Reforma Territoriale/ PD kërkon shtyrjen e afatit të komisionit
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Ish-deputeti i PS, Eduart Ndocaj ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar në një nga portalet, sipas të cilit dje janë arrestuar dy të afërm të tij, që akuzohen për vjedhje gomonesh.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, ai shkruan se ?këto trillime dhe shpifje janë një pëpjekje mjerane e mediave që shërbejnë si megafonë të qeverisë për të zbehur imazhin tim publik.?
Gjithashtu Ndocaj akuzon kryeministrin Rama, se sipas tij ai qëndron pas këtij sulmi mediatik.
?Nisur nga dezinformimi me prapavijë të pastër politke që disa portale të financuara nga qeveria e krimit dhe e mafias shqiptare shpërndanë ditën e djeshme një “lajm” në lidhje me arrestimin e dy të “afërmr” të mi, të cilët vidhnin gomone në Korfuz dhe gjoja i fshihnin në shtëpinë time, bëj me dije opinionin publik, se këto trillime dhe shpifje janë një pëpjekje mjerane e mediave që shërbejnë si megafonë të qeverisë për të zbehur imazhin tim publik.?-shkruan Ndocaj.
Ndër të tjera, ish-deputeti paralajmëron se do të kallëzojë penalisht gazetarin që ka shkruar lajmin në fjalë.
Ndërsa më tej ai shkruan se ?unë do të ndërmarr hapat e duhura procedurialë, duke iu drejtuar organeve të drejtësisë me shpresën e palëkundur se do të marrin përgjigjen sipas hakës.
Avokati im po përgatit procedurën duke kallëzuar penalisht për shpifje dhe fyerje gazetarin dhe median e burimit të dezinformacionit të shpërndarë rreth meje mbi këtë ngjarje.?
Postimi i plotë Ndocajt:
Nisur nga dezinformimi me prapavijë të pastër politke që disa portale të financuara nga qeveria e krimit dhe e mafias shqiptare shpërndanë ditën e djeshme një “lajm” në lidhje me arrestimin e dy të “afërmr” të mi, të cilët vidhnin gomone në Korfuz dhe gjoja i fshihnin në shtëpinë time, bëj me dije opinionin publik, se këto trillime dhe shpifje janë një pëpjekje mjerane e mediave që shërbejnë si megafonë të qeverisë për të zbehur imazhin tim publik.
Ky sulm mediatik, i koordinuar dhe i paramenduar, erdhi menjëherë pas bërjes publike nga ana ime të qëndrimit tim ndaj kryeministrit të vendit, duke e shpallur “non grata” në rast të zgjedhjes sime si kryebashkiak i Lezhës.
Në respekt të së vërtetës, si dhe në vlerësim të koherencës së veprimtarisë sime publike, sqaroj për opinonin se asnjë nga faktet e pretenduara nga portalet, të cilat me një ligësi të pashoqe sponsorizohen nga krimi i lidhur me politikën e qeverisë për të hedhur baltë mbi mua, nuk qëndrojnë dhe trajtohen në mënyrë të turpshme dhe joprofesionale. Shtëpia e pretenduar si e imja, menaxhohet që në vitin 2007 nga kunati im, dhe është në proces legalizimi, duke u zvarritur nga burokracitë e panumërta të qeveritarëve, të cilët zhvatin dhe vjedhin përditë pronat e qyetarëve të ndershëm. Me një gjuhë të pështirtë, plot pasaktësi dhe të mirëmenduar në qëllimin e tij dashakeq, gazetari në fjalë si një mercenar që paguhet me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar, ka lëshuar ndaj meje akuza të pabaza, për të cilat përgjigjen e tyre do e mësojë nga organet e drejtësisë. Të konsiderosh trafikant një 15 vjecar, kjo tregon amatorizmin e lajmit të përcjellë, por dhe pasionin e madh të gazetarit para eprorëve të tij për të baltosur me sa të jetë e mundur imazhin dhe reputacionin tim publik. Të hamendësosh mbi burimin e pasurisë sime, ndërkohë që unë, prej rreth 20 vitesh ushtroj biznesin tim në vendin fqinj të Italisë , biznes i njohur dhe i deklaruar sipas legjislacionit të vendit përkatës, është insinuatë tendencioze dhe dashakeqe në funksion të “porosisë” së dhënë nga mafia e pushtetit me qëllim barazvlerësimin e kredibilitetit tim me padronët e këtyre mediave që pasurohen me para të pista. Cdo qytetar i ndershëm, befasohet me këto procka mediatike që vijnë të porosituara, pasi njohin punën time, ndershmërinë dhe burimin e të ardhurave të mia, ndryshe nga politikanët dhe qeveritarët e këtij vendi, pronarët e mediave apo dhe sejmenët e tyre, të cilët pasurohen përmes mënyrave okulte dhe metodave korruptive të lidhura me pushtetin dhe me krimin e organizuar. Për të gjitha këto të trajtuara në mënyrë dalldisëse dhe me një synim të lig ndaj meje nga mediat që i “mbajnë ison” qeverisë, unë do të ndërmarr hapat e duhura procedurialë, duke iu drejtuar organeve të drejtësisë me shpresën e palëkundur se do të marrin përgjigjen sipas hakës.
Avokati im po përgatit procedurën duke kallëzuar penalisht për shpifje dhe fyerje gazetarin dhe median e burimit të dezinformacionit të shpërndarë rreth meje mbi këtë ngjarje. Ftoj mbështetësit dhe bashkëqyetarët e mi lezhianë, të vazhdojën të kenë besim tek vullneti im për të ecur përpara dhe i garantoj se asgjë nuk e lëkund projektin tim për të ndërtuar vlerat e një bashkësie solide dhe të qëndrueshme, të mëbshtetuara në princimet e lirisë, demokracisë dhe të prosperitetit.
Revista Forbes ka publikuar listën e 10 njerëzve më të pasur...
Me datë 1.8.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendos...
Gjykata Penale e Tiranës ka regjistruar padinë e kryetarit t...
Policia Federale Gjermane i dhuron 10 automjete me vlerë 127...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha nisi nga Shkodra mobilizmin...
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të D...
Nga data 17 shtator çdo drejtues makine që do të kalojë në R...
Deputetja demokrate, njëkohësisht nënkryetare e Komisionit t...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në rrje...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhet e dy...
Gazetari Agim Xhafka i ka drejtuar sot një thirrje kryeminis...
Na ndodh shpesh të flemë me flokët e lagura, sapo kemi bërë ...
Edhe ju jeni e sigurt tek grupi i njerezve qe e perdorni ant...
Seriali “Nënë” i transmetuar gjatë sezonit të kaluar në ekra...
Një tjetër deklaratë e imamit Elvis Naçi ka shkaktuar debate...
Ndoshta është fuqia e ngjyrës së theksuar bojëqielli, që thu...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndo...
Kolegji i Posacëm i Apelimit ka bërë publik emrat e trupës g...
Na besoni kur ju themi se nuk është e vështirë të keni flokë...
Numri i veprave penale të kryer nga shtetasit shqiptar në 20...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...