Deputeti sfidë të hapur Arta Markut/ “Dorëzoj diplomën time nëse …”
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në r...
Pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se negociatat me Shqipërinë janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Presidentit dhe Kryeministrit, ka reaguar kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima.
Në një postim në rrjetet sociale, Kokëdhima shkruan se negociatat janë bllokuar sepse anëtarët e grupit negociator kanë rezerva për marrëveshjen, prandaj nuk e firmosin dokumentin.
Më tek kreu i Zgjidhjes shkruan se në këto dekada qeveritë që kanë përfaqësuar ndër vite Shqipërinë kanë bërë një sërë marrëveshje të gabuara, duke rreshtuar mes tyre anëtarësimin në Konferencën Islamike, traktatet e miqësisë me Greqinë, pa hequr Ligjin e Luftës, rezolutat mbi konfliktin Izraelito-Palestinez, etj.
Më poshtë reagimi i plotë i Koço Kokëdhimës:
Në një konferencë për shtyp, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, u ankua se qenkan bllokuar negociatat me Shqipërinë për shkak të kontradiktave mes presidentit dhe qeverisë, ndërsa burime të pakonfirmuara dëshmojnë se ka ndodhur diçka e rëndë. Anëtarë të grupit negociator kanë rezerva për marrëveshjen, prandaj nuk e firmosin dokumentin. Mungesa e transparencës në nënshkrimin e traktateve dypalëshe dhe ndërkombëtare nuk është gjë e re për qeveritarët shqiptarë. Jemi kthyer në kohën e pazareve të Esad Pashës dhe Ahmet Zogut. Janë të pafundme marrëveshjet e gabuara të Shqipërisë në këto dekada, si anëtarësimi në Konferencën Islamike, traktatet e miqësisë me Greqinë, pa hequr Ligjin e Luftës, rezolutat mbi konfliktin Izraelito-Palestinez, marrëveshja për strehimin e 2700 muxhahedinëve iranianë, apo rezoluta në OKB, dhe së fundi plani për zhvendosjen nga BE në Shqipëri të qindramijë refugjatëve me aktivitet apo implikime teroriste, e iniciuar nga kryeministri i Shqipërisë.
Vendi ynë i vogël nuk ka as interes dhe as arsye të marrë përsipër role që u takojnë vendeve të tjera. Firmosja e marrëveshjes së detit nga Berisha dhe Basha në vitin 2009 i dhuronte Greqisë afro 255 kilometra katrorë hapësirë detare shqiptare. Një vit më vonë, kjo marrëveshje u bë nul nga Gjykata Kushtetuese. Ishte një marrëveshje që u bë në fshehtësi, me urgjencë dhe pa transparencë. Të njëjtën gjë kërkon të bëjë kryeministri i sotëm. Duhet të jetë e qartë si për Tiranën, për Prishtinën dhe për vendet e Perëndimit: Shqiptarët nuk janë të gatshëm dhe refuzojnë kategorikisht dhe absolutisht të lëshojnë territore të tyre si çmim për t?u integruar në Europë. Këtë çmim shqiptarët do e hedhin poshtë me indinjatë sa herë tju kërkohet. Nuk mund ta pranojnë kurrsesi. Fuqitë e Mëdha i kanë copëtuar trojet tona në favor të Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Ato, ndofta, janë gati të mbështesin apo diktojnë copëtime dhe aneksime të reja të hapësirave tona. Kjo nuk mund të vazhdojë. Ky do të ishte një turp i madh, turp, poshtërim dhe çnderim!
Me sa duket çështja çame po tradhëtohet, po pranohet kushti grek që kjo dosje nuk ekziston, pra, që ky gjenocid nuk është kryer. Çështja çame është pjesë thelbësore e çështjes sonë kombëtare. Të drejtat njerëzore të Çamërisë duhet të mbrohen në çdo rast. Çamët janë shtypur e dëbuar me gjenocid dhe me dënime kolektive. Ata duhet të kishin rifituar me kohë të drejtat e tyre njerëzore si të gjithë qytetarët e Europës.
ZGJIDHJA ushqen ndjenjat më të larta të miqësisë për popullin grek dhe do punojë me vendosmëri pë forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe dy popujve tanë duke kërkuar gjithmonë zgjidhjen e problemeve të trashëguara, por pa krijuar probleme të reja.
ZGJIDHJA vlerëson se çështjet e pazgjidhura me Greqinë nuk mund të paketohen, ashtu si po synohet të bëhet, ku palët kanë vendosur përpara 10 marrëveshje dhe kanë harruar Çështjen Çame që është ndër çështjet më të rëndësishme për palën shqiptare. Nëse marrëveshja do ishte në paketë, atëhere do të ishin 11 marrëveshje; Çështja Came dhe dhjetë të tjera.
Kaq shumë probleme sa po negociohen njëherësh rrezikojnë të shpërqëndrojnë opinionin dhe ekspertët. Diplomacia duhet t?i japë secilës çështje kohën e duhur, jo t?i kalojë me aksion. Bashkim në paketë i kaq shumë problemeve dyshojmë se synon të fshehë koncesionet e palës shqiptare për detin dhe Çamërinë. Ajo që thuhet nga zërat, se pala shqiptare ka pranuar të mos jetë palë e Zonës Ekskluzive Ekonomike detare, po ndodh në praktikë. Kompania ndërkombëtare që operonte për kërkimin e naftës në det në bllokun detar në kufi me Greqinë u largua nga Shqipëria dhe e prishi kontratën para disa muajsh. ZGJIDHJA vlerëson se nuk ka ngut në caktimin e kufirit detar me Greqinë, nuk ka deadline.
Nuk ka interes më të lartë se sovraniteti kombëtar mbi territorin e vendit. Rumania dhe Bullgaria kanë 27 vite që diskutojnë për 17 kilometër hapësirë detare. E njëjta gjë edhe mes Sllovenisë dhe Kroacisë. Italia dhe Shqipëria diskutuan 25 vjet para se të nënshkruanin marrëveshjen e kufirit detar. Në kushtet, kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, partia ZGJIDHJA kërkon nga presidenti dhe Ministria e Jashtme që të ndërpriten këto bisedime dhe të bëhen në një kohë të përshtatshme për diplomacinë tonë dhe për publikun. Çdo marrëveshje me urgjencë, më e pakta do të ishte gabim, por pasojat të çojnë në tradhti kombëtare./ CNA.al
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në r...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në...
Pas furtunës së djeshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka...
Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani k...
Princi George mund të jetë dhe i treti në listën e fronit të...
Peshon 55 ton dhe është një nga zbulimet më të rëndësishme. ...
Tashmë operacionet plastike nuk janë më një tabu as për njer...
Gazetari Ylli Dylgjeri në një postim në rrjetet sociale ka ...
Duhet të bëni kujdes për ushqimet që hani, pasi jo vetëm që ...
Duket se martesa e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin është bë...
Pas shfaqjes në media ku përfshiheshin inspektorët e IKMT në...
Gjatë ditës së dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi i ka...
Çështja e Emiljano Shullazit ka zhytur në kaos Prokurorinë p...
CNA.al ka sjellë një material të plotë investigativ në lid...
Cila është pjesa më e bukur e futbollit?Ndoshta ju mund të m...
Profesori i njohur Agron Gjekmarkaj ka folur për rastin e m...
Prokuroria për Krimet e Rënda, prej ditës së djeshme është p...
Artan Hoxha gazetari i njohur investigativ ka bërë publike n...
Opozita padit kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...