web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Banda “Bajri” përballet sot me Krimet e Rënda

24 Shtator 2018, 07:14, Aktualitet CNA

Anëtarët e grupit kriminal ?Bajri?, të cilët u arrestuan disa ditë më parë, do të dalin sot para Gjykatës për Krimet e Rënda.

Seanca në të cilën do të verifikohet masa e sigurisë ?arrest në burg? e dhënë në mungesë ndaj tyre, pritet të mbahet në orën 14:00.

Një ditë më parë Krimet e Rënda bënë njoftimet drejt komisariateve ku mbahen të arrestuarit e operacionit ?Oaz? si edhe drejt burgut të Shën Kollit atje ku mbahen izoluar tre të arrestuarit pas operacionit të zhvilluar në javën e parë të shtatorit në Shkodër.
Aksioni policor u shtri në disa qytete të vendi si në Tiranë, Shkodër, por edhe jashtë kufijve. Roterdam dhe Holandë. Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në sajë të aksionit ?Oaz?.

Kutojmë këtu se të arrestuarit janë:
1.Behar Brajoviq, (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Në kërkim;
-Enver Bajri., 45 vjeç

-N.H., 34 vjeç.





Lajmet e fundit nga