VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Nga Ilir KONOMI
* Në vitet 1930, legata amerikane në Rrugën e Elbasanit ishte kompleksi më i madh dhe më modern i Tiranës, që ia kalonte edhe pallatit mbretëror. Legata, sot ambasada amerikane, përfshinte rezidencën e ministrit, rezidencën e sekretarit, kancelarinë, garazhin dhe banesën e personelit të shërbimit.
Kompleksi e kishte zanafillën në vitin 1927, kur Kongresi i SHBA vendosi të mos lejonte më që diplomatët amerikanë jashtë vendit të jetonin në ndërtesa me qera, por të ruanin prestigjin e Amerikës përpara kolegëve nga vendet e tjera.
Kishte filluar një periudhë e re në shërbimin diplomatik amerikan, e cila më parë nuk i shihte si diçka fort me rëndësi marrëdhëniet me jashtë. Një komision i përbërë nga zyrtarë të lartë dhe senatorë të fuqishëm do të merrej me caktimin e fondeve për ndërtimin dhe mobilimin e ambasadave, legatave dhe konsullatave. Për habinë e shumë amerikanëve, komisioni dha lejen edhe për ndërtimin e një legate të re në Shqipëri.
Kjo legatë e re mund të mos ishte bërë realitet pa këmbënguljen e ministrit amerikan në Shqipëri, Charles Hart, i cili u shkroi eprorëve se asnjëra nga banesat e Tiranës nuk ishte e denjë për të ngritur mbi të flamurin amerikan.
Hart, njeri me shije, zgjodhi për ndërtimin e kompleksit një pikë të kryeqytetit, nga ku shpalosej një pamje e rrallë. Sipërfaqja e zveshur dhe gati e shkretë prej 15 mijë metrash katrore, e lejonte njeriun të shijonte pa pengesë Malin e Dajtit dhe kodrat e Saukut. Edhe sikur të ishte zgjedhur një parcelë tjetër, natyra e Tiranës ishte mjaft e pëlqyer ngado që ta kundroje.
Kompleksi i legatës do të kishte një pus artezian, pasi Tirana nuk kishte sistem tubacionesh për ujë të pijshëm. Energjia elektrike do të prodhohej me gjenerator. Një kërkesë e ministrit ishte që ndërtesa të kishte një sallë të madhe ku të mund të kërcehej, sepse Hart i vinte rëndësi mësimit të çarlestonit dhe të fokstrotit nga shqiptarët.
Ndërtimi u bë relativisht shpejt; u deshën pak më shumë se dy vjet që puna të përfundonte. Në të vërtetë, legata e Tiranës përfundoi më shpejt se sa projektet e ngjashme të qeverisë amerikane në vendet e tjera. Kështu, Shqipëria pati legatën e parë të ngritur ndonjëherë nga Amerika jashtë vendit. Çka ishte me rëndësi, u kursyen mjaft para, sepse Harti u rrinte mbi kokë ndërtuesve, në acarin e dimrit apo në vapën përvëluese. Veç kësaj, për të ndihmuar në projektet e ndryshme inxhinjerike ai mobilizoi nxënësit e shkollës teknike të Harry Fultzit, e cila mbështetej financiarisht nga Kryqi i Kuq Amerikan.
Dërrasat e parketit u sollën nga Amerika të prera dhe të paketuara, po kështu edhe tubat e ujit dhe pajisjet e tjera hidraulike me dimensionet e parashikuara në projekt. Nga Amerika u sollën edhe gjashtë vaska, të cilat sipas Hartit, u bënë të vetmet që kishte në Shqipëri. ?Nuk duhet të krijoni përshtypjen se shqiptarët nuk bëjnë banjë,? do të thoshte më vonë me shaka Harti në një intervistë. ?Ata nuk lahen në vaska por në banja publike,? ashtu si gjithë të tjerët në Ballkan. Por bashkë me vaskat, legata amerikane solli një mënyrë të re që nisi të imitohej, sepse më vonë, disa familje të kamura shqiptare filluan të instalojnë vaska në shtëpitë e tyre.
