web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ishte miku i tij”/ Kush do e zëvendësojë senatorin e ndjerë McCain

4 Shtator 2018, 17:28, Aktualitet CNA

Mediat amerikane kanë publikuar emrin e njeriut që do të emërohet në vend të senatorit të ndjerë, John McCain.

Mësohet se ai do të jetë Jon Kyl dhe se ky lajm është dhënë fillimisht nga e veja e ish-senatorit Cindy McCain.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë se Jon Kyli ishte mik i burrit të saj të ndjerë.

“Ai është i gatshëm të kthehet në shërbimin publik për të ndihmuar shtetin e Arizonës”, ka shkruar e veja.

Emërimi i senatorit të ri do të bëhet nga Guvernatori i Arizonës Doug Ducey.

Kujtojmë këtu se McCain vdiq më 25 gusht pas një  beteje me kancerin në tru./ CNA.al





Lajmet e fundit nga