web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teatri Kombëtar/ Deputeti i video-skandalit paralajmëron konflikt civil

4 Shtator 2018, 14:36, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është ftuar pasditen e sotme në emisionin ?Top Talk? në Top Channel të Denis Dyrnjasë, ku ka folur për aksionin e opozitës në këtë sezon të ri parlamentar dhe  çështjen e Teatrit Kombëtar.

Deputeti i video-skandalit erotik ka paralajmëruar përplasje dhe konflikt civil nëse do të shkelet vija e kuqe për Teatrin.

Më tej ai ka thënë se qytetarët nuk do të lejojnë që Rama të kthehet në monark absolut.

?Nuk bëhet fjalë vetëm për shembjen e Teatrit. Ky është vetëm njëri prej debateve, por pjesa më e rëndësishme është qëndrimi i PS nëpërmjet ligjit ?Fusha?  që do të vjedhë më shumë se 200 milionë euro vetëm me kullat pas Teatrit. Nëse legjitimohet vjedhja duke qenë se ne sot jemi pa Gjykatë Kushtetuese. Një filtër që ishte Presidenti e rrëzuan. Nëse kalohen të gjitha këto, shembet Teatrit, atëherë ndodh përplasje dhe konflikti civil. Qytetarët do të marrin në dorë sovranitetin e tyre. Nuk do të lejojnë që Edi Rama të kthehet në monark absolut të vendit?, tha Salianji. /CNA.al





Lajmet e fundit nga