Mbreti Zog e ndihmoi Hartin duke ia dhënë tokën me një çmim prej gjysmë frange ari për metër katror. E gjithë sipërfaqja kushtoi tepër lirë, rreth 2 mijë dollarë. Shumë shpejt, zona u bë një magnet për një vrull ndërtimesh të tjera që nisën në hapësirën përreth. Tani ajo shihej nga shqiptarët si ?një vend i mirë?.
Kompleksi ishte mjaft modern sipas standardeve të kohës. Ai kishte ngrohje qendrore, makinë për të prodhuar akull dhe dritare me rrjeta kundër mushkonjave.
Kur përfundoi, legata kishte kushtuar 112 mijë dollarë, rreth 1.6 milion me dollarin e sotëm. Vërtet e shtrenjtë, por arkitektura e brendshme s?kishte të sharë. Rezidenca e ambasadorit dominohej nga shkallarja prej mermeri që lidhte hollin me katin sipër. Kompleksi kishte gjithsej 12 dhoma të mëdha. Njëra prej tyre formonte një sallon 17 metra të gjatë dhe shtatë të gjerë.
Legata u përurua me një banket dhe ballo Ditën e Falenderimeve, më 27 nëntor 1930. Për ta bërë më dinjitoze ceremoninë, ministri fuqiplotë Herman Bernstein, që erdhi pas Hartit, kishte kërkuar nga Departamenti amerikan i Marinës që të dërgonte në Durrës për vizitë një kryqëzor dhe një destrojer në rast se anijet do të ndodheshin diku në rajonet pranë. Banketi madhështor u dha në sallonin e madh dhe në të morën pjesë Mbreti Zog, i veshur me uniformë ushtarake, i gjithë kabineti shqiptar, të gjithë diplomatët e huaj në Tiranë dhe personalitete të tjera. Ishte hera e parë që Mbreti vizitonte një legatë dhe kjo bëri përshtypje.
Përurimi ishte ngjarja më e madhe sociale që kishte parë ndonjëherë kryeqyteti shqiptar. Bernsteini mbajti një fjalim të shkurtër. Ai tha se ndërtimi i legatës fliste për besimin, simpatinë dhe interesimin e Amerikës ndaj pavarësisë së Shqipërisë. ?Shumë pak dihet për Shqipërinë dhe për fat të keq, jashtë qarkullojnë plot informacione të shtrembëruara dhe jomiqësore,? tha Bernsteini, i cili i bëri pastaj një kompliment njeriut që kishte pranë, kur foli për ?udhëheqjen e mençur të Mbretit Zog, që i ka hapur rrugën zhvillimit dhe përparimit të vendit?.
Zogu u përgjigj: ?Kënaqësinë time e shton fakti që kjo është e para legatë e ndërtuar jashtë vendit nga qeveria amerikane, e cila e ka treguar simpatinë dhe miqësinë ndaj popullit shqiptar në raste të ndryshme.?
Dita tjetër ishte 28 nëntori, festa e Pavarësisë. Sipas Bernsteinit, përshtypje të shkëlqyer la botimi në gazeta i telegramit që Presidenti amerikan Herbert Hoover i dërgonte Mbretit, me të cilin uronte popullin shqiptar për festën.
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI 21. mars – 20. prill Jeta juaj ne çift do favorizohet...
Duke filluar nga dita e sotme, ditët e nxehta të shtatorit m...
Janë rreth 1.5 miliardë euro të investuara nga gazsjellësi T...
DASHI 21. mars – 20. prill Këtë të hënë duhet ta merreni se...
Ish-Kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka deklaruar se ...
Sylvester Stallone, aktori i madh i filmit kult “Rocky Balbo...
Ish-Sekretari i NATO-s, Javier Solana ka komentuar marrëvesh...
Qefsere Koleci, 51-vjeç është dhunuar brutalisht mëngjesin e...
Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme ...
Foto të papublikuara më parë kanë dalë në dritë nga familja ...
Shefi ekzekutiv i Porsche, Oliver Blume, ka deklaruar se do ...
Një anije mallrash zvicerane, e cila po udhëtonte në ujrat n...
Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar pak më parë ...
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur identifikimin e autori...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më...
Ministri i Drejtësisë belge, Koen Geens, është shprehur se d...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më...
Në kantonin zviceran të Sant Gal, u mbajt sot referendumi pë...
Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo ka reaguar pas ac...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...