Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka reaguar pas propozimit të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, për Vettingun e politikanëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shprehet se Basha është një gënjeshtar patologjik dhe kërkon amnisti për vete dhe personat e lidhur me të.
Sipas Braçes, Basha gënjeu kur tha se kjo nismë është e njëjtë me nenet e Kushtetutës dhe ligjin e Vettingut.
Ndër të tjera deputeti socialist ka shkruar, se mjafton të shohësh shembullin e Rumanisë, për të kuptuar se nga cila drejtësi kërkon të shpëtoë Basha.
Postimi i plotë
LULZIM BASHA NJE GENJESHTAR PATALOGJIK!
JA KUSHTETUTA DHE LIGJI I “VETTING-UT” QE PROVOJNE
GENJESHTREN E TIJ!
NUK KERKON VETTING,
KERKON AMNISTI PER VETE DHE
PERSONAT E LIDHUR ME TE!
Po si ka mundesi qe ky palaco i zverdhur,
te sheh ne sy e te genjen pa piken e drojes?
As skuqet e as i levis qofte edhe nje muskul,
thjesht te sheh ne sy dhe te genjen!
Doli sot te prezantonte nismen e tij “kushtetuese” per “vetting” ndaj politikaneve;
Per tu bere i besueshem tha se eshte i njejte-eshte e njejta gjuhe tha posacerisht, me nenet e Kushtetuetes dhe ligjin e “Vettingut”.
Ptuuuu genjeshtar i poshter!
Njeri i ulet qe nuk ke respekt as per ata qe ke thirrur te te degjojne e i ke perballe, sy me sy, as per ata miliona te tjere qe permes ketyre mediave te tredhura, shtrenguar te shperndajne genjeshtrat e tua, jane te detyruar te te degjojne para nje ekrani.
Nuk ka asnje ngjashmeri mes nismes “basha” per “vettingun” e politikaneve dhe neneve ne Kushtetute dhe ligjit per “Vetting-un”, te cilet jane tani ne veprim per gjyqtare e prokurore ne sistem.
Ne te dy aspektet;
qofte ne aspektin e lidhjeve me krimin ose jo-ne ligjet ne fuqi flitet per “Kontakte te Papershtatshme”, ashtu dhe ne aspektin e pasurise se ligjshme ose jo-ne ligjet ne fuqi flitet per pasurine e “subjektit” dhe “personave te lidhur me te”, sakteson ne menyre te qarte se cila pasuri duhet te deklarohet brenda dhe jashte vendit, si duhet te justifikohet dhe dokumentohet etj.
Lexoini!
Pasi ti lexoni,
ju lutem refuzoni qe ky palaco tu genjeje duke ju pare ne sy.
Eshte nje akt i ulet, demostron qe ky palaco nuk ka piken e respektit per ju.
Kthejani pas kete akt te ndyre ndaj jush.
Se dyti,
nisma “Basha” per “vetting-un” e politikaneve,
nuk thote se cili do te jete institucioni qe do e kryeje kete Vetting.
Eshte e provuar teresisht ajo qe shkruajta dje,
ky palaco, i hetuar por i pagjykuar per nje akuze kushtetuese,
i pa hetuar fare per vrasjen e 4 shqiptareve te pafajshem ne mes te bulevardit, kerkon te tejkaloje institucionet e Drejtesise se Re.
Shqip e troc,
kerkon te amnistoje veten perfundimisht nga krimet ku eshte perfshire.
Shihni Rumanine dhe kuptoni se nga cila Drejtesi ky kerkon te shpetoje.
Shihni Rumanine dhe mesoni lehtesisht se kush po e ben Vetting-un ndaj politikaneve atje.
Ai eshte shembulli!
Asgje tjeter.
KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE
Neni D
Vlerësimi i pasurive
1. Subjektet e rivlerësimit i nënshtrohen deklarimit dhe kontrollit të pasurive të tyre, me qëllim që të identifikohen ata që kanë në pronësi ose në përdorim pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikohen ligjërisht, ose ata që nuk i kanë deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë e tyre dhe të PERSONAVE TE LIDHUR.
2. Subjekti i rivlerësimit dorëzon një deklaratë të re dhe të detajuar të pasurisë në përputhje me ligjin. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kontrollon deklaratën e pasurisë dhe i dorëzon Komisionit një raport për ligjshmërinë e pasurive, për saktësinë dhe
plotësinë e deklarimit, sipas ligjit.
3. Subjekti i rivlerësimit duhet të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave. Pasuri të ligjshme për qëllimet e këtij ligji konsiderohen të ardhurat që janë deklaruar dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore. Elemente të tjera të pasurisë së ligjshme përcaktohen me ligj.
4. Nëse subjekti i rivlerësimit ka një pasuri më të madhe se dyfishi i pasurisë së ligjshme, ai prezumohet fajtor për shkeljen disiplinore, përveçse kur ai paraqet prova që vërtetojnë të kundërtën.
5. Nëse subjekti i rivlerësimit nuk e dorëzon deklaratën e pasurisë në kohë sipas ligjit, ai shkarkohet nga detyra. Nëse subjekti i rivlerësimit përpiqet të fshehë ose të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, posedim ose
në përdorim të tij, zbatohet parimi i prezumimit në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
Neni DH
Kontrolli i figurës
1. Subjektet e rivlerësimit dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë KONTAKTE TE PAPERSHTATSHME me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në
deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja.
