Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Nga Mero Baze
Presidenti I Republikës Ilir Meta, ka refuzuar të dekretoj Sandër Lleshaj për Ministër të Brendshëm ?bazuar mbi bindjet e tij?, si figurë e papërshtatshme. Refuzimi, I cili është një akt I pastër politik, nuk është se krijon ndonjë krizë në drejtimin e Ministrisë së Brendëshme, pasi ajo zgjidhet prej kryeministrit, por krijon një nga precedentët më të rrezikshëm në historinë e re të shtetit tonë, lidhur me përdhosjen e Kushtetutës.
Emërimi I një Ministri është vullnet I plot politik I Kryeministrit dhe marrëdhënia e tij në këtë rast, është vetëm me shumicën parlamentare. Presidentit në këtë rast, I është deleguar dërgimi I Dekretit në Kuvend nga Kushtetuta, për të rritur solemnitetin e procedurës dhe jo për të ndërhyrë si palë me ?bindjet? e tij në vullnetin politik të kryeministrit.
Procedura e ndërmjetëme e dekretit i është kaluar presidentit për të shqyrtuar kushtetueshmërinë e emërimit, që ka të bëj vetëm me verifikimin formal, nëse kandidatura plotëson apo jo, kriteret formale kushtetuese.
Ilir Meta është hera e dytë që po e tenton këtë përdhosje të Kushtetutës. Hera e parë ka qenë kur përdorte Rexhep Mejdanin kundër Fatos Nanos, krizë që u tolerua dhe sot që po tenton të përdor postin e Presidentit për krizë politike.
Sot, nga ana politike, situata është stabël dhe ai nuk prodhon dot krizë, por nëse tolerohet përdhosja e Kushtetutës, Shqipëria jo shumë larg, mund të ketë fatin e krizës së Maqedonisë, ku Gruevski dhe njerëzit e tij të mbetur në pushtet, tentojnë të bllokojnë kushtetutshmërinë e proceseve , për shkak të bindjeve politike dhe jo të drejtës kushtetuese.
Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se Ministria e Brendëshme do të drejtohet nga Sandër Lleshaj, duke e emëruar zëvendësministër të brendshëm, por në fakt, në kushtet kur Presidenti përdhos Kushtetutën, problem nuk është Ministria e Brendëshme por Kushtetuta.
Beteja që duhet të nis sot nuk është betejë për karrigen e Sandër Lleshaj. Ajo është betejë kundër bllokimit të funksionimit kushtetues të vendit. Nuk duhet të harrojmë se para se të lërë karrigen bosh të Ministrit të Brendëshëm, Ilir Meta ka një vit që ka lënë bosh karrigen e Kryetarit të SHISH, ka tentuar të zhbëj Reformën në Drejtësi me bllokimin e saj, ka gjymtuar KLGj, KLP dhe gjithë gërmat e alfabetit që bllokojnë Vetingun. Është një president me armë në dorë kundër Kushtetutës në emër të bindjeve të tij kudnër kësaj Republike. Jo në emër të bindjeve të qytetarëve për të, se ato shkojnë larg, por në emër të Kushtetutës , ai duhet ndalur.
Shumica duhet të bëj një gjestë më të fort se kaq. Ajo duhet ta votoj në Kuvend me iniciativë të saj me vendim parlamenti, emërimin si Ministër të Brendshëm zotin Sandër Lleshaj, duke arsyetuar me vendim parlamenti vullnetin politik të presidentit, për të shpërdoruar detyrën e tij si President dhe në bazë të këtij vendimi të çoj për ndjekje penale Presidentin e Republikës për shpërdorim detyre .
Duke mos kryer aktin formal të dekretimit, Presidenti ?de facto? zhvesh Kuvendin nga kopetenca substanciale e votbesimit dhe ky është krim kushtetues. Presidenti nuk mund t?ia heq sovranitetin Kuvendit, dhe Gjykata Kushtetuese e ka bërë një herë një interpretim për një çështje të ngjashme, në lidhje me kopetencat substanciale të Kuvendit, të cilat nuk mund të hiqen me një akt formal, siç është mos dërgimi I dekretit.
Me mosdekretimin Ilir Meta e ka zhveshur kuvendin nga nje competencë thelbësore e tij. Kjo do të thotë, se nuk është Edi Rama që duhet të ndjehet i sfiduar, por Kuvendi I kërcënuar, për karshillëkun e papranueshëm që i bëhet. Kuvendi duhet të rimarrë kompetencën dhe ta ushtrojë atë, pavarësisht nga mungesa e dekretit. Jurispudenca na e ka mësuar këtë leksion: kompetenca e lidhur me një afat, bie bashkë me afatin. Pas kësaj çështja i kalon organit epror. Ne kete rast organi epror është Kuvendi.
Ndaj kuvendi duhet të flasë. Kuvendi ka detyrimin të flasë, ka detyrimin të mbrojë kushtetutën. Nese se bën, atëhere faji nuk është më i Ilir Metes, as i Edi Ramës, është i Kuvendit, i organit sovran, mbrojtësit suprem të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe sovranitetit.
Ky është thelbi I problemit.
Pra që Kushtetuta të mbrohet dhe ky precedent të mos përsëritet më, I vetmi akt legjitim, është hapja e një procedure për një vendim parlamenti, I cili I kthen sovranitetin parlamentit për emërimin e Ministrit, dhe bashkë me këtë fillimin e një procesi ligjor kundër Presidentit për shkelje të Kushtetutës dhe delegjitimim të kopetencave substanciale të parlamentit, si dhe shpërdorim detyre, duke mos kryer detyrimin e tij kushtetues. Duhen të dyja këto dy akte sovrane, pë rtë vënë në vend nderin e Kushtetutës.
Presidenti Ilir Meta mendon se në këtë vend nuk ka rëndësi Kushtetuta dhe faktet, por bindjet e tij. Republika e Bindjeve, është diktatura. Vetë në atë Republikë, dënohesh se nuk mendon si udhëheqësi. Republika jonë është Republikë parlamentare, bazuar tek kushtetuta dhe jo tek bindjet. Dhe kjo Republikë duhet mbrojtur. Sandërr Lleshaj ska nevojë ta mbroj njeri. Ka badigard Ministri e Brendëshme ku do të jetë nesër, por Kushtetuta duhet mbrojtur.
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është shprehur se ...
Ilir Meta sot nuk dekretoi të propozuarin e Edi Ramës për Mi...
Kardinalit shqiptar Ernest (Simoni) Troshani i është dorëzua...
Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, pasi ë...
Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për mos dekretimin në ...
Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta nuk ka dekretuar S...
Një vit më parë Presidenti Bujar Nishani në një dalje për me...
Zvarritja e dekretimit të gjeneral Sandër Lleshit, në krye t...
Loja e rrezikshme “Balena Blu” është shfaqur sërish në Itali...
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e gjeneralit, Sa...
Zëvendës ministri i ri i Arsimit Taulant Muka ka treguar se ...
Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka dekretuar në postin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra kun...
Gazetari Adi Krasta në studion e emisionit “Kjo Javë” në New...
Gazetari dhe moderatori Adi Krasta i ftuar në studion e emis...
Gazetari Adi Krasta i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News2...
Gazetari Adi Krasta ka folur për dorëheqjen e Fatmir Xhafës ...
Një avion i vogël është rrëzuar gjatë ditës së sotme në Vene...
Ka përfunduar seanca gjyqësore në ngarkim të Ervis Martinajt...
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...