Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Nga Mitro Çela
* Para se të merrja rrugën për në Beograd, i hodha një sy statistikave. E njohur, gjysmëshekullore ?lufta e ftohtë? mes Shqipërisë së Enverit dhe Jugosllavisë së Titos. Por shifrat japin tjetër tablo. Armiq në politikë, miq në ekonomi. Deri në vitin 1980, në shkëmbimet tregtare të vendit tonë, Jugosllavia zinte vendin e parë, me rreth 37 për qind?
Më tregonte disa vite mw parw Shane Korbeci, ish ministër i Tregtisë së Jashtme para viteve ?90 – të:
– I këndoi një ditë shifrat shoku Enver. U ngrys e u thartua. ?Gjeni tregje të reja! – na tha. Hapu dhe të futemi!… Dhe shifra e importit u hollua. Por kurrë nën 20 për qind.
Për të shkuar në Beograd duhet të kalosh nga Vjena ose Budapesti. Më shumë euro për biletën. Gjysmë dite rrugë. Dy dekada më parë Jat – i bënte fluturime Tiranë – Beograd. Tani kemi bërë hapa prapa. Plagë nga lufta. Pasi pritëm mbi 5 orë në Vjenë, para syve na u shfaq aeroplani që do të na çonte në Beograd. Ruajna Zot! Nuk ishte aeroplan, por zebelin. I gjerë. I shtypur. Me ventilatorë gjigantë. Ngjitëm një palë shkallë. Zumë vend. M?u duk vetja sikur kisha hipur në aeroplan të marrë hua nga ndonjë muze. Por e keqja na priste përpara. Karabinaja me dembelizëm u shkëput nga toka? Pas 10 minutash gjithçka u trondit e u shkund? Thamë se na erdhi fundi!..
*Ditë me diell. Tamam për të shijuar Beogradin. Makina qëndroi në buzë të një sheshi, përballë një kishe. Tha ciceroni: ? Kjo është kisha e Shën Savës. E dyta në botë nga madhësia pas asaj të Moskës? Buxheti i shtetit ishte trokë. Kisha kërkonte miliona euro. Dhe paratë i dhuroi populli!?
Në krah të kishës ishin disa shitës ambulantë me suvenire nga Beogradi. Ciceroni mori një zarf. E hapi duke thënë: ?Këto dinarë kanë qarkulluar në vitin 1993. Inflacioni ishte në zenit. Në janar të atij viti një markë shkëmbehej me një milionë dinarë. Në shtator 800 milionë dinarë. Në dhjetor 1993 steka u ngjit në 9 miliardë dinarë për një markë të gjermanit??
Me dy euro bleva një duzinë me kartmonedha të atij viti. Kur i futa në xhep, shitësja më tha: ?Urime! Tani u bëre Bill Gejts!? Kishte të drejtë. Në protofol kisha 10 miliardë dinarë! Sot paradoks. Realitet 20 vjet më parë?
Është në traditë. Kush viziton Beogradin, bën një shëtitje me anije brigjeve të Danubit. Nisja bëhet pikërisht në altarin ku lumi Sava martohet me Danubin.
– Danubi është për Serbinë si Nili për Egjiptin, – nisi tregimin Jesna, punonjëse në një agjensi turistike. – Danubi vadit fushat, prodhon energji elektrike dhe peshk. Në lumë transportohen mallra dhe udhëtarë. Me ndarjen e Malit të Zi, Serbia nuk ka dalje në det. Danubi ka zëvendësuar detin. Ai lidh Serbinë me Detin e Zi. Danubi është vend ideal për turizëm? Kjo është lagjja Zemun, nga më të bukurat dhe më të pasurat e Beogradit. Për fat të keq, në këtë lagje ligjin e bën mafia? Klani i Zemunit me Arkanin këtu i thurën intrigat për të vrarë kryeministrin më perëndimor të Serbisë, Xhinxhiç.
– E njihni Shqipërinë? – pyeta unë.
– Kemi dërguar disa grupe turistike në Tiranë, Krujë, Durrës dhe Sarandë. Në planet tona është shtuar edhe Thethi, Berati dhe Himara?
Pjesë e turneut ishte edhe qyteti Oplanac, disa kilometra larg Beogradit. Kishte 50 mijë banorë. I pëlqyer nga turistët për tre gjëra: vilën ku ka jetuar mbreti i Jugosllavisë, kishën e mbretit dhe fabrikën e verës ?Aleksandroviç?. Fabrika e verës ka një traditë 100 – vjeçare.
– Pse quhet fabrika ?Aleksandroviç?? – pyeta pronarin e fabrikës.
