Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla për shpërndarjen e librave falas nga ana e qeverisë.
Vokshi ka thënë se Rama dhe Nikolla janë përgjegjësit kryesorë për shkatërrimin e arsimit dhe përkeqësimin e përvitshëm të gjendjes në shkolla dhe universitete.
Më tej Vokshi ka përmendur tri fakte që vëretojnë se Rama dhe Nikolla kanë shkatërruar sistemin arsimor.
Sipas saj 133 mijë nxënës që kanë braktisur shkollën në 4 vitet e fundit, ka shkuar në 64 mijë të numri i analfabetëve, mungesa e kushteve të mësimdhënies dhe politizimi i sistemit arsimor.
Deklarata e plotë:
Edi Rama dhe Lindita Nikolla kanë kopjuar në mënyrë gjysmake programin e Partisë Demokratike për libra falas dhe studime pas shkolle, por nuk u thonë prindërve pse nuk e realizojnë të plotë zgjidhjen tonë për arsim cilësor dhe tekste falas për të gjithë nxënësit e arsimit nëntëvjeçar.
Duke kopjuar keq dhe më pas duke sulmuar opozitën, Edi Rama dhe Lindita Nikolla nuk i shpëtojnë dot përgjegjësisë për shkatërrimin e arsimit.
Dy përgjegjësit kryesorë për përkeqësimin e përvitshëm të gjendjes në shkolla dhe universitete nuk kanë thënë asnjë fjalë deri tani:
për 133 mijë nxënës që kanë braktisur shkollën në 4 vitet e fundit
për rritjen në 64 mijë të numrit të analfabetëve
për mungesën totale të kushteve të mësimdhënien në gjysmën e shkollave të vendit
për politizmin e sistemit arsimor, ku 1/4 e mësuesve nuk është i kualifikuar për të dhënë mësim.
Në vend të mashtrimit, duke përdorur klasat kolektive, Lindita Nikolla duhet t?u thotë shqiptarëve sa shkolla po mbyllen në të gjithë Shqipërinë për shkak të braktisjes së tyre nga 133 mijë nxënës gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
Mbyllja e dhjetra shkollave në çdo bashki të Shqipërisë tregon agoninë në të cilën arsimi shqiptar ka rënë. Kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhte në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për klasa kolektive, por për shkolla mëmë që mbyllen: 16 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Lezhë janë këmbanë alarmi për të gjithë prindërit se situata është katastrofë.
Gjendjen në arsim nuk mund ta ndryshojë një qeveri që shkurton buxhetin e arsimit dhe ia shpërndan atë kriminelëve të lidhur me pushtetin dhe klientëve të Edi Ramës.
Shkatërrimi i arsimit është pjesë e planit të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin e tij të korruptuar dhe të inkriminuar.
Duke mbajtur rininë të paarsimuar, duke larguar më të mirët, Edi Rama e ka më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin në një vend ku nuk nderohet më i miri, por krimineli, trafikanti i drogës dhe qeveritarët e korruptuar.
Kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë për të mos lejuar që një tufë banditësh dhe injorantësh të shkatërrojnë arsimin, të zbrasin shkollat, të vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë!
Për Partinë Demokratike, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, si kontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen! /CNA.al
1.PESHORJAËshtë e lehtë të gjesh festë, thjesht t’ju ndjekim...
Nuk duam ta pranojmë, por koha për t’i braktisur sandalet po...
Me siguri ju ka ndodhur shpesh të harroni atë se çfarë donit...
Ish-lobisti i Partisë Demokratike në Uashington, Nick Muzin ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj trumbeton fort në medi...
Orët Rolex janë disa nga orët më të njohura por njëkohësisht...
Nëse dy njerëz mund ta ëndërrojnë të njëjtën ëndërr, a do të...
Ish-kreu i KQZ-së, Denar Biba në një postim në rrjetet socia...
Opozita ka vendosur të bojkotojë nesër punimet në Kuvend duk...
Plagosja me armë zjarri në zonën e Shënkollit, mesditën e so...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Shënkollit...
Gjashtëdhjetë e tre vjeçe, por duket se koha për Ornella Mut...
Partia Demokratike vijon të denoncojë planin e Bashkisë së T...
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ...
Një shtetas shqiptar ka vrarë veten, pasi iu refuzua leja e ...
Europaarlamentari gjerman i Partisë Kristiansociale, Manfred...
Një shtetas shqiptar 32 vjeçar, u përfshi në një sherr me nj...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një dalje për shtyp ...
Komisioni i Vettingut, është vënë në dyshime për korrupsion ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar sëri...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...