Korça destinacioni i radhës/ Zbardhet axhenda e qeverisë
Gjatë kësaj fundjave, kabineti qeveritar do të zhvendoset në...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ?Të Paekspozuarit? e Ylli Rakipit, ku mund të themi se ishte emisioni më komik në historinë e tij politike. Jo vetëm nga budallallëqet që artikulonte, por edhe nga sjellja e vetë gazetarëve të cilët shpesh e qeshnin. Andi Bushati, Ylli Rakipi, apo Fatos Lubonja nuk ndaleshin dot së gajasuri, gati sa e ofendonin Lulzim Bashën me broçkullat që ai fliste në emision.
Për shembull, Lulzim Basha i drejtohej Bushatit duke i thënë ?Dil ti në revolucion, sepse po nuk dole ti qeveria nuk bie? . Pra, Andi Bushati, nipi i Hysni Kapos, një kundërshtar i fortë i së djathtës dhe Partisë Demokratike, të dalë në protestë në krah të Lulit, që ky i fundit të bëhet kryeministër. Dhe këtë lloj marrie apo çmendurie e kërkonte Lulzim Basha. Por, “Che Guevara idhulli i ekstremit të majtë ishte idhulli i “super të djathtit” Lul… Këtu nuk gënjeu, tregoi çfarë idealesh revolucionare ka, megjithëse ka frikë të bëjë revolucion.
Por, përtej kësaj, Basha dukej i dorëzuar. Ai thoshte se edhe po të dilte në protestë para Kryeministrisë dhe po të hidhte hapin për revolucion apo të rrethonte Kryeministrinë me 10 mijë veta, ai nuk do të mund ta merrte pushtetin, pasi Rama nuk do të ikte. Dhe gjatë kohës që ai do të qëndronte në institucion, duke rrethuar Kryeministrinë do të ishin Trump dhe Merkel që do ta merrnin në telefon që të largohej.
Pra, Lulzim Basha pa dashje tregoi dje se askush nga ndërkombëtarët nuk e mbështet, nuk e njeh dhe nuk i jep të paktën një dritë jeshile, që Ramën ta rrëzojë qoftë edhe me revolucion.
Së treti, një rast tjetër ku Basha u bë thuajse gati qesharak ishte edhe momenti kur ai shprehej se në parti kishte bërë lista të hapura dhe kishte një grup cilësor parlamentar, ndërkohë që analistët i thanë që është një grup qesharak dhe i turpshëm. Megjithë pretendimet e Bashës se grupi kishte intelektualë dhe jo njerëz të inkriminuar, ai përmendi Valentina Dukën, në vend të Agron Gjekmarkajt. Por, të krahasosh këta dy personazhe, për Partinë Demokratike është krejt e pavlerë të shprehesh më tej, kush është Valentina Duka, nga vjen e çfarë përfaqëson dhe kush është Agron Gjekmarkaj. Por, gjithësesi kjo i përket Lulzim Bashës.
Përtej akuzave që i bënë vetë analistët për deputetë të futur me para në listat e kandidatëve apo edhe atyre që sot janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, më pas ajo që mund të quhet organizim i Partisë Demokratike, ku Basha fliste për një anëtar, një votë, zgjedhje në strukturat e PD-së, ndërkohë që ka pesë vjet që nuk zhvillon dot zgjedhje. Ka gati dy vjet që nuk zhvillon dot riorganizimin e Partisë Demokratike. Ka degë që ende nuk kanë zhvilluar fare zgjedhje, fare. Pra, nuk ka struktura, nuk funksionojnë, ka kryetar të larguar, ka degë që drejtohen me telekomandë nga Tirana. Pra, ka kryetar që jetojnë në Tiranë, ndërkohë që janë në drejtimin e partisë në qytetet e tyre, e të tjera si këto.