2. Subjektet e rivlerësimit plotësojnë dhe i dorëzojnë Komisionit një deklaratë të detajuar për figurën e tyre që mbulon periudhën nga data 1 janar 2012 deri në ditën e deklarimit, sipas ligjit. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal.
3. Nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
4. Nëse subjekti i rivlerësimit nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën sipas ligjit, ai shkarkohet. Nëse subjekti i rivlerësimit përpiqet të bëjë deklarime të pasakta, ose të fshehë kontaktet me persona të përfshirë në krimin e organizuar, zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe
subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
———————————————————————–
PËR RIVLERËSIMIN KALIMTAR TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVENË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Neni 31
Fillimi i procedurës së vlerësimit të pasurisë
1. Subjekti i rivlerësimit plotëson deklaratën e pasurisë, sipas shtojcës 2 bashkëlidhur këtij ligji, brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi dhe e dërgon pranë ILDKPKI-së.
2. ILDKPKI-ja fillon menjëherë procedurën e kontrollit në përputhje me parashikimet e nenit 4, pika 4, si dhe nenit 33 të këtij ligji.
3. Subjekti i rivlerësimit, sipas nenit 179/b, pika 4, fjalia e dytë, të Kushtetutës, ka të drejtë të paraqesë një kërkesë me shkrim drejtuar Komisionit, për vlerësimin e pasurisë, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Kërkesa i bashkëlidhet deklaratës së pasurisë, sipas shtojcës 2 të këtij ligji.
Neni 32
Deklarimi i pasurisë
1. Subjekti i rivlerësimit dhe PERSONAT E LIDHUR me të, së bashku me deklaratën e pasurisë, paraqesin të gjitha dokumentet që justifikojnë vërtetësinë e deklarimeve për ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.
2. Nëse subjekti i rivlerësimit është në pamundësi objektive për të disponuar dokumentin që justifikon ligjshmërinë e krijimit të pasurive, duhet t?i vërtetojë institucionit të rivlerësimit
se dokumenti është zhdukur, ka humbur, nuk mund të bëhet përsëri ose nuk merret në rrugë tjetër. Institucionet e rivlerësimit vendosin nëse mosparaqitja e dokumenteve justifikuese
është për shkaqe të arsyeshme. Ky rregull zbatohet edhe në ato raste kur organi përgjegjës për lëshimin e dokumenteve justifikuese nuk përgjigjet brenda afatit ligjor.
3. Nëse subjekti i rivlerësimit ose personat e lidhur kanë pasuri jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ai paraqet deklarimet bankare të viteve të fundit, të dhënat e fundit
mbi regjistrimin e pasurisë ose dokumente të tjera që tregojnë vlerën e pasurive që ndodhen jashtë shtetit.
4. Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të, ose persona të tjerë të lidhur, të deklaruar në cilësinë e dhuruesit, huadhënësit ose huamarrësit, nëse konfirmojnë këto
marrëdhënie, kanë detyrimin për të justifikuar ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.
5. Deklarimet e interesave privatë dhe pasurorë, të paraqitura më parë tek ILDKPKI-ja mund të përdoren si provë nga Komisioni dhe Kolegji i Apelimit.
Neni 34
Objekti i kontrollit të figurës
Objekti i kontrollit të figurës është verifikimi i deklarimeve të subjektit të rivlerësimit dhe të dhënave të tjera, me qëllim identifikimin e atyre subjekteve që kanë KONTAKTE TE PAPERSHTATSHME me personat e përfshirë në krimin e organizuar, sipas parimeve dhe kushteve
të parashikuara në nenin DH të Aneksit të Kushtetutës.
Neni 35
Fillimi i procedurës për kontrollin e figurës
1. Subjekti i rivlerësimit plotëson deklaratën për kontrollin e figurës, sipas shtojcës 3 bashkëngjitur këtij ligji, brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të tij dhe e dërgon atë
pranë Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.
2. Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar fillon menjëherë procedurën e kontrollit të figurës, në përputhje me parashikimet e nenit 4, pika 4, si dhe të nenet 37 dhe 38
të këtij ligji.
3. Subjekti i rivlerësimit, sipas nenit 179/b, pika 4, fjalia e dytë, të Kushtetutës, ka të drejtë të paraqesë një kërkesë me shkrim drejtuar Komisionit, për kontrollin e figurës, brenda
3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Kërkesa i bashkëlidhet formularit për deklarimin e kontrollit të figurës, sipas shtojcës 3 të këtij ligji. /CNA.al
Rrethi i Lushnjes është prekur nga fenomeni i mbylljes së sh...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali në një inter...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha prej disa ditës e ka ngritur z...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, para se të mer...
Lulzim Basha ka hedhur në treg një tjetër propozim qesharak ...
Lulzim Basha ka dalë dje nga Elbasani dhe ka kërkuar vetting...
Prej disa ditës kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë deklara...
Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar reformat që po ndërmer...
Qytetarët shkodranë do të zhvillojnë një protestë në orën 19...
Ish- Ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani,...
Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku gjatë...
Deputeti socialist Alfred Peza i ftuar në studion e FaxNews,...
Një 6–vjeçare ka humbur jetën gjatë mesditës së sotme, si ...
Deputeti socialist Alfred Peza ka folur nga studio e FaxNeës...
Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi në një intervistë ...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka folur për Vetti...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale ...
Ish-drejtuesi i policisë, Arjan Hoxha në një intervistë në “...
Ish-drejtuesi i policisë, Arjan Hoxha gjatë një interviste n...
Autoritetet maqedonase kanë bërë një gafë të rëndë ditën e s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...