Vaj peshku?/ Ç’ndodh realisht me trupin tonë, nëse e konsumojmë çdo ditë!
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 1/3 e vdekjev...
Njëshi para një viti, shefi i Qeverisë emëroi në postin e punëve të brendëshme ministrin aktual Fatmir Xhafa.
I njohur për natyrën e tij flegmatike, ndryshe nga sanguinët e spektakleve rilindas, neoministri i sapo emëruar u përfshi në narrativën e 40 bandave. Kjo ndoshta edhe i shtyrë nga kontestimet e forta opozitare e më gjërë.
Ndonëse predikatin narrativa rilindase e vendos si gjithmonë në të ardhmen hipotetike, opinionit nuk i shpëtoi asocimi me përrallën, që bën pjesë në silogjën e përrallave persiane “një mijë e një net, Ali Baba dhe 40 hajdutët.”
Kjo për faktin se shumica e elementëve të përrallës, së redaktuar, (e rilindur në gjuhën e tanishme,) përkon çuditshëm.
-Përkimi i parë është se njëmijë e një netë, është koha e konsumuar nga ministri Tahiri në detyrën e ngritjes së bandave ( shtator 2013- Mars 2017 duke hequr pushimet, të dielat dhe shoqërimet “turistike…” të tij me banditët) Ministri i njëmijë e një netëve, ose një mijë e një të zezave, u shkarkua siç dihet e është komunikuar zyrtarish, jo për arsye morale, politike, ligjore penale, po per arsye jashtë-qeveritare. Ndryshe kete shkarkim nuk do e i-lustronin dhe avokatonin falenderimet kryeministrore, të paprecedendëta që ndodh vetëm me politikanët e intimiduar, rrethuar ose të marrë peng nga mafia.
Përkimi i dytë; numri 40 i bandave të Xhafes, me 40 hajdutët e përrallës.
40 bandat na paskeshin ekzistuar dhe kontrolluar territorin për katër vjet. Ndoshta kjo akuzonte drejpërdrejt Qeverinë Rama 1, por këtu s’u ndal askush. Gjithësesi neoministri bashkë me qeverinë e rinovuar Rama 2 i kishin identifikuar, rajonizuar dhe do ti arrestonin brenda pak kohe, duke u sekuestruar atyre edhe megapasuritë.
Përkimi i tretë; Vëllaj i Ali Babës së përrallës Kasemi, u kap dhe mbeti në vendin e krimit brenda shpellës, sepse ky harroi formulën magjike për arsye të mahnitjes nga pasuria.
Vëllaj i Ali Xhafës edhe ky (si gjithë rilindasit me shumë emra)”u gjet” në vendin e gabuar në kohen e gabuar, ndaj mbetet në burg për të njejtat motive si vëllaj i Aliut të përrallës.
Përkimi katërt; Rilindja duke shkelur mbi Kushtetutën e vendit, emëroi Morganën e Përkohëshme të Prokurorisë.
Ali Xhafa me “Forca e ligjit” do ti zinte 40 banditët e do t’ja sillte asaj mbyllur brenda fuqive të vajit…, Morgana do ti ekzekutonte ata duke u hedhur vaj të nxehtë në vesh.
Populli u mahnit aq sa duhej, pastaj përralla në lesh, shendetja prej nesh…
Prej më shumë se 10-11 muajsh nga fjalori i kryeministrit, qeverisë dhe Ministrit të Brendshëm, është zhdukur shifra 40 banda dhe grupe kriminale. Nuk pëmendet më. Ndoshta për arsye të ndonjë kodi, apo arsyeje sekrete, punë qeverie…, por këtu tradhëtojnë raportimet zyrtare në dinamikë të Policisë së Shtetit gjatë vitit, ku rezulton se janë kapur e proceduar 7 banda.
Vetëm duke u besuar këtyre statistikave, ( 40 – 7=33) për një vit janë goditur vetëm 17% e bandave të evidentuara e rajonizuara. Ndersa me gjuhen teknike, do të thotë se Shqipëria vazhdon të mbetet nën kontrollin e 33 bandave, asocuar Qeverisë ose anasjelltas.
Dhe asgjë nuk shton apo heq opozita e Shqipërisë në ligjërimin e saj, këtij pohimi zyrtar.
