Reformat e Qeverisë/ Gazetari i tregon Ramës efektet anësore
Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar reformat që po ndërmer...
Prej disa ditës kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë deklarata të forta për procesin e Vettingut që do të përfshijë edhe funksionarët publikë.
CNA.al ka siguar projektligjin e plotë dhe relacionin, në të cilin tregohet se çfarë ndryshimesh ka planifikuar ndërmarrë opozita e drejtuar nga Lulzim Basha.
Në këtë projketligj dhe realacion shkruhet se kontrolli i figurës, ngrihet me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i funksionarëve që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.
Më poshtë po ju sjellim projektligjin e plotë dhe Relacionin:
Projektligji i Plotë
Nr._/2018
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 83 pika 1 dhe 177 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Fjalia e parë, e pikës 3 të nenit 45, ndryshohet si më poshtë vijon:
?3. Përjashtohen nga e drejta për t?u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.?
Neni 2
Pas nenit 176 të Kushtetutës, shtohet ?Pjesa e Gjashtëmbëdhjetë/1?, me këtë përmbajtje:
?PJESA E GJASHTËMBËDHJETË/1
MEKANIZIMI I GARANTIMIT TË INTEGRITETIT TË FIGURËS SË FUNKSIONARIT PUBLIK
Neni 176/1
Qëllimi i kontrollit të figurës
Neni 176/2
Subjektet dhe rregullat e kontrollit të figurës
Neni 3
Pas nenit 179/b, shtohet neni 179/c me këtë përmbajtje:
?Neni 179/c
R E L A C I O N
MBI PROJEKTLIGJIN
?PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR?
Integriteti i zyrtarëve të lartë publikë është parakusht për qeverisje demokratike dhe shtetin e të drejtës. Fakte dhe të dhëna të bëra publike demonstrojnë se bashkëpunimi mes krimit të organizuar dhe zyrtarëve të lartë publikë, është në nivele alarmante dhe se ka një çimentim të kulturës së pandëshkueshmërisë ndaj politikanëve të lidhur me krimin.
Për të garantuar integritetin e zyrtarëve të lartë publikë, Shqipëria ka ndërmarrë disa masa, të cilat në tërësinë e tyre, nuk kanë garantuar ende tërësisht qeverisjen demokratike dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Konkretisht:
Procesi i vettingut që përfshin vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar zbatohet për gjyqtarët dhe prokurorët. Ndërkohë me ligj të veçantë, i njëjti vlerësim është shtrirë tashmë edhe për punonjësit e Policisë së Shtetit apo Gardës së Republikës. Pra, është fakt që procesi i vettingut nuk aplikohet për zyrtarët e tjerë të lartë publikë, ku përfshihen deputetët, Kryeministri, ministrat, dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese apo ligjore.
Zbatimi i të njëjtave norma dhe parime të vettingut për vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë, do të kontribojë në dekriminalizimin e qeverisjes në vend. Gjithashtu, kjo do të parandalonte aleancat e fshehta e të drejtëpërdrejta, para dhe pas zgjedhjeve, midis politikanëve dhe grupeve kriminale.
Dekriminalizimi i plotë dhe zbatimi i të njëtave norma të vettingut për vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, duhet të zbatohet edhe ndaj zyrtarëve të lartë publikë, ku përfshihen deputetët, Kryeministri, ministrat, kryebashkiakët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese dhe ligjore. Kjo garanton parimin e barazisë përpara ligjit, dhe përbën një premisë për një qeverisje të pandikuar nga krimi i organizuar, duke pastruar nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, individë të lidhur me krimin e organizuar.
