Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me laboratorin e heroinës në Has.
Në një postim në rrjetet sociale Hoxha shkruan se Mustaf Shuti, një prej të arrestuarave për laboratorin e drogës në Has, i cili më i pas u la i lirë i ka treguar gazetares se nuk e kishte menduar kurrë se do i ndodhte diçka e tillë.
” Erdhi policia. Ata hynë në oborr dhe gjithandej? kërkuan të dinin , kush është zot shtëpie këtu pyeten? U ngrita nga krevati dhe ju tregova drejt, unë jam u thashë” , -i ka thënë Mustaf gazetares.
Më tej në postimin e saj Hoxha shkruan se gjatë takimit me Mustaf Shuti, ky i fundit këmbëngul se i kanë mashtruar.
Gazetarja krahas postimit ka publikuar edhe disa foto, që tregojnë mjerimin e familjes në 78-vjeçarit.
Postimi i plotë
Plaku Mustafe ” trafikanti” dhe i shumekerkuari Admir “biznesmeni”!
Ne te 78 vitet e jetes se tij Mustaf Shuti mendonte se i kishte kaluar te gjitha llojet e dallgeve. 16 vite ne miniere aq sa i lane ne vazhdim nje semundje te eger mushkerish.Me tej koperative dhe pese femije per ti rritur. Pastaj e shoqja ” u ngjit” per krevati nga nje paralize e befte . “Po asgje asgje nuk ishte dhe nuk i ngjan kesaj te fundit” , ofshan Mustaf Shuti. Asgje me e rende se shija e prangave me thote. Mustaf Shuti ka zene krevatin, ai ne njerin krah dhe plaka ne krahun tjeter. ” me lane ? thote ? me lane arrest shtepie- mire boll bene- po ku do shkoj , jam i semure , jam duke ikur ne vend tjeter , jo prej shtetit ” . Mustaf Shuti jeton ne Brenoge te Hasit, nje fshat qe nuk u be i njohur as per largimin masiv te djemve drejt Anglise, as per deboren qe i bllokon e i mbyll pese muaj te vitit. Por per nje laborator droge.
” erdhi policia .. ata hyne ne oborr dhe gjithandej? kerkuan te dinin , kush eshte zot shtepie ketu pyeten? U ngrita nga krevati dhe ju tregova drejt, une jam u thashe” . Mustaf Shuti kembengul se i kane mashtruar. Varferia e ka ngulur ne fshat dhe jane nder te paktat familje qe nuk u larguan dot as ne emigracion dhe as larg Kukesit. Ne lagjen ku jeton familja Shuti me 7 anetare , kane ikur 6 familje. Ndertesat po rrenohen. Edhe plakut Mustafe , i ka ikur njeri nga djemte ne Zelande te Re, por ai nuk e ktheu me koken pas , as per nene e as per babe.
Djali me te cilin jeton Xhevit Shuti , 48 vjec , para gjashte viteve filloi te punoje si shofer i linjes Has ? Durres.
Plaku Mustaf dhe biri Xhevit, kane njejte emrat si turqit e telenovelave me trafikante dhe si 2 turqit e tjere qe nuk u arrestuan. Mes kolles qe nuk i ndahet plaku Xhevit shtrengon gjoksin dhe hesht kur e pyes a eshte trafikant?
” ceshte kjo pune ? peshperit- ne jemi ca fukarenj te genjyer” . Mustaf plaku me tregon se ATA ishin lidhur me te birin, i kishin thene se do hapnin nje punishte per bimet medicinale dhe se u duhej ” nje cope shtepi me qera”. ATA erdhen te mekuren ne darke , dhe ju thashe se kur te benin ilace medicinale , mbase do me jepnin dicka edhe per kollen. Se ishte droge kurre nuk mund ta mendoja.
Te enjten ne mengjes plaku Mustafe tregon se u kishin kerkuar atyre te firmosnin nje dokument per qera. Por ATA nuk kishin pranuar. Kush jane ATA e pyes. Nese i shoh do ti tregoj me thote, sepse nuk i harroj. E kisha boll varfërinë thotë. Por tre veta nga shtepia arrest, eshte boll e rende.
Plaku Mustaf , degjon zhurmen qe le sepata jashte ne oborrin e nje shtepie , ne te cilen jetojne te gjithe ne nje dhome. Nusja e shtepise me tre femije te vegjel , po ben gati drute e dimrit. Do vije debora thote, ka vaktin, po edhe qeveria eshte ne vakt te vet e mund ti gjeje trafikantet e vertete- thote Mustaf Shuti” . Tre dite ne paraburgim sjane asgje thote, djali ne burg thote seshte asgje, as nusja qe qe ne burg seshte asgje..para forces qe me duhet per ti bindur te gjithe, se jemi ca te genjyer” . Po kryet shendosh thote.. kryet shëndoshtë.
Ne vendin e laboratorit Anila Shuti po fut drute e dimrit. Vajza e shtepise po djeg rakine, do ta shesin. Dy djemte e tjere me i madhi ne klase te tete, shikon me bisht te syrit atletet e njeriut qe me shoqeron. Jane firmato i thote shoqeruesi im, por ai nuk e ka idene, mban te veshura nje pale opinga te shkelura, numer mjaft i madh per kembet e tij dhe plot bajga lopesh. Dhe te mendosh qe ne shtepine e tyre u gjet nje laborator droge me mbi 100 kg morfine. Dhe te mendosh qe baba i tij, gjyshi i tij , nena e tij dyshohen si trafikante. Se bashku me biznesmenin Admir Hoxha, qe jeton ne arrati dhe qe ne afersi te areoportit ka nen pronesi nje nga restortet me luksoze./ CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar pa...
Materialet e zbardhura nga dosja hetimore që zotëron Prokuro...
Anonymous Italia, grupi i hackerave italian ka njoftuar se m...
Alarmi për çantën e dyshimtë, e cila u gjet mesditën e sotme...
Ervis Martinaj, i plagosuri i atentatit në ish-bllok aktuali...
Policia ka bërë me dije detaje të reja për çantën e dyshimtë...
Një çantë e dyshimtë është gjetur mesditën e sotme në Tiranë...
Për masakrën në ish-bllok mbrëmjen e 4 tetorit ku mbeti i vr...
Sociologu Ergys Mertiri ka lëshuar akuza të ashpra kundër kr...
Dy gra kanë mbetur të vdekura dhe pesë persona të tjerë janë...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Policia e Shkodrës ka bërëv të mundur parandalimin e përshka...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani n...
Gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me fermerët në Devoll, ...
Për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Infrastruktura rrugore...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të sulmojë kryeministrin...
Kryeministri Rama ka publikuar sot në faqen e tij në rrjetet...
Prindërit me ngjyrë të cilët kanë sjellë në jetë binjakë alb...
Klientët në ishullin Conrad Maldives Rangali tani kanë mundë...
Është diçka e vështirë perceptimi i dhimbjes që ndjen dikush...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...