E dyta: Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishin një nga kushtet determinuese që penalizuan Shqipërinë për hapjen e negociatave;
Ndersa për luften ndaj korrupsionit Qeveria mund të fshihet pas zhbërjes së Drejtësisë duke lenë vendin pa gjykata, për krimin e organizuar dhe bandat nuk gjen dot gisht as bisht ku të fshihet. Për arrestimin e bandave mjafton e tepron “forca e ligjit” vullneti i qeverisë dhe “Morgan” e Perkohëshme të Prokurorisë.
Por këta kanë kryer vetëm 17% të detyrimit të tyre kushtetues, pra vetëm 7 nga 40, kur rrogat i kanë marrë 100-150%.
Nga ana tjetër duke referuar gjithnjë vetëm shifrave e raportimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, lidhur me sekuestrimin e pasurive të bandave, rezultatet janë shumë më dëshpëruese sesa me mungesën e 33 bandave në apelin e burgut.
Kjo sepse në një vit nga 7 banda të ndaluara janë raportuar vetëm 60 milion Euro të sekuestruara, nderkohë që vetëm një bandë ajo e Maminasit rezulton me kapital 180 milion euro, që do të thotë se janë lënë në duart e banditëve brenda burgut rreth 1.2 miliard ?uro, pa llogaritur 33 bandat e tjera që qeverisin akoma ekonomine e tyre qindra miliardeshe në liri dhe pa frikën e “shtetit që duam”
Bota dhe sidomos Europa këto informacione i ka të elenkuara.
Tani në nisje të sezonit të vjeshtës së Kuvendit, që përkon njëkohësisht me pesëvjeçarin e Kryeministrit akual, si dhe me një vjetorin e Xhafës në krye të “forca e ligjit, 83% e bandave kriminale në gjendje të lirë, derguan me gjuhën e tyre, tre mesazhe publike për mbarë opinionin vendas dhe nderkombëtar. Dy mesazhe me plumba dhe një me sarkazëm kryeministrore.
Mesazhi i parë me plumba sigurisht per monopolin ekonomik. Ky në vend që tu adresohej eksponentëve të shtetit në luftë me krimin siç ndodh kudo në botë, ekzekutoi një biznesmen e njëkohësisht qytetar të pambrojtur.
Mesazhi i dytë (paralajmërues) edhe ky me plumba. Në vend të adresohej ndaj ndonjë drejtori ministri a prokurori me çeshtje të nxehta në proces, mesazhi shkon kundër botës së informacionit, fjalës investiguese dhe guximit intelektual
Mesazhi i tretë (qesëndisës ky) vjen nga Parlamenti i mbetur monist i Tiranës. Tyta kryeministrore “sajdis” me plumba sarkazme, jo 33 bandat që i kanë shpëtuar ndëshkimit ligjit, por kundër opozitës politike të vendit.
Të tria krismat ose kumtet me dhe pa plumba, ushtuan në sytë e veshët e të gjithëve, por popullin tonë trim e të shastisur nga narrativa dhe përralla, nuk e tut’ dot as me plumba, as me sarkazma.
Tjetër gjë Opozita.
Nga Zef Zefi
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 1/3 e vdekjev...
Dasma e Chiara Ferragni- t dhe Fedez- it është edhe tani që ...
Policia e Shkodrës është ende duke marrë në pyetje persona, ...
“Jam këtu që më 31 korrik, dhe asnjeri s’ka ardhur një herë ...
Analisti Fatos Lubonja është ftuar pasditen e sotme në rubri...
Kreu i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasli është ftu...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka tregu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në l...
Një 48-vjeçar ka rënë në pranga pasi i është gjetur dhe seku...
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në New2...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një i...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili gjatë nj...
Një video, pamjet e të cilës tregojnë se si një naftëmbajtës...
Një grup kriminal shqiptar që shpërndante kokainë është godi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është ftuar p...
Drejt Gjirit të Lalzit ikin si të tërbuara makinat e fuqishm...
Masakra e Selenicës tronditi mbarë opinionin publik. Kujtojm...
Pazari i Korçës është përmbytur tri herë brenda një periudhe...
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar një familje,...
Gjykata e Tiranës i heq të drejtën e kujdestarisë ish-bashkë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...