Është e vërtetë që Reforma e Dekriminalizimit, e propozuar nga Partia Demokratike, solli rezultate domethënëse në funksion të pastrimit të qeverisjes nga individë me rekorde kriminale. Gjatë 2 viteve në zbatim, që nga momenti i miratimit të ligjit, rezulton se si pasojë e zbatimit të dekriminalizimit, kemi këto të rezultate:
Deputetë të larguar
Deputetë të dorëhequr
Deputetë në hetim
Kryebashkiakë të shkarkuar
Kryebashkiakë në hetim
Zyrtarë drejtues të larguar
Zyrtarë të tjerë të larguar
Këshilltarë bashkiakë të shkarkuar
Këshilltarë bashkiakë të dorëhequr
Kandidatë për deputetë të larguar
Gjyqtarë të dorëhequr
Nëpunës publikë lokalë të larguar
Deputetë e kryebashkiakë u shkarkuan apo u larguan për shkak se ishin të dënuar për vepra penale të rënda, si trafikim i qenieve njerëzore dhe favorizimit të prostitucionit; vrasje; përdhunim në grup apo trafik ndërkombëtar droge.
Por efektet e këtyre rezultateve të dekriminalizimit duke larguar nga funksionet shtetërore individë të dënuar për kryerjen e krimeve u zhbënë, për shkak të transformimit në mënyra të reja të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe qeverisjes.
Këto mënyra të reja të bashkëpunimit janë zëvendësimi i vetë eksponentëve të botës së krimit në institucionet më të larta të vendit me individë në shërbim të krimit të organizuar, të caktuar prej tyre në poste dhe detyra shtetërore, si dhe politikanë të lidhur drejtpërdrejt me eksponentë të krimit të organizuar.
Për pasojë, dekriminalizimi rezulton i pamjaftueshëm për të shkëputuar lidhjet e qeverisjes me krimin.
Kapja e qeverisjes nga krimi nëpërmjet përfshirjes së individëve me lidhje të drejtëpërdrejtë me krimin e organizuar, në Kuvend, në pushtetin vendor, apo në funksione të larta apo funksione kyçe të administratës publike dhe organeve ligjzbatuese, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike dhe për vetë sigurinë kombëtare.
Opozita parlamentare, sjell në vëmendje qëndrimin e mbajtur shumë kohë më parë mbi këtë problematikë nga Paolo Borsellino, magjistrat i Antimafias Italiane, simbol i luftës së shtetit ndaj mafias/krimit të organizuar, i vrarë nga organizatat kriminale në vitin 1992, i cili shprehej se: ?Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t?u shfaqur si të tilla?.
Kriminalizimi i qeverisjes, përmes lidhjeve të krimit të organizuar me funksionarët e lartë publikë, duhet të eleminohet përfundimisht, nëpërmjet një ligji të posaçëm që përcakton kriteret dhe rrethanat që ndihmojnë dekriminalizimin e mëtejshëm të institucioneve publike, realizimin e vettingut ndaj zyrtarëve të lartë me qëllim shkëputjen e lidhjes së qeverisjes me krimin, si dhe mbajtjen në funksion vetëm të individëve që kanë integritetin e duhur të figurës së tyre.
Për këtë qëllim, propozojmë miratimin e një projektligji ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar?.
Qëllim i projektligjit është të garantojë integritetin e personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë një funksion publik, nëpërmjet shtrirjes së vettingut edhe tek politikanët në detyra shtetërore dhe funksionet e tjera kushtetuese, si dhe mbrojtjen në të ardhmen të funksionimit demokratik dhe ligjor të organeve kushtetuese dhe në përgjithësi, i sistemit demokratik, në përputhje me standardet ndërkombetare apo praktikat e vendosura nga shtetet e Këshillit të Europës, apo shtete të tjera demokratike. Ky qëllim përmbushet duke parandaluar zgjedhjen apo emërimin në kushtet e ekzistencës objektive të shkaqeve që cënojnë figurën e zyrtarit apo besimin e publikut në funksionimin e organit ku zyrtari është zgjedhur apo emëruar.
Ndryshimet e propozuara nëpërmjet këtij projektligji parashikojnë që e drejta për t?u zgjedhur, të kufizohet edhe në rastin e shtetasve që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Për këtë qëllim, është shtuar në Kushtetutë ?Pjesa e Gjashtëmbëdhjetë/1?, ku sanksionohet përfshirja në vetting dhe sistemi i kontrollit të figurës me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, qeverisë, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i personave që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.
Sipas projektligjit, subjektet që i nënshtrohen vettingut, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen kontrollit të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.
