Çmimet e konsumit në të gjithë Evropën/ Vendet më të shtrenjta dhe më të lira, ja ku renditet Shqipëria
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Policia e Shkodrës në një konferencë për shtyp ka zbardhur detaje nga aksioni i mbrëmshëm. Sipas policisë, është ushtruar konktroll në 20 banesa dhe lokale, duke arrestuar edhe 4 persona.
Në pranga ranë Ilir Rustemi 42 vjeç, Emrah Plaku 22 vjeç, Astmet Bilali 29 vjeç dhe Erogen Brajoviç.
Gjithashtu në cilësinë e provës material, policia ka sekuestruar 2 kallashnnikovë, 6 mjete të blinduara, karta dhe telefona celularë.
Nëpërmjet metodave të hetimit po punohet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale ku të arrestuarit janë implikuar.
Komunikata e policisë
?Forca e Ligjit? në veprim, goditen disa pjestarë të grupeve kriminale në Shkodër. Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në qarkun Shkodër, zhvilluar këto hetime në kuadër të Operacionit ?Forca e Ligjit?, si dhe në funksion të hetimeve të ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në këtë qytet, Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, Trupat e posaçme operacionale në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë, kanë arritur të ndalojnë dje në qytetin e Shkodrës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe me gjërë.
Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rruge operative me qellim evidentimin sa me të plotë dhe sa me të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie. Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale. Operacioni nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, 1 është në kërkim. Të arrestuar janë : ? Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër; ? Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër; ? Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër; ? Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër; Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.
Konkretisht janë sekuestruar: ? 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë); ? 6 mjete të blinduara; ? rreth 800 fishekë; ? 1 armë e ftohtë ? 10.500 euro; ? 3 makina lojërash fati; ? njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB; ? telefona celularë dhe karta telefonike; ? 2 veshje antiplumb. Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse proceduriale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta. Ne deshirojme të falenderojmë shumë perzemersisht qytetarët e Shkodrës për mbeshtetjen që na japin cdo ditë në ushtrimin e detyrës sonë të vështirë dhe vecanerisht për qetësinë dhe mbeshtetjen që na dhanë gjatë këtij operacioni. Ne i sigurojmë qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqiperisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsin e forës së ligjit cdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.
Operacioni ?Forca e Ligjit AKSIONI Kur e gjithë vëmendja e Policisë së Shtetit është përqendruar në Shkodër, për goditjen e bandave kriminale, detaje rreth operacionit në fjalë pritet të zbulohen nga vet blutë. Përmes një reagimi në ?Facebook? policia njofton se në orën 10:15 minuta do të mbahet një konferencë për shtyp pas aksionit të djeshëm që u finalizua me arrestimin e 4 personave, ndërsa u sekuestruan 5 makina të blindura, të cilët u përkasin familjeve Lici dhe Bajraj. ?Sot ne orën 10:15 minuta, nga Policia e Shkodres, per rezultatet e operacionit te zhvilluar oret e fundit per goditjen e elementeve me rrezikshmeri shoqerore. Konferenca do te jete live ne faqen e fb te Policise se Shtetit?, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./CNA.al
Opozita e bashkuar ka bojkotuar sot punimet e Kuvendit dhe a...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka bojkotuar seancën parla...
Ish-Presidenti Bujar Nishani është paditur në gjykatë dhe i ...
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenar...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në sea...
Zonja Kapur i bërtet Tias. Tia i thotë unë isha e çmendur që...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rifillon sot procesin e r...
Thellohen akoma dhe më tej përplasjet sa i takon Këshillit t...
Gjatë natës së kaluar, dy ngjarje të rënda kanë tronditur Ma...
Asllë dhe Ferhat kalojnë momente romantike me njëri tjetrin....
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë, e ci...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Shtyrjet e fluturimeve, apo dhe më keq anullimet kanë qenë t...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit t...
Territori shqiptar mbetet gjatë gjithë ditës së sotme në kus...
DASHI 21. mars – 20. prill Mundohuni që të mos përfshiheni ...
Pas ngjarjeve të ndodhura në Shkodër së fundmi, policia ka v...
Shoqata artistike “Ferdinand Deda”, me seli në Tiranë, masht...
Fabrika e asfaltit në Allias ishte kthyer në një kërcënim pë...
Kush ha ushqim nëpër rrugët e Firences mund të gjobitet me 5...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...