohen shqiptarët nëpërmjet krimit: kjo është filozofia e hajdutërisë së përgjithshme të korrupsionit kryeministror aktual në Shqipëri. Por hordhitë e blera në bashkëpunim me krimin kanë bllokuar gjithçka në Shqipëri. Dhe kjo është arsyeja që provokimit të pështirë grek që po ngre një terrorist antishqiptar, nuk i përgjigjet as politika në të gjithë rrafshin e saj, si mazhorancë dhe opozitë, por as media dhe as publicistika shqiptare.
ll. Nuk janë të trembur vetëm të korruptuarit e Shqipërisë; por kuptohet se të trembur janë edhe hordhitë greke antishqiptare. Se reformimi moral i Shqipërisë i shqetëson edhe pushtuesit e territoreve shqiptare, edhe të korruptuarit e Shqipërisë, njëlloj.
Kurse grekët e shohin se nuk ka më të ardhme gënjeshtra greke për historinë arbërore, dhe ndihen të tromaksur në patologjine e tyre njëqind e pesëdhjetë vjeçare.
I kanë bërë të gjitha kundër shqiptarëve: i kanë vrarë, i kanë quajtur turq, nuk i kanë lënë të flasin shqip, dhe i kanë masakruar për një këngë shqiptare. Me një kishë greke që nuk ka lidhje fare me humanizmin e Jezu Krishtit, por me mentalitetin oriental të masakrimit që po vijojnë edhe sot si në njëqind e pesëdhjetë vjet të vjellin vrer kundër shqiptarëve. Përcaktimin e saktë të kësaj kishe na e ka bërë saktë Fan Noli, kur e ndau ortodoksinë shqiptare në autoqefalinë e vet.
Turp për një politikë mesjetare dhe të inkriminuar greke që ngre në qiell një vrasës ordiner! Por është urrejtja antishqiptare që i shtyn në këtë moçal mesjetar, sepse e dinë që historia e re e Shqipërisë së përkrahur ndërkombëtarisht, i lë zbuluar këta si pushtues territoresh shqiptare, falsifikatorë të historisë dhe të inkriminuar në genocidin antishqiptar që nga Janina e deri në Prevezë.
Do t’i paguajnë të gjitha, por shqiptarët ende nuk po lajnë dot hesapet me hajdutët injorantë që po drejtojnë Shqipërinë.
III. Por janë dhe me intelekt të dobët.
Asnjë gjëmb në këmbë nuk iu hyn shqiptarve nga llafazanëria greke që bërtet nga frika.
Është në gjendje të rëndë Greqia, dhe nga mendjengushtësia antihistorike, mendojnë që shpërbërja e tyre mund të vijë nga Shqipëria. Koha i ka trembur, por faji është i tyre, dhe është një faj historik. Kanë falsifikuar historinë, dhe tani kanë marrë përbuzjen e Perëndimit. Kanë marrë mbi vete, si pasardhës, historinë e qytetërimit perëndimor si gjenezë, dhe tani që bota e kuptoi se gjithçka në historinë ballkanike ka qenë iliro-arbërore, në vend që të rindërtojnë koshiencën e tyre historike, hidhen kundër shqiptarëve, të cilët ndërkohë sigurisht që po rimarrin historinë e tyre, të grabitur nga hordhi të ashtuquajtura greke që kanë ardhur nga Anadolli dhe Arabia në 200 vjetët e fundit.
Në fakt ka njëzet vjet që, hordhitë anadollake në Greqi, po i tremb pavarësia e Kosovës. Në të vërtetë kjo është Thëmbra e Akilit dhe epiqendra e shqetësimit të tyre që realisht është patologjike, sepse aty te pavarësia e Kosovës ka nisur rimëkëmbja historike e Shqipërisë dhe e shqiptarëve si botë arbërore në Ballkanin Perëndimor.
Dhe kjo do të vijojë në rrugën që ka nisur, se kjo është politika e re ballkanike e drejtuar nga Uashingtoni dhe Berlini. Gjithçka do të shkojë në vendin e vet në Ballkanin Perëndimor, dhe për këtë duhet të jenë të përgatitur edhe grekët edhe serbët me politikat e tyre: Arbëria do të ribashkohet si komb shqiptar.
Në Arbëri është kthyer Gjergj Kastriot Skënderbeu, dhe këtë duhet ta dinë mirë që nga Moska e deri në Beograd e Athinë. Unifikimi i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është kërkesë e kohës dhe një tendencë e sotme historike.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për me...
Prokurori Besim Hajdarmataj ka kërkuar përjashtimin e gjyqta...
Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua te...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e n...
Përfaqësuesi i Prokurorisë Luan Abazaj gjatë mbledhjes së Ko...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri në një dekla...
Banorët e Unazës së Re në Tiranë janë shoqëruar në Komisarit...
Për prokurorët dhe gjyqtarët e dosjes “Volvo 4” Dritan Prenç...
CNA.al prej disa ditësh ka denoncuar një skandal i cili po n...
Një atentat mafioz ka tronditur qytetin bregdetar mbrëmjen e...
Majorka Thanasi, studente e vitit të tretë për shkenca kompj...
Policia e Matit ka arrestuar një shtetas, nën akuzën e “Kano...
Prokuroria për Krimet e Rënda ka vendosur të administrojë si...
Rreth 10 ditë më parë ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa...
Nga Mitro Çela * Një herë e një kohë më vunë nishanin e shef...
Këtë vit, moti ka rezultuar tërësisht i paparashikueshëm. Te...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim m...
Dje në mbrëmje në emisionin opinion në TV Klan ka pasur një ...
Policia kufitare e Rinsit ka vënë në pranga një shtetas ital...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...