Nëse subjekti që i nënshtrohet vettingut ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën apo përpiqet të bëjë deklarime të pasakta, ose të fshehë kontaktet të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, atëherë sipas ligjit ndaj tij zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t?u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën. I njëjti ndalim zbatohet edhe kur me vendim të organit përgjegjës kushtetues, për subjektin vërtetohet mosjustifikimi i ligjshmërisë së pasurisë.
Është e qartë dhe e drejtë se shumica e qytetarëve shqiptarë e konsiderojnë si të papërshtatshme kontaktin dhe lidhjen e ngushtë midis krimit të organizuar dhe funksionarëve publikë. Për pasojë, në demokraci duhet garantuar që personat që konsiderohen nga shumica e votuesve si të papërshtatshëm për të vendosur për interesat e tyre, të qëndrojnë jashtë vendimmarrjeve legjislative apo Qeverisë. Qëllimi i masave të tilla ka për synim mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve nga ndikimi i krimit të organizuar. Është interes i lartë publik që politikbërja dhe vendimmarrja të imunizohen nga ky ndikim.
Marrëdhënia e funksionarëve të lartë të shtetit me eksponentë të krimit të organizuar, është degradim i standardit etiko-moral të funksionarëve publikë dhe një pengesë serioze për zbatimin e ligjit dhe për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Është vështirë të imagjinohet që në Shqipëri, një punonjës policie, të identifikojë, arrestojë apo parandalojë aktivitetin kriminal të një pjesëtari të një organizate kriminale, nëse ai konstaton apo shikon që ky individ shoqërohet gjatë gjithë ditës me deputetin e zonës, Ministrin apo Kryeministrin, që kanë në dorë fatin e marrëdhënies së tij të punës.
Kriminalizimi i qeverisjes, për shkak të lidhjeve të ngushta të funksionarëve të lartë publikë me eksponentë të krimit të organizuar, dëmton rëndë zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, duke cënuar rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme interesin publik. Grupet kriminale, duke shfrytëzuar lidhjen e tyre me funksionarët e lartë publikë, nxisin që këta të fundit të punojnë për interesat e tyre, të cilat qartësisht nuk përkojnë me interesat e qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi apo me interesin publik, i cili duhet të jetë në fokus të punës së institucioneve publike.
Opozita vlerëson se miratimi i këtij projektligji dhe vettingu për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë, duhet të bëhet pa vonesë dhe të fillojë të aplikohet menjëherë.
Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga njerëz të lidhur me krimin e organizuar, por nga burra dhe gra, bij dhe bija që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar. Ky projektligj i shërben pikërisht dekriminalizimit të plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funksionari kushtetues dhe mos përdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin./ CNA.al
Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar reformat që po ndërmer...
Qytetarët shkodranë do të zhvillojnë një protestë në orën 19...
Ish- Ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani,...
Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku gjatë...
Deputeti socialist Alfred Peza i ftuar në studion e FaxNews,...
Një 6–vjeçare ka humbur jetën gjatë mesditës së sotme, si ...
Deputeti socialist Alfred Peza ka folur nga studio e FaxNeës...
Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi në një intervistë ...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka folur për Vetti...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale ...
Ish-drejtuesi i policisë, Arjan Hoxha në një intervistë në “...
Ish-drejtuesi i policisë, Arjan Hoxha gjatë një interviste n...
Autoritetet maqedonase kanë bërë një gafë të rëndë ditën e s...
Gjykata e Shkallës së Parë të Shkodrës ka dhënë masën e sigu...
Deputeti socialist i Kurbinit, Gjetan Gjetani, ka reaguar pa...
Sipas një artikulli nga Qendra e Kërkimeve për Katastrofat, ...
1-Jeni një njeri paqësorI dëgjoni njerëzit me sinqeritet dhe...
Një shprehje thotë se bukuria qëndron në sytë e atij që di t...
Vetëm disa javë më parë reperi i njohur Post Malone ishte sh...
Kur keni një tërheqje ndaj dikujt, trupi juaj fillon të japë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...