Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Nga Mero Baze
Doktor Luan Dragusha, një mjek i pranuar si i aftë dhe i përkushtuar ndaj pacientëve dhe disa pjestarë të ekipit të tij në Shkodër, janë arrestuar dhe janë çuar në burg, pas një denoncimi rutinë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për furnzimim jashtë standardeve me unaza për stendat që përdoren në ndërhyrjet kardiokirurgjikale.
Nuk e njoh nga afër Dr. Dragushën, por nuk kam dëgjuar askënd të thotë që nuk është mjek i aftë dhe që mbi të gjitha ka lënë SHBA për t?u kthyer në Shqipëri dhe për shkuar për të shërbyer në Shkodër.
Hapja e një reparti të suksesëshëm në Shkodër për vendosjen e stendave, dhe grumbullimi atje i pacientëve nga Veriu i Shqipërisë, ka qenë një sukses i shëndetësisë së paku tre vitet e fundit. Mjeku i ka kursyer shtetit transportin drejt Tiranës të qindra pacientëve dhe me aftësinë e tij për një ndërhyrje më të specializuar, ka shkurtuar dhe kohën e qëndrimit të pacientëve në spital.
Ajo që i konsiderohet abuzim, është një çështje administrative dhe ka të bëjë me përjpjekjen për të pasur sa më shumë lëndë të parë rezervë në kushtet e një shëndetësie që shpesh ta lë operacionin përgjysëm dhe për një stendë.
Por nuk e mohoj që mund të jetë shkelje administrative apo e protokollit të furnizimit, pasi nuk dua të bëj ekspertin e dosjes për të parë, nëse ka kaluar kjo gjë në vepër penale të korrupsionit apo jo.
Në të gjitha rastet, prokuroria duhet të ketë një politikë penale, kur heton një dëm administrativ që vjen nga përpjekja për të pasur në funksion të sigurtë një klinikë të specializuar shtetërore si ajo e Doktor Dragushës. Në çdo rast nis hetimi penal, njoftohet i pandehuri dhe gjërat duhet të zhvillohen në seancë gjyqësore. Nuk kemi të bëjmë me një kriminel që ka vrarë dhe mund të ikë, por me një mjek që shpëton jetë njerëzish, dhe as ka ndërmend të ikë në arrati, se nga arratia vjen.
Në një qytet ku bandat kriminale janë sheshit, dhe prokurorët i marrin dy herë në ditë telefon t?u kërkojnë ndjesë se mos u kanë rënë më qafë, të bëhesh trim me një mjek e t?i hedhësh prangat duke mbyllur spitalin, do të thotë të mos jesh prokuror, por një burracak që mbush brekët nga kriminelët dhe bëhesh kriminel me një mjek që shpëton jetë njerëzish.
Dhe këtu nuk është fjala vetëm për Doktor Dragushën se nuk e njoh as për fytyrë, por për çdo zyrtar të administratës së shtetit, të cilit i hapet padi penale nga raportet rutinë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, një institucion sovjetik që vazhdon të mbijetojë në një vend si Shqipëria.
Zyrtarët që vihen nën terrorin e kontrolleve të tilla, kryesisht për gjoba, mund të hetohen të gjithë lirshëm në gjendje të lirë dhe nuk ka pse rrasen në burgje bashkë me kriminelët, pa mbaruar procesi gjqyësor. Pasi siç ndodh rëndom pastaj dalin të pafajshëm dhe duhet t?u paguash dhe dëmet. Mbyllja drejt e në burg e një zyrtari pa u gjykuar është një masë ekstreme, dhe jashtë çdo logjike, në një vend ku kriminelët e drogës nxirren nga burgu se i ka marr malli për fëmijët, apo ku vrasësit terrorizojnë prokurorët dhe ata shkojnë rrihen me kryeprokuroren, se nuk duan të marrin dosjen e tij.
Ky standard, kur për një mjek profesionist përdoren prangat dhe për kriminelët aplikohet përulësia, është standardi i një shoqërie të dorëzuar para krimit dhe të trimëruar para nëpunësve dhe intelektualëve që dhe nëse shkelin ligjet nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë, por thjeshtë duhet të gjykohen.
Prokurori Sokol Stojani ka reaguar, pasi u tha se ai ishte s...
Gazetarja Anila Hoxha gjatë emisionin “Repolitix” në Report ...
Një fëmijë 9-vjeçar është aksidentuar gjatë mbrëmjes së sotm...
Policia ka zbuluar detaje të reja në lidhje me plagosjen e 9...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë një interviste në e...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Po...
Prej 3 muajsh Hipoteka e Sarandës ka dalë jashtë funksionit ...
Sociologu Ergys Mertiri ka reaguar, pasi kryeministri Rama u...
Brenda ambienteve të burgut të Lezhës është gjetur drogë.Nga...
Nga dasma e moderatores Elita Rudi dhe dhe këngëtarit Gjiko ...
Prokuroria ka sekuestruar 31 prona të grupit të Habilajve. N...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka gjatë një interv...
Ditën e sotme kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialist...
Fustani i fryrë, duket se është padyshim fustani i vitit 201...
Mbrëmjen e djeshme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë i...
Ditën e sotme Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Ar...
Në qytetin e Pogradecit është duke u zhvilluar për herë të t...
Pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në r...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...