– Karaxhorxheviçët dhe Obranoviçët, dy familje mbretërore, që kanë sunduar për 200 vjet Serbinë dhe Jugosllavinë, e kishin në gjak diplomacinë me anë të martesave. Ndrikullat gjenin nuse ose dhëndurë nga oborret mbretërore të Rusisë, Anglisë, Gjermanisë, Austrisë, Rumanisë. Kronikat flasin për lidhje martesore me 14 mbretëri në gjithë botën. Në dasma kërkohej verë e cilësisë së lartë. Dhe kështu u prodhua vera ?Aleksadroviç?, me emrin e mbretit të parë të Jugosllavisë.
Por fabrikën e ndoqi fati i zi. Në vitin 1945, pronari i fabrikës, Tadiç, u detyrua të emigrojë në Kanada. Në vitet e socializmit të Titos, vera bastardoi. U përzien disa variete rrushi. U shtua prodhimi. Humbi cilësia?
Në vitin 1990 pronari u kthye nga Kanadaja. Investoi. Ndryshoi teknologjia. Rrushi prodhohet vetëm në kodrat rreth qytetit. U rikthye tradita. Sot është vera më e mirë serbe.
Duke biseduar për verën më pyeti një nga specialistët:
– Vite më parë pija ime e preferuar ishte konjaku ?Skënderbeu?. Ka kohë që nuk gjendet në treg. Është faji i serbëve që nuk e importojnë apo i shqiptarëve që nuk e prodhojnë?
– Historia e konjakut ?Skënderbeu? më kujton historinë kokëposhtë të verës ?Aleksadroviç?. Zanafillën e ka në Korçë rreth viteve ?30. Formula e prodhimit ishte sekret familjar. Pas Luftës së Dytë Botërore, diktatura e proletariatit, – vazhdova unë tregimin, – i dëboi nga fabrikat borgjezët. U mbyll edhe fabrika në Korçë. Në vitin 1960 në Tiranë u ndërtua kombinati ushqimor ?Ali Kelmendi?. Brenda tij ishte edhe kantina e prodhimit të konjakut. Në Durrës u ndërtua kantina e verës ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu?. Edhe në Durrës prodhohej konjaku ?Skenderbeu?. Ishte prodhimi ?Made in Albania? më i pëlqyer në Jugosllavi, Hungari, Gjermaninë Lindore, Australi, Bullgari.
– Pse nuk thua që ?ambasadori shëtitës? ka dalë në pension? – tha duke qeshur miku im.
U kthyem në hotel. Hapa internetin. Sa nuk kërceva përpjetë. Biznesmeni serb Nenad Stilkoviç kishte dy vjet që importonte konjak ?Skënderbeu? nga kantina e verës në Durrës. Shënova adresën. Mora një taksi dhe mbërrita në zyrën e tij me emrin “Banjicë”. Në zyrë kishte disa shishe me konjak ?Skënderbeu?. Pronari ishte i ri në moshë. E njihte mirë Shqipërinë.
– Si po shkon shitja e konjakut ?Skënderbeu??
– Ka dy probleme. Së pari në Serbi ndalohet reklama për duhanin dhe pijet alkoolike. Kjo e bën të vështirë shitjen. Së dyti konjaku ?Skënderbeu? prodhohet në Durrës dhe Tiranë? Konjaku juaj është si teoria e Ten Siao Pinit, një shtet dy sisteme: Kina komuniste, Hong Kongu kapitalist. Bashkëjetojnë së bashku në një shtet?/ CNA.al
Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar me në ...
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu, dhe qyteti i Vlo...
Parlamenti shqiptar ka kaluar një ligj javën e fundit, i cil...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar sot në lidhje me dor...
Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Bularat të Gjirokatsrës...
Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi ka bërë një thirrje të f...
Mëngjesin e ditës së sotme një foshnje e porsalindur është g...
Një bandë shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës dhe h...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj përtej propagandës në ...
Seanca në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bandës së tij po...
Policia shpëton dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin...
Kur ka ngelur vetëm një javë nga afati për mbylljen e apliki...
Reperi i njohur i hitit “Moolah”, i cili arriti mbi 30 milio...
Moti i keq me stuhi të forta ka përfshirë Italinë, ku si pas...
Angela Merkel deklaron, se nuk kandidon më për kryetare të C...
Gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në sitë duhet të përball...
Shivai prezanton Anikën para mediave si bashkëshorten e tij....
Arzu mundohet të hapë kasafortën. Sapo Riza hyn në dhomë Sem...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lushnjes ...
Një agjenci turistike shqiptare në Greqi ka rënë pre e një s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...