Grupi “Bajri”/ Të arrestuarit kundërshtojnë masën e sigurisë
Personat e arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri” kanë...
Pas denoncimit të oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili akuzoi djalin e deputetit të PS Rrahman Rraja, se e ka kërcënuar me pistoletë për të fshehur përdhunimin e një vajze, ka reaguar edhe deputetja e PD, Jorida Tabaku.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku tha se një vit më parë PD dërgoi një rezolutë në Kuvend, që dënonte dhunën ndaj grave, ndërsa shton se ai u votua në konsensus të gjerë nga të gjithë palët.
Në postimin e saj, Tabaku ka publikuar edhe votën e deputetit të PS-së Rraja që ka pro rezolutës së PD-se, që dënonte dhunën e ushtruar në familje si dhe dhunën ndaj grave.
Xhisiela Maloku, në denoncimin e saj në polici kishte deklaruar se djali i deputetit socialist, e kishte marrë me forcë në një hotel dhe e kishte dhunuar, denoncim i cili më pas është tërhequr.
Postimi i plotë i Tabakut:
Partia mbi të gjitha!
Thuajse një vit më parë në parlamentin e Shqipërisë, Partia Demokratike dërgoi një rezolutë e cila dënonte dhunën e ushtruar në familje si dhe dhunën ndaj grave. Kjo rezolutë u miratua në konsensus të gjerë nga të gjithë deputetët e kuvendit, madje shumë prej kolegeve dhe kolegëve socialistë nënvizuan edhe se si qeverisja e tyre kishte rritur numrin e grave në krye të ministrive.
Fatkeqësisht, sot tre ditë pasi në media është bërë publike jo vetëm rasti i dhunimit të një femre nga djali i një deputeti të mazhorancës, por edhe heshtja dhe bashkëpunimi i komisariateve të policisë, ne nuk kemi asnjë reagim nga asnjë prej kolegeve socialiste. Shqipëria sot po vuan një polarizim të turpshëm dhe aspak të shëndetshëm edhe në çështje të tilla ku nuk duhet të kemi ndarje.
Nuk e di se sa e dobishme dhe e vlefshme është fakti që sot ka më shumë ministre femra në qeveri apo se zëvendës kryeministrja është një zonjë, kur deputetet në kuvend heshtin për dhunën e ushtruar ndaj femrave nga djali i një deputeti socialist, apo që pjesë në fshehjen e kësaj dhune nga policia.
Nuk e di se sa e ndershme është që në javën kur ne diskutuam me kolegët e Dhomës së Përfaqësuesve të Anglisë për të rritur luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe skllavërisë moderne vjen kjo heshtje. Koleget e mazhorancës, ndonëse kanë qenë edhe kryetare të OJF-ve që janë marrë me të drejtat e grave, kanë qenë drejtuese të Komitetit të Helsinkit e gjejnë të udhës të heshtin apo t?i shmangen detyrimit më njerëzor, denoncimit të këtij akti brutal dhe distancimit.
Për të ardhur keq që sot nuk jemi aq të bashkuar sa ditën që u miratua rezoluta e propozuar nga PD. Por çdo e keqe nuk vjen vetëm, më kujtohet se si këtë rezolutë përpos zonjave, që u distancuan nga dënimi i këtij akti çnjerëzor, e ka votuar edhe deputeti Rrahja. Ironike apo jo? Akoma më tej, një ndër deputetët kyç të mazhorancës që nuk e votuan këtë rezolutë ishte dhe kryeministri Rama, që në heshtje vazhdon të mos e votojë edhe sot!
Asgjë e re nga fasadat e qeverisë; Ky është një tjetër shembull i mirë se si tjetër gjë flasin, tjetër gjë besojnë dhe ndryshe veprojnë./CNA.al
Personat e arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri” kanë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar m...
Gjatë kësaj fundjave, kabineti qeveritar do të zhvendoset në...
Një grup minatorësh dhe përfaqësuesish sindikatash kanë kërk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i ftuar...
Skandali i dhunimit të një vajze nga djali i deputetit të PS...
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj, në ...
Në një konferencë të përbashkët për shtyp mes Ministres së D...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetet soci...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka deklaruar sot se Sh...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një deklarate pë...
Ndoshta nuk do ta lexoni, ndoshta nuk do ta kuptoni, ndoshta...
Policia e Delvinës ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A...
Mbrëmjen e djeshme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Ba...
Një autobus i cili vinte nga Shqipëria është ndaluar në Komp...
Të ardhurat totale për 8 mujorin 2018, u realizuan në vlerën...
Policia e Lushnjës mbrëmjen e djeshme ka kryer kontrolle të ...
Policia e Beratit ka vënë në pranga dy shtetas të cilët kanë...
Policia italiane sekuestroi ditën e djeshme në Macerata, 4 k...
Me datën 30 shtator qytetarët e Maqedonisë pritet të votojnë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...