web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtënat në Elbasan/ Policia në ndjekje të autorit

23 Shtator 2018, 18:32, Aktualitet CNA

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në lagjen ?Fush-mbret?, në Elbasan.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka të plagosur, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe automjetin e përdorur prej tij dhe është vënë në ndjekje.

Gjithashtu nga dëshmitë e banorëve të zonës theksohet se është qëlluar nga një automjet tip Audi, drejt një të riu.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga