Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Deputetët e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Endri Hasa në një deklaratë për media kanë denoncuar tenderin prej 15 milionë euro të qeverisë Rama dhënë një kompanie kroate që vendos monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin.
Tabaku ka thënë se ky tender i denoncuar 5 javë më parë nga PD, si edhe shumë të tjerë janë provë që Rama dhe qeveria e tij është e kapur nga krimi.
?Tre ditë më parë kompania kroate u shpall fituese e një tenderi korruptiv, që ishte llogaritur për t?iu përshtatur kësaj kompanie. PD po merr informacionin e nevojshëm se kush qëndron pas kësaj afere. Tenderi prej 15 milionë euro që ia dhurua një komapnie kroate është provë për kapjen e qeverisë nga krimi.
Tenderi korruptiv vendos monopolin e faturimit të biznesit. Këtë tender PD-ja e ka denoncuar më herët. Ky tender është fakt që Rama po e shet Shqipërinë copa copa për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij.
PD i siguron qytetarët që me paketën antimafia askush nuk dot të gëzojë asgjë që e ka burimin tek mafia?,- tha Tabaku./ CNA.al
JORIDA TABAKU, DEPUTETE E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARE E KOMISIONIT TË EKONOMISË
5 javë më parë, ishim në të njëjtën sallë për të paralajmëruar se qeveria e Edi Ramës e kishte paracaktuar fituesin kroat të tenderit korruptiv që vendos monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin.
Sot, paralajmërimi ynë është bërë realitet. Kompania kroate u shpall fituese e tenderit prej 15 milionë eurosh në një garë fasadë me një kompani që nuk i plotësonte kriteret.
Kriteret e tenderit janë korruptive, sepse, siç paralajmëruam 5 javë më parë, ato ishin ishin llogaritur për t?iu përshtatur kompanisë kroate. Partia Demokratike po merr ndërkohë informacionin e nevojshëm se kush qëndron prapa kësaj kompanie.
Megjithatë, mund të thuhet se, kjo aferë e rëndë korruptive e çon Shqipërinë edhe një hap tjetër mbrapa në luftën kundër korrupsionit, si kush themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Tenderi prej 15 milionë eurosh që iu dhurua një kompanie kroate në kushte tërësisht të mistershme, është provë se korrupsioni në qeverinë Rama ka rrënjë të thella.
Tenderi korruptiv me fitues të paracaktuar është vazhdimi i skandalit të zbuluar 3 vjet më parë nga opozita, që e detyroi Edi Ramën të heqë dorë përkohësisht nga dhënia me koncesion e monitoimit dhe mbledhjes së TVSH-së një kompanie kineze offshore e lidhur me të vëllanë, Olsi Rama.
Tek ky tender korruptiv, që vendos monopolin e kontrollit të faturimeve të biznesit, qyterarët po shohin kalbëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Kjo qeveri jo vetëm ka pafytyrësinë t?i shkojë deri në fund një tenderi të denoncuar si korruptiv, por po shet Shqipërinë me copa tek klientë që kanë mbajtur në këmbë pushtetin e inkriminuar dhe të korruptuar të Edi Ramës.
Gjatë qeverisjes së Edi Ramës shqiptarët kanë paguar 3.7 miliard euro taksa shtesë nga rritja e tyre, pa marrë asgjë mbrapsht, as spitale më të mira, as rrugë më të mira, as arsim më të mirë, as vende pune më shumë, as investime më shumë.
Çdo gjë ka shkuar për tendera të tillë korruptivë dhe për koncesione që pasurojnë klientët, sponsorizuesit dhe familjen e Edi Ramës.
Partia Demokratike i siguron shqiptarët se me paketën antimafia, askush nuk do të gëzojë asgjë të fituar nëpërmjet korrupsionit dhe lidhjeve me pushtetin. Me paketën antimafia, çdo tender si ky i sotmi, çdo koncesion, leje apo liçensë korruptive do të anullohet, pasuritë do të sekuestrohen dhe parat do t?u kthehen atje ku e kanë vendin: në shërbim të qytetarëve – për arsim më të mirë, për spitale më të mira, për rrugë më të mira për vende punë më shumë.
ENDRI HASA, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE
Kostoja prej 15 milionë eurosh nuk është fatura e vetme që do të paguajnë shqiptarët nga tenderi korruptiv i paralajmëruar 5 javë më parë nga Partia Demokratike.
15 milion Eurot janë vetëm maja e ajsbergut, sepse sistemi i monitorimit dhe faturimit të biznesit fsheh kosto të tjera të rënda.
Ne kemi llogaritur se kostot e sistemit të ri për menaxhimin dhe kontrollin e faturimit do t?u kushtojnë shqiptarëve të paktën dhe 80 deri në 100 milionë euro të tjera.
Monopoli që vulosi qeveria, me një faturë skandaloze për bzineset, 80-100 milionë euro, detyron çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisje te reja fiskale, që do të punojnë sipas kërkesave që do të përcaktojnë kroatëve, kur të ndërtojnë sistemin e ri.
Monopoli korruptiv i Edi Ramës do të hedhë në kosh 140 mijë kasat fiskale ekzistuese dhe çdo biznes do të detyrohet të paguajë të paktën 600 deri në 1000 Euro për sistemin e ri që do të kërkojnë kroatët e Edi Ramës, në mënyrë që biznesi të mos i mbyllet.
Ftoj çdo ekspert të IT apo Ekonomisë të përllogarisë vetë kostot. Do të zbulojë fare lehtë që ky shpenzim do të jetë realisht më i lartë, po të llogariten kostot e tjera që kanë të bëjnë me stafin dhe infrastrukturën e nevojshme për të transmetuar në kohë reale në sistem çdo shitje.
Sistemi i ri gjithashtu do të paraqesë një rrezik akoma më të madh atë të cënimit e konkurrencës së ndershme në treg, duke i dhënë mundësinë individëve të pakontrolluar të kenë akses në kohë reale në informacionet komerciale, ato industriale, në magazinat, produktet dhe xhepat e çdo tatimpaguesi.
Projekti korruptiv për monitorimin biznesit nuk duhet të zbatohet!
Ky projekt do të cënojë konkurrencën e lirë, do të vrasë vendet e punës dhe do të çojë drejt falimentimit mijëra biznese.
Italia i siguron Shqipërisë mbështetje për trajtimin e të së...
Fatmir Xhafaj u largua nga detyra e Ministrit të Brendshëm, ...
Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ...
Nga Mitro Çela* Para se të merrja rrugën për në Beograd, i h...
Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar me në ...
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu, dhe qyteti i Vlo...
Parlamenti shqiptar ka kaluar një ligj javën e fundit, i cil...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar sot në lidhje me dor...
Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Bularat të Gjirokatsrës...
Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi ka bërë një thirrje të f...
Mëngjesin e ditës së sotme një foshnje e porsalindur është g...
Një bandë shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës dhe h...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj përtej propagandës në ...
Seanca në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bandës së tij po...
Policia shpëton dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin...
Kur ka ngelur vetëm një javë nga afati për mbylljen e apliki...
Reperi i njohur i hitit “Moolah”, i cili arriti mbi 30 milio...
Moti i keq me stuhi të forta ka përfshirë Italinë, ku si pas...
Angela Merkel deklaron, se nuk kandidon më për kryetare të C...
Gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në sitë duhet të përball...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...