Basha në fakt, dje nuk bëri gjë tjetër, thjeshtë gënjeu Live. Gënjeu edhe kur tha se ishte Edi Rama që sulmonte kunatin, por në fakt është kunati, i cili është problemi. Me rreth 2 miliardë lekë xhiro biznesi në vit dhe me vetëm 45 milion lekë fitim të deklaruar, për të cilin Lulzim Basha tha se ishte një biznes ashtu si ato mijëra të tjerat që nuk kishin ecur mirë, por kishin pasur problematika gjatë viteve të qeverisjes së Ramës.
Në fakt, Luli gënjeu për këtë detaj sepse edhe gjatë qeverisjes së Ramës, biznesi i kunatit të kryetarit të PD-së është 3-fishuar në xhiro, apo 4-fishuar. Nga disa qindra milionë, ka shkuar në disa miliardë. Dhe në fund tha ai se nuk kishte fituar asnjë tender familjari i tij dhe nuk kishte marrë fonde nga para publike.
CNA.al e tregoi sot me një dokument publik, që mund të gjendet tek ?Open Spending Data?, e cila është një pagesë e kryer nga AKSHI për ?Landmark Communication?, kompaninë e kunatit të tij.
Pra, gjithçka ai tha dje ishte qesharake. Gjithçka tha dje Lulzim Basha ishte një gënjeshtër. U kthye në fasadë duke luajtur edhe me kritikët, duke thënë se shumë prej tyre po kontribuojnë, shumë prej tyre janë në krah të tij. Përmendi Besnik Mustafajn, përmendi Genc Rulin, etj.
Në fakt mjafton ti pyesësh Genc Rulin dhe Besnik Mustafajn e kupton lehtë se cili është mendimi i tyre për Lulzim Bashën. Dhe ky i fundit ka zgjedhur të qëndrojë me forcë, me dhunë në krye të PD-së, duke shpresuar se në fund të gjithë do t?i shkojnë nga pas për të rrëzuar Edi Ramën.
Por, ende Lulzim Basha nuk e ka kuptuar se askush nuk shkon pas tij për të rrëzuar Edi Ramën sepse Lulzim Basha është vetë Edi Rama. Lulzim Basha është njësoj, nuk ka asnjë ndryshim nga Edi Rama. Ai është një ushtar i vogël i Sorosit në shërbim të Edi Ramës dhe qëndron në krye të Partisë Demokratike vetëm e vetëm që Edi Rama të jetë kryeministër i Shqipërisë, sipas porozive dhe udhëzimeve të dhëna nga Sorosi.
Këto tashmë dihen nga të gjithë. Ato që thamë më lart janë përsëritje të shumë e shumë detajeve të mëparshme. Por, sa qesharak dhe komik, Lulzim Basha nuk di të ndalet. Nuk di të ndalet për të shpëtuar veten e tij, për të qëndruar në karrierë politike, por që nga ana tjetër po shkatërron, po rrënon dhe po dëmton pafundësisht Partinë Demokratike./Elvi Fundo-CNA.al
Gjatë kësaj fundjave, kabineti qeveritar do të zhvendoset në...
Një grup minatorësh dhe përfaqësuesish sindikatash kanë kërk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i ftuar...
Skandali i dhunimit të një vajze nga djali i deputetit të PS...
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj, në ...
Në një konferencë të përbashkët për shtyp mes Ministres së D...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetet soci...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka deklaruar sot se Sh...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një deklarate pë...
Ndoshta nuk do ta lexoni, ndoshta nuk do ta kuptoni, ndoshta...
Policia e Delvinës ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A...
Mbrëmjen e djeshme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Ba...
Një autobus i cili vinte nga Shqipëria është ndaluar në Komp...
Të ardhurat totale për 8 mujorin 2018, u realizuan në vlerën...
Policia e Lushnjës mbrëmjen e djeshme ka kryer kontrolle të ...
Policia e Beratit ka vënë në pranga dy shtetas të cilët kanë...
Policia italiane sekuestroi ditën e djeshme në Macerata, 4 k...
Me datën 30 shtator qytetarët e Maqedonisë pritet të votojnë...
Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës ditën e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma mbrëmjen e djesh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...