Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri në një deklaratë për mediat nga selia blu është shprehur se kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako duhet arrestuar sa më parë.
Strazimiri ka thënë se një ditë liri për Dakon, është një ditë e lirë për bandat që ato të mund të shkatërrojnë provat.
Deputeti demokrat ka shprehur bindjen në zbardhjen e dosjes 339, ku Dako dyshohet të këtë bërë shitblerje vote në zgjedhjet e 2017. Kjo dosje sipas tij do të çojë kryebashkiakun e Durrësit në arrest me burg.
?Harresë për dosjen 339 nuk do të ketë. Lira për Vangjush Dakon do të thotë se drejtësia është e kapur nga krimi.
Dosja 339 nuk do të rrijë pezull, që shqiptarët të mësohen me harresën e radhës, por do të zbardhet. Zbardhja deri në fund e aferave është e panegociueshme. Çdo ditë liri për Dakon do të thotë më shumë liri për bandat dhe shkatërrimin e provave?,- u shpreh deputeti demokrat.
Deklarata e plotë:
Dosja ?339?, nuk do të jetë ?çudia që zgjat vetëm 3 ditë?!
Dosja ?339? është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, pushtetit në shërbim të krimit pushtetit që këmben favore me krimin, në nevojën e përbashkët për të mbijetuar në kurriz të ligjit dhe interesit publik.
Në përgjimet e dosjes 339 është faktuar simbioza e pushtetit me krimin, përmes komunikimit sistematik me bandat të Vangjush Dakos, udhëheqësit politik të fushatës në Durrës, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, respektivisht për të siguruar përkrahjen e ndërsjelltë, përmes favoreve të ndërsjellta duke shprehur në fund edhe mirënjohjen e ndërsjelltë për ?zgjidhjen e halleve? të ndërsjellta.
?Harresë? për dosjen 339 nuk do të ketë dhe arrestimi i Vangjush Dakos është prova nëse në Shqipëri do të ketë apo jo drejtësi, do të ketë apo jo luftë kundër krimit, do të ketë apo jo normalitet ligjor e elektoral dhe për pasojë qeveri legjitime, si në çdo shtet normal.
Legjitimiteti i qeverisjes në Shqipëri është po aq solid, sa ç?është paprekshmëria e bandave dhe banditëve si Vangjush Dako.
Legjitimiteti i qeverisjes dhe përkrahja me votë e saj në popull, është aq e vërtetë sa ç është fakti se populli detyrohet të votojë në përputhje me interesin dhe influencën e bandave, të cilat nga ana e tyre kanë interes që në pushtet të jetë qeveria që:
– i lajmëron të largohen përpara arrestimit,
– që edhe nëse aksidentalisht janë arrestuar,
– që lëshon karakteristikë ?rehabilitimi? për t?i nxjerrë nga burgu,
– që mbyll njërin sy, ose të dy, kur bandat ndërtojnë pa leje, zaptojnë pa ligj, kërcënojnë hapur e bëjnë karshillëk në port, në doganë, tek tatimet, në polici e madje edhe në prokurori.
Dosja 339 nuk do të mbyllet e as do të rrijë pezull, si një çudi e radhës, me të cilën shqiptarët do të mësohen. Jo!
Zbardhja deri në fund e aferave kriminale e politike të provuara në dosjen 339 është e panegociueshme, dhe arrestimi i Vangjush Dakos si ndërlidhësi dhe ?hallezgjidhësi? i bandave në këmbim të votës është hapi i parë i domosdoshëm dhe urgjent në këtë drejtim.
Çdo ditë në liri për Vangjush Dakon, do të thotë një ditë më shumë skllavëri edhe më e rëndë për shoqërinë, do të thotë paprekshmëri për bandat, do të thotë shkatërrim provash, do të thotë presion e influenca kriminale që shtohen e forcohen për t;i siguruar pandëshkueshmëri Vangjush Dakos dhe bandave.
Çdo ditë bllokim i Dosjes 339 është një provë e delegjitimimit të mëtejshëm të një prokurorie nën thundrën e një qeverie ilegjitime, që sot është në pushtet vetëm për shkak të gjushëve, anëtarë të bandave të trafikut ndërkombëtar./ CNA.al
Banorët e Unazës së Re në Tiranë janë shoqëruar në Komisarit...
Për prokurorët dhe gjyqtarët e dosjes “Volvo 4” Dritan Prenç...
CNA.al prej disa ditësh ka denoncuar një skandal i cili po n...
Një atentat mafioz ka tronditur qytetin bregdetar mbrëmjen e...
Majorka Thanasi, studente e vitit të tretë për shkenca kompj...
Policia e Matit ka arrestuar një shtetas, nën akuzën e “Kano...
Prokuroria për Krimet e Rënda ka vendosur të administrojë si...
Rreth 10 ditë më parë ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa...
Nga Mitro Çela * Një herë e një kohë më vunë nishanin e shef...
Këtë vit, moti ka rezultuar tërësisht i paparashikueshëm. Te...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim m...
Dje në mbrëmje në emisionin opinion në TV Klan ka pasur një ...
Policia kufitare e Rinsit ka vënë në pranga një shtetas ital...
Aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Besnik Çinari ka pës...
Muajin e kaluar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bleon...
Demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgj...
Përplasja e fundit mes kryeministrit Rama dhe presidentit me...
Në i ri ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, nënë aku...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka kome...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...