web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Virgjëria si relikte”/ Mitro Çela rrëfen historinë me studenten e gazetarisë

7 Nëntor 2018, 10:19, Aktualitet CNA

Nga Mitro Çela 

* Një herë e një kohë më vunë nishanin e shefit në televizor… Ra dera. Në prag një yll… M?u tha pështyma… ? Mund të ulem? ? Të ka ndaluar njeri ndonjëherë? ? Jo?

? Pse pyet, atëherë? ? i thashë… Ndezi cigaren, e vuri në buzët e kuqe si qershi dhe cicëriu: ? Ta pi një cigare?… E ke problem të më sjellësh kafe me çakmak?… U ngrita? U ktheva. Në njërën dorë filxhanin. Në tjetrën shtrëngoja veglën për zjarr. Nisa ta shihja me sytë e ballit dhe ato të mendjes. E vesha dhe e zhvesha?

? M?i ke ngulur sytë sikur nuk ke parë femër me sy! ? Me këtë stil ? më shumë zhveshur se veshur dhe ballë për ballë, ? e kam sefte, ? iu përgjigja. ? Jam studente, për gazetari. Dua të punoj në televizor… ? Pa problem, ? belbëzova. ? Si thua ta nisim me gjëra më të thjeshta! Mund të gatuash ndonjë lajm?

Dy ditë më vonë. Pa trokitur. Hapi derën dhe më la mbi tavolinë dy gisht lajm? ? Të pëlqen? ? E ke tharë, ? i thashë! ? Ka vetëm dy lapsuse. Së pari: lajmi nuk ka kokë? ? Pse, edhe lajmi do kokë?… Piva një gllënjkë ujë, që më ngeci në gurmaz: ? Ti ke këmbë të bukura?… ? Po… ? Ke veshur tanga… Mos do të thuash je e virgjër! ? Unë nuk jam çupë mamaje, që t?ia dhuroj virgjërinë burrit!

Të të them një sekret? Në shekullin e internetit, virgjëria është si relikte. Mund të shqepesh në motel dhe të qepesh në maternitet… Sot në modë nuk është burri, por partneri. Dhe partnerët nuk e kanë mendjen te virgjëria…





Lajmet e fundit nga